Athina përshkallëzon akuzat: Rusia, “shok armësh” i Turqisë

August 10, 2018 16:54

Athina përshkallëzon akuzat: Rusia, “shok armësh” i Turqisë

 

Ministria e Jashtme në Athinë, në një njoftim të fundit akuzon me tone të ashpra Rusinë se, po bëhet aleate e Turqisë kundër Perëndimit dhe Greqisë.

Në deklaratë karakterizohet gjithashtu dëbimi i diplomatëve grekë nga Moska, si një hakmarrje pa prova.

Athina zyrtare, e cila ishte e para që dëboi para disa ditësh diplomatët rusë, me akuzën se u përpoqën të minonin marrëveshjen e Athinës me Shkupin për emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, i kërkon tashmë Moskës respekt dhe marrëdhënie të barabarta.

Ajo thekson gjithashtu se Rusia duket se është larguar nga marrëdhëniet miqësore dhe të bashkëpunimit me Greqinë në 190 vitet e fundit, duke u bërë “shok armësh” i Turqisë e duke e lehtësuar atë në maksimum në sektorin e sigurisë.

“Greqia është një vend paqësor, me një politikë të jashtme shumëpërmasore dhe të pavarur demokratike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, që thekson më tej se “Greqia, si një shtet sovran me një histori mijëravjeçare kërkon një politikë miqësore me Rusinë e madhe, por duke i kujtuar asaj se asnjë vend në botë nuk do të toleronte përpjekjet për blerjen e zyrtarëve qeveritarë, minimit të politikës së jashtme, apo ndërhyrjeve në çështjet e brendshme të vendit”.

Athina ripërsërit se mori masa ndaj diplomatëve rusë, vetëm pasi siguroi prova që bien në kundërshtim me interesat kombëtare të saj, duke zbuluar se një pakicë rusësh brenda territorit të Greqisë janë sjellë duke mos respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit grek.

Ndërkohë, opozita greke, e cila ka kërkuar informacion në Parlament, në një deklaratë të fundit i bën thirrje qeverisë “Tsipras” të ruajë marrëdhëniet miqësore tradicionale me Rusinë, gjithnjë në kuadër të respektimit të parimeve të diplomacisë.

Por, edhe ajo ka kritikuar referimin e fundit të kryeministrit rus, që e ka quajtur pjesën e Qipros së pushtuar si Republika turke e Qipros së Veriut.

a.s/dita

August 10, 2018 16:54
Komento

2 Komente

  1. labi August 10, 23:40

    doli ky qe ha suflaq e nxorren greket koken u Ben xeloz qe miqt e dikurdhem shkoin shum me rrafmanat e turqis ,hani koloqithje se e harroni shpejt

    Reply to this comment
  2. atdhetari August 11, 03:44

    Po te mbash bazat Amerikane dhe te Behesh Kurva e Perendimit e Zhytur ne Borxhe nuk I duhesh Rusise.Ju dhe Serbet jeni mesuar te shkoni me Perendimin dhe kur keni keq kerkoni Rusine.Ato kohra iken tani po vjen copetimi juaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*