Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Redjan Rraja kërkon lirinë në Apel të mërkurën

November 15, 2019 18:27

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Redjan Rraja kërkon lirinë në Apel të mërkurën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, të mërkurën në datën 20 nëntor 2019, pritet të zhvillojë seancën për caktimin e masës së sigurisë, ndaj të arrestuarit të vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Raja. Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja ka apeluar vendimin e shkallës së Parë që ka caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkon në Apel lirimin nga qelia, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen.

Nga ana tjetër, dy prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, pretendojnë se Redjan Rraja është një nga augorët e atentatit të datës 1 nënëtor 2019, ndaj prokurtori Ndoja, ku ky i fundit mbeti i plagosur në krahun e majtë, ndërsa vdiq nga dy plumba shoferi i tij, Andi Maloku. I plagosur në këtë ngjarje mbeti dhe një emër i njohur për policinë Landi alias Pëllumb Muharremi, i cili ndodhej së bashku me Ndojës në makinën e sulmuar me automatikë. Sipas prokurorisë gjurmët e gishtave të Redjan Rrajës, të fiksuara në një palë syze të gjetura brenda në makinën e autorëve të krimit, kanë bërë që Rraja të tradhtohet dhe më pas të arrestohet në ikje e sipër nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Në deklarimet paraprake që i janë marë Rrajës, ai ka treguar se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Në mënyrë kategorike, ai e ka përjashtuar veten e tij nga kjo ngjarje, duke thënë se nuk kishte hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremin dhe shoferit të Ndojës, Andi Maloku. Ndër të tjera, Rraja ka shtuar se nuk ka asnjë njohje me tre personat e mbetur të plagosur dhe nuk kishte pasur ndonjëherë mundësinë t’i takonte këta persona. Gjithashtu Rraja, ka mohuar njohjen me pronarin e vërtetë të makinës, e cila ishte vjedhur.

Njëkohësisht Rraja ka mohuar se syzet e sekuestruara në makinë ishin përdorur prej tij. Megjithëse ka mohuar gjithçka, vetë Rraja nuk ka qënë në gjëndje të japë një shpjegim pyetjes së prokurorëve se në çfarë rrethanash janë gjetur gjurmët e gishtave të tij brenda në makinë. Ai është shprehur shkurtimisht se:“…nuk e dinte se si…?”. Kampione pështyme, gjaku dhe urine të mara nga Redjan Rraja janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore pranë Ministrisë së Brendshme ku është kërkuar ekzaminimi dhe më pas krahasimi me pështymën që është gjetur në dy kapuçët e sekuestruar në makinën e sekuestruar nga Krimet e Rënda. Por duket se mungesa e reagentëve mjekësorë në këtë laborator, ka sjellë vonesa të dhënies së përgjigjes së rezultatit të ADN-së.

 

l.h/ dita

November 15, 2019 18:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank