Atentati ndaj Tefik Hykës, për hakmarrje? Historia e vrasjes së të fortit të Shijakut

June 28, 2017 11:08

Atentati ndaj Tefik Hykës, për hakmarrje? Historia e vrasjes së të fortit të Shijakut

Tv Klan ka hedhur një tezë për atentatin ndaj ish-pronarit të fabrikës së tullave në Vlorë, Tefik Hyka.

Sipas Tv Klan, në vitin 1995 Tefik Hyka u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut, Dritan Avdyli.

Njeriu i Hykës një person nga “4 Rrugët” e Shijakut futi në kurth Dritan Avdylin, i cili u vra nga vrasësi me pagesë Durim Kusi.

Kjo ngjarje do të pasohej nga një seri vrasjesh.

Njeriu që çoi në pritë Dritan Avdylin do të eliminohej në mes të Shijakut nga djali xhaxhait të Dritan Avdylit.

Ndërsa disa vite më pas Durim Kusi do të eliminohej në Tiranë nga djali tjetër i xhaxhait të Dritan Avdylit.

Hyka në atë kohë u dyshua si porositës i vrasjes pasi Avdyli i kishte vënë gjobë.

Tefik Hyka ne vitin 1995 erdhi në Shijak duke mbledhur bonot e thesarit dhënë ish të përndjekurve politik që ishin të shumtë në Shijak.

Me ato bono privatizoi fabrikën e tullave në Vorë.

June 28, 2017 11:08
Komento

2 Komente

  1. floriri i Bençes June 28, 11:19

    Produkte te pluralizmit me ne krye Saleh Berishen qe ketyre haleve ju ka falur gjithe pasurine e popullit.

    Reply to this comment
  2. A June 28, 13:08

    Ish Pronaret qe siç quhen nga politika shqiptare qe jane faktikisht pronaret e vertete ligjor nga partite e dalura nga partia meme PPSH = PD + LSI + PS te kryesuara nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA, duke zbatuar me perpikmeri udhezimet dhe direktivat e KATOVICES, nxorren Ligjin Famekeq te Pronave 7501, qe pronaret te sorollaten me letra ne dore dhe mos ti jepet prona, kurse ti jepet atyre qe nuk kane asgje, pra me letra me (pa) vlere njerezve dhe simpatizanteve te tyre.
    Me te mire nuk jane as te partive me te vogla jo parlamentare.
    Ja ku jemi sot ne lidhje me pronen me vrasje, krime, kercenime te gatuar nga mafia politike kriminale.
    Keshtu eshte ku njerezit nuk jane njelloj dhe te barabarte perpara ligjit. Ku perkrahet njeriu “i ZGJUAR” qe eshte debil dhe “i SHKATHET” qe eshte kriminel dhe hajdut.
    Tani me keto lloj ngjarjesh te perditeshme jo qe do te ikin 56% e popullsise, por, do te ikin mbi 80% e popullsise. Do te rrine debilat dhe surrogatot e shoqerise shqiptare, injorantet, kriminelat e futur ne politiken shqiptare. Si perfundim ne Shqiperi do te rrine jashteqitja e popullit shqiptar te cilet do te vriten njeri me tjetrin. Ky eshte dhe mbarimi dhe perfundimi i keti populli “Shume te Zgjuar dhe te Shkathet”.
    Keshtu eshte kur nuk duan te zbatojne mesimet dhe veprat e Rilindjes Kombetare dhe ne krye te vendit te shtetit dhe qeverive vendos njerez padin dhe paiman. Pune plehrash dhe mbeturinash qe nuk duhet te riciklohen, por, te digjen. Tung.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*