Përgjigja ime për Fidel Yllin, Tritan Shehun, Bashkim Koplikun…

Izet Haxhia March 30, 2016 13:49

Përgjigja ime për Fidel Yllin, Tritan Shehun, Bashkim Koplikun…

 

Ka disa ditë që pas shkrimit tim në lidhje me ‘incidentin’ e majit 92 me avionin e kryeministrit të kohës Meksi, janë shfaqur në media një tufë e përzier ‘ish-ash’ ,si të komanduar nga një qendër informimi për të hedhur poshtë atë që kam thënë. Vetëm ‘marshalli’ si gjithmonë nuk është ndier ,por si duket i ruan energjitë për nesër në parlamentin më të pastër e ‘intelektual’ që ka patur vendi ynë që nga 1921. Të tërheq vëmendjen se asnjëri prej tyre nuk përputhet me ato që thotë tjetri, përjashtuar vetëm në një pikë ,në atë që sistemin e ndriçimit e kishin dëmtuar lopët .

Po mirë ore, derdimenë të thoshit që e ka dëmtuar ndonjë elefant në ato shpërthimet e tij agresive do t’u besoja më tepër edhe mesa di unë, nuk ka pasur ndonjëherë elefant në Shqipëri ,por do thoshit të paktën që e mbanin fshehur në shtëpitë e tyre fshatarët ashtu siç mbanin dikur lopët në dhomat e gjumit për të mos i tufëzuar..sepse asnjë lope apo dem sado i harbuar të jetë, nuk mund të këpusë kabullin e ndriçimit të një piste aeroporti…Njeri thotë që ishin thyer llampat, tjetri thotë që ishte pista e dëmtuar, tjetri thoshte që kishte gjashtë muaj pa drita ,tjetri thotë që e dinim që nuk kishte drita dhe u nisëm natën se u mërzitëm me Romën pa drita e ujë dhe deshëm të kthehemi në Tiranën plot drita e shkëlqim. .Por asnjeri nuk thotë që aty pati një kabllo të prerë,gjë që mund ta bëjë vetëm dora tinzare e njeriut. .

 Duke parë reagimin e këtyre tipave po ju them nja dy fjalë për secilin. Të bën përshtypje se të gjithë këta persona kanë një cilësi të përbashkët: Janë të gjithë hajduta e të korruptuar, për atë kronikanin e tvsh nuk mund të them diçka të tillë ,vetëm di që ka qenë servili numër një i Zonjës së madhe të mediave Aida Shehut ..

Fillojmë me Gajon, këtë burokrat të lartë të çdo qeverisje .Desha vetëm ta pyes: Ku i çove dhe me kë i ndave 3 milionë euro që u përkisnin OJQ-ve? Me çfarë rruge e ke bërë atë pasuri goxha të madhe që zotëron..Mos më thuaj që e ke bërë me rrogën e dietat që ke marrë, se është njësoj sikur ajo që thua ,që lopët e kane prishur ndriçimin e pistës. Vazhdojmë me ‘yllin’ që shndrit në politikën shqiptare. Ky deputet që nisi karrierën e tij nga sampist i 326 pastaj në sajë të ‘dhuratës’ që i bëri Vladimir Ibros (e di vetë ti Fidel çfarë dhurate i ke bërë ) na kaloi në gardë e pastaj në Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve.

Dua të shtoj se Fideli kishte kuptuar që në vitin 90 pa u hapur akoma ekonomia e tregut, rëndësinë e kapitalizmit që po dukej në horizontin shqiptar ,dhe filloi të merrej me kontrabandën e dollarëve, biles gjatë kryerjes së kësaj kontrabante në Durrës ,ka plagosur me pistoletën e punës (nga ato që mbanin sampistat e kohës poshtë mëngës së xhaketës )një person në Durrës se donin ta mashtronin atë dhe shokun e tij. Pastaj në qeverinë e stabilitetit kaloi në ruajtje të Gramoz Pashkos , po nuk arriti të bënte para se Gramozi ishte i uritur për vete dhe nuk të linte gjë,por gjatë kësaj kohe ka një ‘meritë, se masakroi një përdhunues të njohur në Tiranë,Vaskë Konomin për shkak të kunatës së Mozit , Rajmonda Bulkut. Me krijimin e qeverisë, u katapultua tek kryeministri i ri Meksi, që duke shfrytëzuar butësinë e tij dhe duke përdorur emrin e Meksit filloi të bënte para duke na hapur edhe një kafe që u bë pika e takimit të gazetarëve të ardhshëm borgjezë.

Ky Fideli që sot është bërë pasunik i madh kur shkoi me Meksin në vizitën e parë të tij në Amerikë më 22 shtator të 92-it e jo atëherë në maj që thotë në përgënjeshtrimin e tij ndaj meje. Nuk kishte kostum të vishte dhe i kam dhënë borxh kostumin tim. Unë sot nuk kam as edhe një kostum, as atë që ta pata dhënë ty o Fidel se i doli boja e u gris,ndërsa ti ‘koka’ më e madhe që ka nxjerrë Instituti i Fiskulturës bashkë me kokën tjetër, Agron Kuliçin, apo më mirë kërriçin, jeni bërë super të pasur.  Ku i gjetët lekët o Fidel?Apo ngaqë ti u bëre krahu i djathtë i Edushkës dhe ky kërreçi Lal krosi i marshallit . Për këtë përgjigjuni popullit.

Të kalojmë tek z.Kopliku. Ky për ngjarjen nuk flet fare se nuk ka qenë aty. Po si ka mundësi z. Kopliku që ti si ministër i Brendshëm nuk kishe dalë të prisje shefin tënd të qeverisë? Apo ishe i zënë me marshallin? Apo nuk doje ta shihje të digjej live shefin tënd që e doje aq shumë sa mezi po prisje sa ti zije vendin..Ndoshta ty nuk të ka ngritur në politikë njohja e vjehrrit tënd me Berishën ,por që për t’u njohur njiheshin se gjithmonë të thoshte kur ndaheshit që mi bëj shumë të fala. Por t’i nuk mund ta mohosh se ty të futi në politikë Ferit Hoti që e kishe djalë halle dhe që ishte njeriu më i rëndësishëm i marshallit në thurjen e rrjetit të lidhjeve dhe kuadrove të ardhshëm të PD-së nën drejtimin e udbashit famëkeq Bujar Hoxha i cili luante e mbante lidhjet agjenturore të Berishës me patronët e tij serbë.

Thua që ke qene i persekutuar. Mos na bëj të qeshim sepse nëna juaj ka qenë shoqe e ngushtë me Nexhmije Hoxhën dhe kushërirë e Enverit…Sa për propozimin për kandidaturë për kryeminstër në mbledhjen e këshillit kombëtar, miku juaj e ka bërë dhe Ylli Vejsiu ka qenë ai që përcillte lojën e marshallit me kandidaturat alternative tek anëtarët e këshillit.  Ti e deklarove hapur votën tënde për Meksin kur e pe që nuk kishe asnjë shans për të fituar ndaj tij. Si ministër i Brendshëm je ti që mbushe ministrinë me të burgosur ordinerë që regjimi për të mos i pasur nëpër këmbë me tre dëshmitarë të rremë, para se të mbaronin burgun ordiner,i dënonte për agjitacion e propagandë, dhe i kalonte në kampin e të burgosurve të vërtetë politikë edhe për t’i spiunuar edhe për të prishur imazhin e tyre si kundërshtar të regjimit,në sytë e popullit…

Ti si ministër krijove bandën e parë kriminale të lidhur me policinë. U largove nga posti jo për parime, por ngaqë u lodhe duke pritur që marshalli të plotësonte dëshirën e zjarrtë për t’i zënë vendin e premtuar prej tij,dhe klanit ku bënit pjesë. Vendin Meksit..Si nuk foli asnjëri prej jush se ku ndodhej ato orë të uljes së avionit marshalli?

Pse mor Tritan nuk tregon që edhe përse u mundova me insistim të lidhesha me marshallin, nuk munda ta gjej për qamet, pavarësisht se marshalli në atë orë kurre nuk largohej nga zyra. ..apo do ta mohoni edhe këtë? Me siguri do dal Mehmet Elezi e do thotë që atë natë marshalli nuk ka qenë në shtëpinë time. Cili pilot në botë do pranonte të ulej në një pistë të pandricuar apo të ndriçuar me dritat e zisave të ushtrisë, a thua se ky avion nuk mbante në bord kryeministrin e një shteti ,por po bënte zbarkimin e diversanteve apo parashutistëve në kohë lufte. Po kabllin e ndriçimit kush e preu? ?? Lopa me siguri se e ngatërroi me barin.

Izet Haxhia March 30, 2016 13:49
Komento

43 Komente

  1. Arturi March 30, 14:23

    Te lumte Izet, thyeja hundet qenerve! 😉

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati March 30, 17:52

      Hahahahaha Izeti po behey Kastriot Myftaraj nuner 2

      Ne fakt Izeti do bente mire te shkruante nje liber per te gjitha keto se jane gjera interesante dhe te gjithe do ja blinin Librin dhe do behej i pasur

      Libri do ishte tamam si Roman policor por duke pasur keta personazhe real do behej shum liber i ketkuar ne treg dhe po te perkethehej ne Anglisht mund edhe tja benin film amerikanet

      Izet gjej ndonje avokat aty ne Turqi dhe pyete si tr bej nje liber per keto personazhe qendrore te politikes shqiptare , dhe ara te orjentojn tek ndonje shkrues te romaneve sutobiografike , sic ka ketu ne USA

      Reply to this comment
  2. Azio March 30, 14:33

    Je shume I madh,I sakte,dhe teper realist.
    Por prokuroret tane jane sahanlepires dhe nuk bejne asnje perpjekje per investikimet e atyre ngjarjeve,qe ti here pas here I ke trajtuar ne shtypin tone.
    Por nuk ka problem,se ditet e ketyre monstrave dhe kryemonstres Sali Berisha,po marrin fund.
    E drejta nuk mund te mbytet.Ajo patjeter do te dale ne drite te diellit.E kjo dite vertete do te jete dita me e bukur e te gjithe shqiptareve,te cilet perfundimisht do te shpetojne nga helmi I ketyre gjarperinjve te rrezikshem.
    Te lumte dore Izet Haxhia.

    Reply to this comment
  3. Shahisti March 30, 14:37

    O Izet, nga pozicioni jot i meparshem, sot ti mund te tregosh shume histori, ose prralla, te verteta ose genjeshtra. Vetem pse ti tregon nje histori, kjo nuk dmth se eshte e vertete. Kete punen e aeroportit, ne kohen qe ndodhi e dinte edhe lopa, doli neper gazeta e televizione dhe askujt nuk i shkoi mendja te thoshte qe Meksi i shpetoi atentatit, madje as shtypit socialist. Shko hapi gazetat e kohes e te shikosh qe fjala komplot a atentat nuk permendet gjekundi. Nuk po te them perse nuk fole ne ate kohe, sepse eshte e kuptueshme, po po aq buracakeri eshte te shpifesh sot sic te do bytha. Nejse burreria jote ka perfunduar ne hale me kohe.

    Reply to this comment
    • Shah-isi March 30, 19:54

      O shahist,,, ik shko luaj shah ke lulishtja se mo vone do vij dhe saliu,,,,,,

      Reply to this comment
      • Shahisti March 30, 23:00

        A ke ndonje pergjigje per komentin apo jo, perndryshe leri pordhet e ik e futi noi te lame andej ka liqeni artificial.

        Reply to this comment
    • Kariz Matik March 31, 16:16

      Heshtja e deritanishme e organeve te drejtesise, per te hedhur sadopak drite mbi vertetesine e pohimeve te besueshme te Izetit (20 komente pro, perkundrejt 3 kundra eshte nje indicie mjaft e qarte e dominances se besueshmerise, apo jo ?), jane po aq qesharake dhe te papranueshme per nje publik te ndergjegjsuar e neutral, sa dhe perpjekjet e deshtuara te amatoreve te shahut apo skypion-save te fshehur kesaj here nen qeleshen e santa-claus-it, per t’i bere sa me skeptike pohimet e tij.

      Per Izetin kisha vetem nje “kritike”. Ne shkrimin e atyre mufkave me bageti, si replike prej teje prisja vetem nje “predhe”, kurse ti dje ja paske plasur me bresheri. Eh trim i xha Jahos!

      Reply to this comment
      • Shahisti March 31, 19:15

        Miku im Kar Izmatik, niveli i larte i komentit tend mund te krahasohet vetem me vertetesine e pohimeve te Izetit. Nqs per kriter te dominances se besueshmerise merren komentet ketu tek DITA atehere ti ke po aq te drejte sa edhe kalamajte qe kujtojne se dhuratat e vitit te ri ua hedh Plaku nga Oxhaku. Me xha Jahon nuk po merrem se edhe ai i ziu ishte koqe si gjithe ish PiPistat.

        Reply to this comment
        • Kariz Matik April 1, 23:19

          O spiun birucash! Niveli mjaft i dobet dhe tendenca per t’u kacafytur me te gjithe me ben te mendoj, se kur ke dashur te replikosh do kesh qene i kapur “SHAH-MAT” ke lulishtja e beqirave…

          Reply to this comment
          • Shahisti April 2, 00:13

            Miku im Kar Izmatik, une nuk denjoj te kacafytem me nje debil si puna jote, vetem sa ve ne dukje traplleqet qe thua.

  4. Claus March 30, 14:42

    Kam pershtypjen se cilido nga lexuesit,te pakten atyre me njefare niveli shkollimi dhe edukimi,kur lexon “deshmite rrenqethese” te nje banditi gjysemanalfabet,analfabet funksional,e te tjera cilesimesh te tjera te ngjashme, mendon se si ka mundesi qe nje alabak te shkruaje keshtu … me njefare “stili”!
    Ka shume te ngjare qe ky te jete ndonje specimen i ri malokesh,perndryshe nuk ka si shpjegohet ky fenomen letrar!
    Me vjen keq per katandisjen e yshtesve te kriminelit,qe ne pamundesi per te sulmuar ne rruge tjeter Saliun,e qe sipas meje ka shume per t’u sulmuar,kane zgjedhur “deshmine” e kriminelit.
    Kesaj i thone te perkedhelesh injorancen e turmes.
    Sepse dihet qe turma te tilla “deshmish” kerkon qe te justifikoje urrejtjen dhe frustrimin e saj.E kur themi turme e kemi per ate turmen e mavijosur,qe vete zoti Rama,ne cilesine e bariut,i konsideron dele.
    Eshte per te qeshur nga ana tjeter,kur antiberishiste te njohur perdorin ne shkrimet e tyre “deshmite rrenqethese” te kriminelit,te atij kriminlei qe thote se i ka rrahur dhe poshteruar publikisht.
    E hane turperimin me buke dhe thone : krimineli ka te drejte!Krimineli qe na ka rrahur si qener ne shesh,ka te drejte!
    Hajde c’vete me keta qenie te zvetenuara!

    Reply to this comment
  5. Azio March 30, 14:48

    E kam bere komentin tim.Perse nuk e nxirni?

    Reply to this comment
  6. Claus March 30, 14:57

    Te verteta qe askush nuk mund ti mohoje.
    Tmerresisht te sakta.
    Te pershendes

    Reply to this comment
  7. Ivani i madh March 30, 15:06

    Te uroje shendet Zoti Izetin Hoxha edhe pse larg njerzeve te tu te dashur po me keto argumentin dhe besoj se jane plotesisht te verteta se ju keni qene syri dhe veshin i marshallit intrigant e te pa bese krimineli Berisha. Po me sa duket krimi e korupsioni eshte nderthurur aq keq midis te majte te tipit F. YLLI e te djathteve te quajtur te klanit te marshallit te Salehqen Berishes sa eshte veshtire ti gjendet nje filli. Po ama po filloi te fuksionoje drejtesia reale do te shohim se sa mire do fuksionoje regulli domino ne kete thurje mafioze.

    Reply to this comment
  8. l ri March 30, 15:18

    Nderime Izet ,një zë i vetëm je sot që denoncon këto plehërat e demokracisë,duke shpresuar se do të ketë edhe të tjerë që do ta hapin sqepin.Banda e mafies që na ka “udhëhequr “kaq vjet duhet të çohet në bankën e akuzave.Po I shërben shumë mirë këtij populli të shohë të vërtetën në sy.Falenderime,,,,!

    Reply to this comment
  9. LORA March 30, 15:23

    Ekselente kjo deshmi dhe replike e hazerte e Izetit ,ndaj deformuesve te se vertetes.
    Ka ardhur ora e te vertetave per shqiptaret,,,qofte edhe per me horrat dhe morrat qe mban kjo toka jone.
    Izet djali,mendoj se “marshalli” eshte ndier ne komentet e lajmit qe ben ti;nen petkun e “Shahistit” dhe “Clausit”.
    Faleminderit qe je pozicionuar ne anen e duhur, ne ndihme te interesave afatgjata te Shqiperise dhe shqiptareve.

    Reply to this comment
    • Lomi March 30, 16:44

      Si idioti idajet beiri ke fol – bravo vemje sigurimi!

      Reply to this comment
    • Shahisti March 30, 17:29

      LORA, Izet Haxhia nuk jep prova per ato qe thote. Une e kuptoj qe ty te pelqejne shume ato qe thote ai, por prrallat e Izetit nuk behen te verteta, as fakte per arsye se te pelqejne ty. Une jam Shahisti dhe nuk perfaqesoj askend tjeter, as nuk vesh ndonje petk. Dora juaj jeni mesuar te shpifni e villni sa te mundni dhe kujtoni se sharjet tuaja jane argument. E pra po te them, megjithse ti e dora jote e dini mire, ajo kohe vdiq.

      Reply to this comment
      • shqipe March 30, 18:40

        I nderuar Shahisti,(Une jam shahist prej verteti,kam kat. e pare),Dy gjera duhen sqaruar. ju,ose s’kini qene ne kohen e shkaterrimit,(me falni), Ne kohen e tranzitcjonit),ketu,ose keni qene ketu dhe ne sherbim te Sales, medemek po kaq afer sa dhe Izeti dhe na cfaqesh sot me pseudonim “Shahisti”,Ndryshe,perse jeni kaq i sigurt qe izeti,roja pas bythes se Salesj, folka perralla?!… Izeti, zotri,nemos 100%,50% ka te drejte dhe mijra e mijra njerz,(Me perjashtimin tend), e perkrahin ate edhe pse ai eshte i fajshem… Une, ne vecanti e besoj Izetin se kam vuajtur shume nga shiku i Saliut,qe do e kish zili dhe sigurimi i shtetit dje!…. Ne zgjedhjet ’96.tes polici “I pavarur”,i zinte me shkelma komisioneret e majte brenda ne qender te votimit… Mua me rrahen familjarisht,pse ne ’96, per te zezen time,(Nuk jam pishman), botova librin, “populli dhe Politika”,totalisht kunder te Saliut. Me iden,qe nje i majte, s’ka moral te udhheq te djathten,pa le me te behet i pari i saj!(!)…. Edhe dicka, te jap te drejt sot.Kjo pune e avjonit me duket iperbole. A thua vertete per t’i zene vendin Meksit,duhej te sakrifikohej nje avjon,ekujpazhi,pasagjeret? A thua,s’paskej menyre tjeter per mjeshtrat vrastar?!… Mendoj, Izeti tashme eshte i lodhur. Do bente mire te dorezohej ne gjykat. jam i sigurt se se nuk do guxojne t’i prekin as fijen e flokut. Ne te kunder, do barroset me me shume faj neser… Se fundi zotni shahisti,Komentusin LORA,mos e zur ne goje,se eshte nder me te vertetet ne ket’ forum ,ku per fat te keq merr pjese dhe ti,Love,nastradinet e te tjere e te tjere e te tjere,si ti….

        Reply to this comment
        • Shahisti March 30, 22:58

          Shqipe, cudi si nuk qenke pergjigjur me fjalet e gjyshes sot. Po ta perseris, une asnjehere nuk kam qene ne sherbim te Saliut, madje e kam shprehur edhe here tjeter qe Saliu ishte vazhdimi i Enverit ne kushtet e reja, kur ishte e qarte qe duheshin bere disa ndryshime/ Pra, hapi veshet mire, ti dhe te tjeret, une as kam qene as jam me Saliun, por bajgat si Izet Haxhia nuk mund t’i konsideroj si heronj vetem e vetem se lepijne ate qe peshtyne para ca vitesh dhe tani qe daullja ka ndryshuar ritmin, ndryshojne edhe ata vallen. Vec kesaj tregime neper gazeta mund te shkruaj cilido. Izeti, po i ka mbetur pak burreri le te deshmoje ne prokurori e me pas ne gjykate per ato qe di, keshtu ato shnderrohen ne prova per drejtesine dhe mund t’i bejne dem Saliut. Po ti edhe LORA, po desh, degjoni kete. Saliu u vu ne krye te vendit per te shpetuar nomenklaturen e vjeter nga zemerimi popullor dhe i futi neper burgje nga pak ashtu si per te qeshur sa per ca kafe, kur ata duhet te jepnin llogari per shume me teper se aq. Tani Edvini, si pasardhes i denje i bllokut, po ia shperblen Saliut dhe te tjereve si puna e Saliut, duke mos i cuar para gjyqeve. Po t’u duk qe ka ndonje gabim ne ato qe thashe, pergjigju, perndryshe do ta quaj qe i fshihesh te vertetes dhe edhe ti je pjese e theatrove me Sali e me Izet. (Shahist eshte thjesht nje nick – por po te them qe une sahun e luaj si amator, por nuk me duket se kjo ka lidhje me permbajtjen e komenteve, mund ta kisha nickun edhe pianisti, violinisti, tenori, politikani, leshi, ose preshi).

          Reply to this comment
  10. Moisi Golemi March 30, 15:42

    Izeti ka te drejte. Si e prishkan lopet kabllin? Pastaj, ai eshte kabell nentokesor, sepse ushqen dritat e futura ne toke te aeroportit. Duhet te jesh gomar, te besosh se e prishen lopet.

    Reply to this comment
  11. demo March 30, 15:47

    Duke ditur cfare banditesh “te persekutuar” i verviti ketij populli Bashkim Kopliku,cfare kulakesh pa dinjitet,qe shisnin aksionet e policise tek kriminelet,qe futen virusin e tmerrshem te korrupsionit ne radhet e organeve te drejtesise dhe policise,them :Pohimet e Izet Haxhise,jane ca te verteta te hidhura,qe kompromentojne jo vetem Berishen,por edhe ishet e tij.Ashtu si krimet e diktatures kompromentojne nje tufe kriminelesh,qe me vone u bene viktima te asaj diktature.Bravo Izet,sot jami i bindur,qe ne ate stan ishin mbledhur gjithe funderrinat e diktatures!

    Reply to this comment
  12. Preza March 30, 16:16

    I kam ndjekur prononcimet e kohepaskoheshme te Izet Haxhise, dhe asnjehere nuk kam komentuar ne to. Ndoshta nuk do ta kisha bere as kete here, nese nuk do te isha nxitur nga disa komentues te tjere, te cilet me urrejtjen qe vetiu vjen nga lidhja e Izetit me Sali Ramen, e anatemojne ate ne disa pika te parendesishme per nje debat dhe analize te denje..
    Ato te cilat thote Izeti kohe pas kohe, te dokumentuara apo jo, le te themi me prova materiale ose jo, perseri jane ngjarje te verteta, te ndodhura, te vertetuara, me persona reale e te vertete, dhe qe shumica e tyre rron edhe sot e kesaj dite, disa prej te cileve te nginjur nga parate e fituara me gjakun dhe djersen e shqipetareve te tjere, marre atyre me te gjitha format dhe mjetet.
    Une personalisht e besoj Izetin. Ai po i ben radiografine nje pushteti okult, pikerisht ate qe eshte pas okultes ai po e ben transparente.
    Kam lexuar plot komente ne te cilat komentues te nxituar, emocionale, dhe sidomos nje pjese e tyre edhe me urrejtje jane perpjekur ta fyejne Izetin, dhe ne nje menyre apo tjeter, jane munduar qe ta bejne te heshti.. Por Izeti qe eshte nga deshmitaret me te rendesishem te periudhes se pas ndryshimit te sistemit, ka qendruar fort ka hedhur pas kurrizit fyerjet dhe ka vazhduar te zbardhe te verteta te rendesishme jo vetem per shtypin por per vete historine e Shqiperise te periudhes qe ai trajton..
    Ai ju flet personazheve te gjalle, nje pjese edhe ne detyre sot, apo bizmesmene te “fuqishem”, apo pjese te grupimeve kriminale me sfond politik, hapur, balle perballe..Dhe kjo mbi te gjith eshte qytetari.. Eshte nje kthese jo vetem per Izetin por edhe per shume intelektuale te tjere, aktiviste te tjere, qe besuan tek Sali Rama se ne Shqiperi do te kishte demokraci dhe shtet ligjor, dhe se Sali Rama do te ishte promotori i ketyre ndryshimeve demokratike…
    Dikush e akuzon Izetin se per shkak te denimit, qejfmbetjes apo ekzilit, po hakmerret ndaj atij grupi pushtuesish te Shqiperise, pjese e te cilit ishte edhe ai vete. Por mendoj se ai e ka kaluar kete faze dhe me qetesi e logjike te ftohte po hedh ne tavoline fakte dhe deshmi te rendesishme dhe po e tregon drejtimin dhe sjelljen ne pushtet te Sali Rames, te xhveshur, ashtu si ka qene ne te vertete..
    Ndoshta nje pjese e tregimeve, mua nuk me bejne pershtypje sepse edhe pa qene pjese e intrigave, apo pa i ditur detajet qe jep Izeti, e kam lexuar Sali Ramen qe kur u shfaq me ate dyfytyresine e tij te neveritshme dhe ju imponua turmave te varfera e te vrara ne shpirt, dhe luajti me hallin e tyre duke ju vrengellitur mbi koka spektrin djallezor te pushtetit te mbushur me helm dhe krim… Por ato qe thote Izeti jane edhe per ata te cilet e besuan dhe e ndoqen Sali Ramen, dhe qe ndoshta ndonje histerik e i çekuilibruar vazhdon ta ndjek edhe ne keto dite te fundit te paranojes se tij.
    Pikerisht per kete sherbim te madh qe po ben, si dhe per interesin e gjere qe shkrimet dhe prononcimet e tij kane, Izeti duhet kuptuar, duhet suportuar dhe marre ashtu siç eshte, duke zgjedhur te degjojme kete Izetin e tanishem, me te pjekur, me te llogjikshem e me kurajoz, se ate te meparshim qe shumkujt mund ti kete mbetur ne mendje nga ajo periudhe pa lavdi kur qendronte prane ” marshallit te helmit dhe te krimit “

    Reply to this comment
  13. Shaljanja March 30, 16:47

    Pavaresishht sa malok e injorant eshte Izeti ai pergjithesisht ka te drejte per ato, qe shkruan. Faktikisht per incidentin eshte hapur ceshtje penale. Hetues ne mos gabohem ka qene Xhevat Hana nga Librazhdi, se ne ate kohe nuk ishte shkrire ende hetuesia. Ne dosjen hetimore te “aksidentit”, qe u mbyll me urdher nga lart, ka te dhena interesante. Kryeprokurori i atehershem Maksim Haxhia i beri nje fotokopje per perdorim personal dosjes se “aksidentit”. Nese nuk e kane zhdukur dosjen ne vite, ia vlen te lexohet ne te nje deshmi e Eftim Adhramit, qe punonte specialist ne Aeroportin e Rinasit. Nuk di nese Eftimi eshte gjalle, po do i sugjeroja Dita-s ta merrte ne interviste, nese rron ende dhe nese eshte ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  14. simi March 30, 16:50

    Izet, i ke te gjitha te sakta pervec njeres.
    Ti thua se nuk ka elefante ne Shqiperi, po pa pyet Salen qe e thote vete se lexon shume.
    Pirua i Epirit i perdori elefantet edhe ne lufte kunder romakeve dhe nuk eshte cudi qe armiqte e Sale Vicisdolit i kane e riprodhuar ne fshehtesi elefantet per te keputur kabllot e Rinasit per te rezuar aeroplanin e Sales, jo ate te Meksit.

    Reply to this comment
  15. sorge March 30, 16:58

    E vertet e pamohueshme.

    Reply to this comment
  16. Shqip March 30, 17:02

    Respekt e mirenjohje Izet Haxhia. Je burre dhe jo kermill.
    Je pro shqiptareve dhe se vertetes lakuriqe. Ate lakuriqsi qe nuk po i qasen as qefllinjte e droguar….
    E verteta vonon por nuk harron.
    Faleminderit Izet.

    Reply to this comment
  17. Loni March 30, 17:23

    Bravo Izet, je patriot!

    Reply to this comment
  18. Mark uk March 30, 17:23

    Nuk habitem se cfar brrockullit ky karaduza Izet Haxhia,po habitem me ata qe merren me nje,nuk di cfar epitetit me i vene.

    Reply to this comment
  19. Albuquerque March 30, 17:31

    Sali Berisha e di mire se marredheniet e tij me Izetin jane ne ate faze qe latini e pershkruante me shprehjen “Mors tua – vita mea” (Vdekja jote eshte jeta ime”). Prandaj Sali Berisha do te jepte cdo gje, jo vetem para por madje (ky Sali qe njohin shqiptaret) edhe cdo pjestar te familjes se tij per ta eliminuar Izetin.
    Izet ruaju, nga kobra qe ke ruajtur.

    Si shqiptar qe me dhimbset ky vend, qe besoj ne pendesen njerezore, une besoj ne ndershmerine e Izetit dhe ne vertetesine e deklaratave te tij, qe jane te nje rendesije jo te zakonshme per zgjidhjen e problemeve te korruosionit dhe te ngercit politik te Atdheut.
    Shpreh keqardhje per mungesen e kompasionit, per gulcimet vulgare dhe qendrimin malinj ndaj Izetit nga ndonje komentues.
    Ti Izet duhet te mbash mend vetem nje gje qe eshte e sigurte: Dobia qe je duke i sjelle ketij vendi i tejkalon shumefish demet qe mund te kete sjelle sjellja jote ne moshen e rinise (qe eshte per te gjith moshe gabimesh). Shoqeria duhet te na jape dhe na jep te gjitheve rast te lajme fajet dhe gabimet me pune te dobishme per Atdheun. Shqiptarwt e vertete jane zemergjereKi besim ne zemergjeresine shqiptare.
    Ne shqiptaret te jemi mirenjohes per kete kontirbut qe po jep per venien ne jete te drejtesise e luften kunder korrupsionit ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  20. gjini March 30, 19:13

    Sa te verteta jane deklaratat e Izet Haxhise mjafton te shohim ato qe ai i permend me emen ,por jo vetem kte here por edhe heret e tjera.Te gjithe kane hy ne politike pa pase asnji lek ne xhep dhe sot jane nder ma te pasunit ne Shqipni, pa u pase thane kush “puna e mbare”!.Ky a nuk asht nji prej argumenteve qe prokuroria shqiptare duhet te filloje hetimet per keto politikane?

    Reply to this comment
  21. padrino March 30, 20:09

    Respekt, Izet Haxhia , per Ju dhe per burerine qe tregon, duke ja u nxjere te palarat ne shesh, sali udbashit, dhe bandes, sé tije PDsé.

    Reply to this comment
  22. XXXXX March 30, 21:02

    IZET DJALI,, VAZHDO ME DEKLARATAT E TUA PER SHQUPISTET QE NA QEVERISEN PER VITE,,,,,, LERI SHAHISTET ME SHOKE TE LUAJNE SHAH,,,,,UN JAM DURRSAK DHE E DIM SHUME MIR KUSH ISHTE BASHKIM KOPLIKU,,,, DHE SI U FUT NE PD, DHE SI E MORI ATE POST SI MINISTER I BRENDESHEM,,,, KOPLIKU DOLI SI KERPURDHA MBAS SHIUT,, DHE MENGJESI E GJETI MINISTER TE BRENDESHEM,,,, SA DURRSAKET U HABITEN SE NGA DOLI KY DHE SI E ARRITI ATE POST,,,,, TI PO E SHPJEGON SHUME MIRE SE SI E ARRITI,,,SE MARSHALLI E PASKA PASUR MIK SHTEPIE,,,, MOS TE FLASIM PER BABEZINE E KOPLIKUT NE ATO VITE,,,MOS TE FLASIM PER REZERVAT E KARBURANTIT NE PORTIN E DURRESIT, PER MERMERIN, PER KROMIN QE U ZHDUK NGA PORTI DETAR,,,,MOS TE FLASIM PER BURRIN E SHOQES SE GRUAS SE TIJ QE E THIRRI NGA ITALIA DHE E BERI SHOFERIN E TIJ,,, QE MBAS PAK KOHESH U GJEND ME TRE PIKA KARBIRANTESH SI PRONAR,,,, TI SHAHISTI DHE TE TJERE QE SHANI IZETIN NUK JENI VEC BURRACAK FERRASH,,, SE KETO QE DI UNE I DINI DHE JU,,, PO NUK JU VJEN PER MBARE TI THONI SEPSE NDOSHTA NGA KOPLIKU ME SHOKE KENI PERFITUAR NE ATE KOHE,,,, ATE QE THOT IZETI ESHTE E VERTETE,,,,SA DI IZETI , NUK DI ASNJE PER KETA LEGENA QE RROPEN DHE VODHEN PASURINE SHQIPTARE,,,,DHE JU SI PUNA SHAHISTIT MOS HANI KOT MBAS KOMPJUTERIT,,,,, JU PO KERKONI FAKTE,, KETO JAN FAKTE,,, DHE PROKURORIA TE VEPROJE , NE QOFTE SE KTA ZOTERIJNTE QU JU PERMENDET EMRI TE REAGOJNE SI MEDIA DHE PROKURORI,,, POR NUK DUAN TE TRAZOJNE UJERAT E NDENJURA ,,, SE PASTAJ QELBET ERE,,,,

    Reply to this comment
  23. XXXXX March 30, 21:29

    IZET DJALI,, VAZHDO ME DEKLARATAT E TUA PER SHQUPISTET QE NA QEVERISEN PER VITE,,,,,, LERI SHAHISTET ME SHOKE TE LUAJNE SHAH,,,,,UN JAM DURRSAK DHE E DIM SHUME MIR KUSH ISHTE BASHKIM KOPLIKU,,,, DHE SI U FUT NE PD, DHE SI E MORI ATE POST SI MINISTER I BRENDESHEM,,,, KOPLIKU DOLI SI KERPURDHA MBAS SHIUT,, DHE MENGJESI E GJETI MINISTER TE BRENDESHEM,,,, SA DURRSAKET U HABITEN SE NGA DOLI KY DHE SI E ARRITI ATE POST,,,,, TI PO E SHPJEGON SHUME MIRE SE SI E ARRITI,,,SE MARSHALLI E PASKA PASUR MIK SHTEPIE,,,, MOS TE FLASIM PER BABEZINE E KOPLIKUT NE ATO VITE,,,MOS TE FLASIM PER REZERVAT E KARBURANTIT NE PORTIN E DURRESIT, PER MERMERIN, PER KROMIN QE U ZHDUK NGA PORTI DETAR,,,,MOS TE FLASIM PER BURRIN E SHOQES SE GRUAS SE TIJ QE E THIRRI NGA ITALIA RDHE E BERI SHOFERIN E TIJ,,, QE MBAS PAK KOHESH U GJEND ME TRE PIKA KARBIRANTESH SI PRONAR,,,, TI SHAHISTI DHE TE TJERE QE SHANI IZETIN NUK JENI VEC BURRACAK FERRASH,,, SE KETO QE DI UNE I DINI DHE JU,,, PO NUK JU VJEN PER MBARE TI THONI SEPSE NDOSHTA NGA KOPLIKU ME SHOKE KENI PERFITUAR NE ATE KOHE,,,, ATE QE THOT IZETI ESHTE E VERTETE,,,,SA DI IZETI , NUK DI ASNJE PER KETA LEGENA QE RROPEN DHE VODHEN PASURINE SHQIPTARE,,,,DHE JU SI PUNA SHAHISTIT MOS HANI KOT MBAS KOMPJUTERIT,,,,, JU PO KERKONI FAKTE,, KETO JAN FAKTE,,, DHE PROKURORIA TE VEPROJE , NE QOFTE SE KTA ZOTERIJNTE QU JU PERMENDET EMRI TE REAGOJNE SI MEDIA DHE PROKURORI,,, POR NUK DUAN TE TRAZOJNE UJERAT E NDENJURA ,,, SE PASTAJ QELBET ERE,,,,

    Reply to this comment
    • Shahisti March 31, 01:33

      Ti or zoteri i ditur se pari ben mire te mesosh qe nuk shkruhet me germa te medha ( me duket se je i njejti loqe qe te te ka ngecur Capsi i Lockur dhe ndryshon nick vazhdimisht qe te duket sikur jeni shume veta, po te tradheton debilleku qe eshte i njejte), se dyti ti nuk mund te dish se cfare di une e une nuk mund te di se cfare di ti, se treti Izeti po te ishte burre kaq i mire sa c’po perpiqen ta nxjerrin ca ketu, nuk lyhesh me nder me kake qe ne fillim te heres, se tani sado uje te hedhi era e kakes nuk ka per t’iu ndare sa te jete gjalle, vetem neqoftese merr guzimin te shkoje ne prokurori e tregimet e veta ti beje prove juridike. Kaq.

      Reply to this comment
      • Degjuesi April 1, 18:56

        O shahist ngele duke share , mesa kuptoj une me dukesh se je I shkolluar por mundohu Te japesh argumenta dhe jo Te shash … Ti kerkon argumenta dhe fakte qe te te mbushet mendja per bemat e Sali Berishes … Izet Haxhia Po ti jep ato dhe me emra dhe data … Prap ti nuk beson , nqs ke jetuar ne Shqiperi e di fort mire se Saliu dergoj avionet Te bombardoj jugun, gjithashtu dergoj edhe studentet e shkolles se policise ne Gjirokaster , Ne 97 vodhi gjithe popullin me piramidat dhe I shiti naften serbit kunder kosovareve, kur u Azem hajdari beri grusht shtetit ku pushtoj kryeministrin dhe televisionin , shiti pjese Te detit grekut, vazhdon dhe akuson Te tjeret qe jane komunista kur ai ka qene , eshte dhe do te mbeter I brumosur me idealet e PPSH qe e rriti dhe kaliti si krye komunist … Do me fakte Te tjera ? Izet Haxhia Po ti thote se ka qene brenda me Te dhe Te tjere si Sala…. Tek cila peokurori dhe gjykate ti denoncoje? Tek gjykatesit me 6muaj kurs? Apo tek ata qe Kane ngrene me te njejten tenxhere ? Fatkeqesia e atij vendi historikisht nga Zogu , tek Enveri , Sala dhe ky I fundit Edi jane Te gjithe njelloj , mjere shqiptaret… Dhe me vjen keq ta them kete …fatkeqesisht ai vend sbohet … Simbas kokes ka kapelen… Izeti te flasi dhe tjua numuroj te gjitha pislliqet dhe krimet qe I Kane bere ketij populli , pastaj kush ka sy veshe dhe tru shikon degjon analizon dhe gjykon por me qetesi dhe respekt per njeri tjetrin …. RESPEKTE te gjitheve per mendimet e tyre por me EDUKATE ….

        Reply to this comment
        • Shahisti April 1, 19:22

          Zoti Degjues, nuk e kuptoj se ku i shikon ti te sharat e mia ndaj te tjereve, kur mutrat, gjirizat, bajgat e te tjera kesoj gjerash jane te tjere qe i perdorin ne kete debat. Me cudit fakti qe edhe nje si puna jote nuk e paske kuptuar thelbin e qendrimit tim ndaj Izet Haxhise. Nga ana tjeter me vjen mire qe edhe zotrote mendon njelloj si une kur flet per “udheheqesit” e ndritur te kombit shqiptar sic i permend ti me rradhe. Dakord dhe nuk i heq as edhe nje presje, Po te sqaroj pak me mire per mendimin tim. E kam thene me kohe qe Saliu eshte vazhdimi i Enverit ne kushtet e reja kur nuk mund te shmangeshin më ndryshimet dhe kur nuk mund te vazhdonte më perralla me PPSH. Kjo nuk ka nevoje per fakte. Por a e kupton ti o Degjues qe sa me shume e baltosin Saliun sa para e mbrapa e kush mund me historira gazetash, aq me i forte behet Saliu nqs keto historira ngelen historira dhe nuk kthehen ne prova juridike. Une nuk po them se Izeti genjen, une kete nuk e di dhe nuk mund ta di, pavaresisht se nje rob si Izeti me duket me besueshmeri te ulet, jo per gje po deri dje hante tek canaku i Saliut, apo jo? Une po them qe Izeti, po te jete burre, le t’i ktheje historite e veta te gazetave ne prova juridike duke denoncuar e deponuar ne organet e drejtesise. Une per vete jam ngopur me perrallat e Gerdecit, 21 Janarit, Izet Haxhise etj. etj. kur zoteria e ti Sali Berisha tall bythen me te gjithe shqiptaret, prandaj po te jene te zot le ta marrin e ta plasin ne burg, perndryshe mjaft me llogje Kavaje se na u ça trapi, na u ça, e u lodhem nga te lehurat boshe kur karvani i Baces Sali vazhdon te ece perpara e nuk eshte ndonje cudi qe me traplleqet qe ben ky palluqja qe kemi KM tani, ta shohim te vije perseri ne pushtet. Besoj se u morrem vesh. Kaq.

          Reply to this comment
  24. alphade March 31, 01:13

    Vetem nje gje dua te them:Izeti duhet te ruhet nga shteti turk sepse dora e gjate e Vicidolasit, permes faslliceve
    mund te “eliminoje provat” duke eliminuar deshmitarin !
    Prandaj te konsiderohet patriotizem ruajtja dhe mbeshtja
    ekonomike e Izetit . Une personalisht e besoj ne ato qe
    thote Izeti sepse edhe ne shkrimet e tjera lidhur me Azemin Ai ka thene gjera te sakta e te pakontestueshme
    E pse te mos e besojme edhe kete ? Ndersa persa i perket B.K. ai mbetet pergjithemone nje batakci,vakabond i ores se pare .. Keta te tjeret si FY etj.
    nuk i njoh, bile as ate te “preshit te Lushnjes “……..!

    Reply to this comment
  25. spectrum March 31, 07:10

    Ti i di nga brenda gjerat nuk ka dyshim qe jane te verteta po ti kishe bere atentat atehere do kishe shpetuar vendin

    Reply to this comment
  26. Lili March 31, 07:11

    Asnje gjyqetar per te investiguar gjithe keto vjedhje?
    Bravo izet,fale Hej po mesojme Cfare multi na ka drejtat.

    Reply to this comment
  27. gjermani i fundit March 31, 14:46

    Njeri tha qe dritat ishin prere prej muajsh(!!!!), qe eshte absurditet e lajthitje, nje tjeter sampist-biznesmen tha qe piloti italian u nis me rriskun per si per, a thua se kthimi i Meksit patjeter ate nate qe problem boteror,kur ne fakt nje bythe avioni si ai mund te bente itinerar tjeter e te ulej ne aerodromin e ndricuar te Kucoves.Pra, shkurt fare, mos e nxehni Izetin se per pak do ju jape dhe emrin e bandes qe preu kabllin dhe per cfare shperblimi.Mos u beni budallenj, Izeti di se per cfare flet dhe cdo emri qe permend ia di historine e karrieres.Psh, kot,ishalla nxehet Izeti, a eshte e vertete qe grupi i ekipit te mundjes veshur me uniforme merrej me trafik nderkombetar kokaine? E pamundur mos ta dije Izeti.Shiko, ai di edhe permbajtjen e dhurates qe dikush i beri dikushit,prandaj keta e kane te veshtire ta pergenjeshtrojne.Sa per info, kurre nje pilot italian nuk niset per aventure zyrtare te ketij tipi, tjeter kur ndodhesh para nje situate emergjence, prandaj vetem Izeti eshte tmerresisht i sakte gjer ne detaje,se me siguri ka qene ne dijeni si beheshin gjerat, madje mjaft gjera jane bere nepermjet Izetit dhe grupit te tropojaneve.Ruaju Izet!

    Reply to this comment
  28. Rita March 31, 17:44

    Qe theniet e Izetit te mirren si reale e jo si perralla duhet ne kete akuze ndaj Berishes te tregoje dhe doren qe preu kabllon elektike !!! Ne se nuk eshte vete ai ,,ajo dore kriminale ,,se atehere ishte bodigardi nr. 1 i Berishes atehere dhe personin qe u ngarkua me nje detyre te tille e njeh dhe eshte e udhes t”a nxjerre me emer e mbiemer !!! Perndryshe ne akuzen e tij asgja s”ka te vertete se dhe situata ne vitin 92 e tille ishte mjerisht nje aerodrom ku lopet e cobanet shetisnin pa fare perngese nga rojet e atehereshme !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*