Atentati në burg, arrest me burg kushërinjve

August 3, 2016 11:41

Atentati në burg, arrest me burg kushërinjve

Gjykata e Tiranës jep masën e arrestit “burg” për Ergys Kolaverin dhe Enea Cakën të akuzuar si autorë të atentatit nga jashtë në burgun e Vaqarrit ku mbeti i plagosur aksidentalisht i burgosuri, Lili Dulaj.

Ndërkohë sipas hetimeve të policisë, në shënjestër të vrasjes ka qenë shtetasi Gazmir Daci, i dënuar për vrasjen e vëllait të tij, Valmir Kolaveri dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij, Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Sot ishte seanca gjyqësore e vlerësimit të masës së sigurisë

Ergys Kolaveri, 25 vjeç, dhe Enea Ceka, 24 vjeç u arrestuan një ditë pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Vaqarrit, ku Lili Dulaj mbeti i plagosur aksidentalisht.

August 3, 2016 11:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*