Athina, sërish në “dashuri” me Tiranën

October 26, 2017 15:50

Athina, sërish në “dashuri” me Tiranën

 

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës i ngjajnë një telenovele plot me dashuri dhe urrejtje.

Pas përplasjeve të muajve të fundit, Athina ka ndryshuar komplet kurs, duke u shprehur e gatshme për të zgjidhur të gjitha problemet mes dy vende.

Sot, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë detaje të reja për takimin e Kretës, ndërsa ka shprehur për herë të parë ka vullnetin e Athinës që nga ky takim të tentohet zgjidhja totale e problemeve.

Kotzias ka deklaruar se takimi me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati do të mbahet gjatë dy javëve të para të nëntorit në Kretë.

Unë besoj shumë se mes palëve duhet të ketë dialog. Ndaj dhe me palën shqiptare do të dialogojmë në mënyrë që çështjet të mos na dalin sërish para. Dëshira është që problemet t’i zgjidhim si një paketë. Shkojmë në takim për të gjetur zgjidhje për sa më shumë çështje të mundemi. Kemi një ekip koordinatorësh tepër efikasë, të cilët janë ndarë në katër ekipe dhe punojnë për zgjidhjen e problemeve. Natyrisht, ne duam t’i zgjidhim të gjitha kontestet me Shqipërinë”, ka thënë Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek ka komentuar edhe çështjen e Himarës.

“Ishte vendim i mirë të mos prisheshin godinat në Himarë. Ishte një vendim i mirë nga pala shqiptare, në drejtimin e duhur. E kemi përshëndetur ligjin e ri për minoritetet në Shqipëri. Në 5 kapitujt e Asociimit që Shqipëria duhet të plotësojë, BE i kushtëzon mes të tjerash vendit që aspiron për t’u bërë anëtar kapitullin e pronës dhe të drejtat e minoritetit. Pra, për këto po punojmë, që të gjenden zgjidhjet dhe së bashku të ecim përpara. Ne nuk e duam gjuhën e ashpër, ndaj dhe shpesh nuk iu përgjigjemi retorikave të ashpra mes nesh dhe palës shqiptare”, ka shtuar Kotzias.

October 26, 2017 15:50
Komento

4 Komente

  1. Qirje kociu nuk ka paqe me shqiptaret .Jeni te ardhur ne tokat tona October 26, 16:36

    Qirje kociu pranoni realitetin,kufijet tane jane prevez . Ti munde te besh “paqe “ me qeverrin ,por me popullin shqiptare harroje paqen.

    Reply to this comment
  2. Xinxifuqe Xinxifele October 27, 11:45

    Shpresojme te ndodhe keshtu. Ne mendjet e njerezve qe koha i ka vendosur te hedhin idera te mira dhe te mundshme per tu zbatuar dhe kur ata veprojne me seriozitet, zgjidhjet jane te thjeshta. Aspak nuk duhen hije dyshimi, por disa shprehje si: “Shkojmë në takim për të gjetur zgjidhje për sa më shumë çështje të mundemi”, sigurisht eshte gje shume e mire, por edhe me mire dhe me i plote ky takim do ishte po te shprehej: Shkojme ne takim per ti zgjidhur te gjtha çeshtjet, sepse nuk ka asnje pengese serioze per te mos i zgjidhur. Mjafton kurajua, deshira dhe sjellja ose prurja ne takim per çdo çeshtje, vetem te vertetat qe jane te argumentuara.
    Per te realizuar zgjidhjen e te gjitha çeshtjeve, qe jane shume t thjeshta dhe te realizuara, kerkohet vetem nje veprim dhe gjykim: “Te hiqet dore nga te dy palet nga superioriteti dhe inferioriteti”. Kete po e shpreh me fabulen: “Ujku dhe qengji”. Ujku siper rrjedhes se prrroit i hakerrohet qengjit qe ishte poshte rrjedhes se prroiit : “Pse me trubullove ujin?, Dhe i turret per ta ngrene:
    Urojme me gjithe zemer qe takimi te jete i sinqerte dhe dobiprures mes vendeve dhe popujve tane, sepse gjithçka eshte e realizueshme, mjafton deshira e mire e paleve.
    Xinxifuqe xinxifile.- 27 tetor ’17

    Reply to this comment
  3. Ardi Mamurrzaku October 27, 13:13

    I kane premtuar detin.

    Reply to this comment
  4. Edi October 27, 13:35

    Nga fotoja duket se Bushati dhe Kotzias jane gadi te flejne bashke…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*