Athina lidh ligjin për pakicat me Tahirin. Kundërpërgjigjet Tirana

October 20, 2017 13:49

Athina lidh ligjin për pakicat me Tahirin. Kundërpërgjigjet Tirana

 

Greqia ka reaguar sërish ndaj miratimit një javë më parë nga Parlamenti shqiptar të ligjit për pakicat kombëtare.

Ministria e Jashtme greke e quan këtë një hap prapa për minoritetin grek në Shqipëri.

“Këto masa merren në kuadër të politikës shqiptare për të çrrënjosur praninë e helenizimit në Himarë”, thekson Ministria e Jashtme greke që ngre edhe dyshime se ligji i miratuar dhe gjithë masat në lidhje me minoritetin bëhen qëllimisht, për të shmangur vëmendjen e publikut nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikimin e drogës.

“Ka shumë që e interpretojnë këtë si një akt me qëllim shmangien e vëmendjes së publikut shqiptar nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikim e drogës. Shpresojmë që të mos jetë kështu”, shton më tej Ministria e Jashtme greke.

Greqia shpreh shqetësimin edhe për ngjarjet më të fundit në vend, pas arrestimit të trafikantëve në Itali dhe evidentimin e lidhjeve të tyre me ish-ministrin e Brendshëm.

“Ministria e Jashtme greke është po aq e shqetësuar nga lidhja e dukshme mes krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet me arrestimin e fundit të kreut të bandës së trafikimit të dogës, i cili rezulton të jetë i afërm me dikë që deri kohët e fundit, ka qenë ministër i rëndësishëm në qeverinë Rama”.

Pas akuzave të Ministrisë së Jashtme greke ka reaguar menjëherë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë

Përmes një reagimi për mediat, MEPJ thekson “indinjatën e thellë ndaj gjuhës provokuese dhe ndërhyrjes së paprecedentë që karakterizonte deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, datë 19 tetor 2017”.

Sipas kësaj ministrie, përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë në proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë, përbën një shkelje të praktikës diplomatike të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona.

“Për më tepër, lidhja që kjo deklaratë synon të vendosë mes Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë të sapomiratuar në Kuvend dhe Planit Rregullues të Himarës e fshatrave të tjerë përreth, në kuadër të Rilindjes Urbane, përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës e bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit, duke ofruar disponibilitet të plotë sipas legjislacionit dhe praktikës më të mirë ndërkombëtare.

Dëshirojmë të theksojmë se Ligji i ri për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave, individualisht dhe në grup, kudo ku ato jetojnë, bazuar në kriteret dhe frymën e Konventës Kuadër për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës. Çdo referencë tjetër etno-nacionaliste që evokon deklarata e sipërcituar, bie ndesh me frymën dhe praktikat ligjore evropiane të mbrojtjes së pakicave kombëtare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, rishpreh angazhimin e saj për të vazhduar trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve tona, në përputhje me frymën evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, me gjithë cënimin e klimës së besimit dhe bashkëpunimit që shkaktojnë këto deklarata”, thuhet në reagimin e MEPJ.

October 20, 2017 13:49
Komento

8 Komente

  1. DK October 20, 13:59

    Ju te dites e keni bere terkuz. Nuk minoritet grek ne Himare,nderkohe dhe ata qe e heqin vete per te tille kane pasporte amerikane, gjermane etj. Greqia keto lajem i prodhon per te terhequr vemendjen nga hallet e brendeshme dhe per ti bere greket te besoj se ‘rreziku vjen nga jashte’. Shqiptaret kane punet e tyre e s’duhet te bien pre e ketyre provokimeve.

    Reply to this comment
    • ka filluar ofensiva makabre RAMA IK ?? October 20, 14:27

      o DK

      .Nuk eshte pune minoriteti…kjo eshte per mbulese

      Objektivi eshte i njejte Tahiri ne burg per te rrezuar Ramen……

      Pra kemi tre gjahtare ne nj eobjektiv

      Lul Basha-Donald luja dhe greket

      .

      Pjesa a pare (gery kokalari paralajmeron donald lune)
      .
      Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
      “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
      =======================
      .
      Pjesa e dyte :Palikari Basha takon miqte e Donaldluse
      Autogoli i Bashës, takon lobin ekstrem grek në SHBA
      Kryekari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Strazimiri janë takuar me lobin greko himariot të SHBA, duke bërë në këtë mënyrë një autogol politik.

      Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv fundit çështjes shqiptare.

      Ata ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

      Por për Bashën, duket se ka rëndësi fakti që ky lob ka një ndikim të drejtpërdrejt në Kongresin amerikan.

      Në takim kanë marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë, raporton Tema.

      Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike
      ==============================.
      Vetem keto dy sekuenca dhe kjo deklarate e Greqise kunder Tahirit dhe fakti qe Edi Rama po sillet per here te pare pas 27 vjetesh i barabarte dhe korrekt me greket na bejme te besojme se lobi teper i fuqishem grek ne Amerike ka filluar ofensiven per rrezimin e Edi Rames dhe eshte fatkeqsi kombetare qe ne kete problem po perfshihet dhe nenpunsi donald lu qe vetem ambasador nuk eshte..
      .
      Keto nuk jane koincidenca por nje skenar i miremenduar ne perfeksion..njelloj si me 2 prillin 1991 ku sherbimet inteligjente bejne ligjin…

      Reply to this comment
  2. NjeQytetarOptimist October 20, 14:40

    Grek-Maskara !!!

    Reply to this comment
  3. Jane 4 milon shqiptare ne “greqi” October 20, 14:47

    Qirje kociu ne shqiperi nuk ka minoritet “grek” sepse “greket”nuk egzistojne.

    Reply to this comment
  4. Fatmiri October 20, 16:45

    Pershendetje Gerti Kokalarit! Mbasi lexova cfar eshte
    botuar sot ne Dita ,nga ana juaj ,S’me mbetet gje tjeter ,vecse te perseris vargjet e F.Nolit; Shqiperi mos ki frike/se ke djemte ne Ameike..Por ketyre vargjeve i duhet shtuar se sot Shqiperia nuk eshte vetem , por me shume miq

    Reply to this comment
  5. Fatmiri October 20, 16:46

    Pershendetje Gerti Kokalarit! Mbasi lexova cfar eshte botuar sot ne Dita ,nga ana juaj ,S’me mbetet gje tjeter ,vecse te perseris vargjet e F.Nolit; Shqiperi mos ki frike/se ke djemte ne Ameike..Por ketyre vargjeve i duhet shtuar se sot Shqiperia nuk eshte vetem , por me shume miq.

    Reply to this comment
  6. Arben October 20, 20:59

    KETA PASKAN PJERDHUR

    PO AFRON DITA E PAGESES PER KRIMET

    NDAJ SHQIPETAREVE

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic October 21, 01:53

    U ka djegur shum ky ligj pas nuk eshte halli se u shkelen te drejtat e nejriut ne shqiperi, pore njohja e minoritete edhe simbolike te shqiperi eshte nje akuze nderkombetar per Greqine e cila nuk njeh minoritetet ne kundershtim me ligjet nderkombetar per te drejtet e njejrit,
    Shume shpejt Greqia do te vihet perbell BE-se per njohjn dhe rrespektimin e te gjith te drejtave qe ka minoritet ne Greqi. Kjo i ka trenditur kliken shoviniste Greke.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*