Atentati ndaj Lulzim Kullës, shoqërohen 4 të dyshuar

February 8, 2018 08:53

Atentati ndaj Lulzim Kullës, shoqërohen 4 të dyshuar

Katër persona janë shoqëruar në policinë e Elbasanit, si të dyshuar për atentatin ndaj “të fortit” të Shkodrës, Lulzim Kulla.

Shpërthimi i fuqishëm me moto-bombë tronditi qytetin verior paraditen e 13 janarit, ndërsa autorët përdorën 400 gr tritol, me shënjestër Lulzim Kullën, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur 8 persona, së bashku me shënjestrën e atentatit.

Katër të arrestuarit në Elbasan të akuzuar si bashkëpunëtor në atentat kishin çuar në Shkodër 900 gr tritol, por kanë përdorur vetëm 400 gr. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe makinën, që ka çuar lëndën eksplozive në Shkodër.

o.j/dita

February 8, 2018 08:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*