Athina lë mes zjarreve Shqipërinë, shefi i ushtrisë greke tërheq avionët

August 11, 2017 15:31

Athina lë mes zjarreve Shqipërinë, shefi i ushtrisë greke tërheq avionët

 

Shefi i ushtrisë greke ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të avionëve grekë nga jugu i Shqipërisë.

Me një urdhër të shefit të ushtrisë greke avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë.

Tërheqjen e avionëve e ka konfirmuar edhe ministri grek i Rendit, Nikos Toskas.

Ai ka deklaruar se dy avionët Kanadair që po operonin në jug të Shqipërisë janë kthyer në territorin grek për të luftuar me flakët në zonën e Follorinës.

Braktisja e operacioneve në vendin tonë nga grekët vjen në një moment ku situata e zjarreve ka arritur kulmin.

Me largimin e dy avionëve, fronti i zjarreve në jug të Shqipërisë do të përkeqësohet akoma më shumë.

August 11, 2017 15:31
Komento

5 Komente

  1. I.Troplini August 11, 16:43

    Shqipèrinè, e lèmè mes zjarreve, ne shqiptarèt vetè. Nuk lèmè gjè pèr grekun ne.
    Zjarret, i vemè vetè. Pèr ti shuar pastaj, le tè vijè bota ti shuaj sepse èshtè kohè pushimesh tani. Kryeministrin, e kemi nè Dhèrmi. Ato “ministrat” e Lulit, qè i paguajmè sa frengu pulèn, edhe pse “nuk i kemi porositur”, i kemi vetèm pèr tè thènè se janè.
    Zjarrfikèsit tanè, qè nè raste tè tilla duhet tè reagonin nè mènyrè profesionale, duke zbatuar me pèrpikmèri planin e emergjencès, presin me sy nga qielli, se mos duket ndonjè grek fluturues qè PSHURR njè kovè ujè mbi pyllin qè shkrumbohet.
    Shqipèrinè, e mori turku, i vu zjarr, shkruante Andon Zako Çajupi dikur. Nuk ka ndryshuar asgjè, qysh atèherè. Vetèm turqit nuk janè mè. Jemi ne tani, piromanèt xhonturq.
    Pèr ti shuar flakèt, kemi grekèt.
    Pika qè s, na bie.!!!

    Reply to this comment
  2. specialisti August 11, 16:49

    Greke hesapi. I sjellin dhe ikin. Na testojne. Jemi te varfer e nuk kemi mjete te tila te mjaftueshme.
    Vetem natyra ( shiu ) na shpeton nga zjarret.
    Nuk e kam zakon te shaj, por e them me plot gojen, mos paste hajr ne jete ai qe ve zjarr me qellim.
    Pasojat , dem i madh ekonomik dhe ekelogjik. Bashke me ajrin po gelltisim edhe bloze .

    Reply to this comment
  3. Artur August 11, 17:41

    Shume mire kane bere, perderisa nuk jemi te zote ti blejme/marrim me qera vete keta avione. Leket per ti blere dalin, mjafton te hetohet pasuria e “ajkes” politike shqiptare.

    Reply to this comment
  4. lani August 11, 18:19

    Kjo eshte dhurata e Καμένος per shqiptaret e jugut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*