Atentati në Tiranë, mësohet motivi përse u vra 28-vjeçari

April 10, 2018 20:54

Atentati në Tiranë, mësohet motivi përse u vra 28-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie.

Viktima është Mario Majollari 28 vjeç.

Mësohet se viktima është qëlluar me tre plumba në kokë.

I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte shkuar në vitin 2015 për të kërkuar azil, pasi sipas tij, ishte kërcënuar me jetë.

Ishte i kërcënuar pasi babai i tij, Avni Majollari, është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzit, në segmentin rrugor Tiranë-Dajt.

Dhe në dyshimet paraprake për ekzekutimin e Mario Majollarit qëndrojnë pikërisht motivet e hakmarrjes.

Babai i viktimës, Avni Majollari

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur postblloqe për të arrestuar autorët.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar e po vijon shoqërimin e disa shtetasve që mund të ndihmojnë me dëshmitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

s.a/dita

 

April 10, 2018 20:54
Komento

2 Komente

  1. Paul Tedeschini April 11, 08:08

    Ky asht zbatimi i KANUNIT TE GJITHE SHQIPTARVE.

    Reply to this comment
  2. Te zhduken kanunet e mykyra,jollogjike,fatkeqesisjellese. April 11, 13:20

    Ligjet arkaike te mykyra si kanuni i lek dukagjinit,,,etjer duhen zhdukur,nuk mund te vazhdohet ne kohe moderne me shtet,gjykate etjr,,te qeverisin ligjet e mykyra,fatkeqesi sjellese.Ligjet arkaike nuk njohin llogjik,arsye,,,.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*