Athinë, 9 kg kokainë nga Hollanda; në pranga 24-vjeçari shqiptar

December 26, 2015 13:46

Athinë, 9 kg kokainë nga Hollanda; në pranga 24-vjeçari shqiptar

Një sasi prej 9 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kokainë, u sekuestrua prej autoriteteve greke në Portin e Patras gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në afërsi të kufirit belgo-hollandez nga një 24-vjeçar shqiptar, tashmë i arrestuar prej autoriteteve, dhe në bordin e një kamioni të ngarkuar me medikamente, do të dërgohej nëpërmjet portit të Patras në tregun e narkotikëve të Athinës.

Policia që kishte informacion për trafikun e lëndës narkotike, pasi skanoi kamionin në skanerin e doganës së Patras, sapo ai zbriti nga trageti i linjës Itali-Greqi, mundi të gjejë të fshehura në kabinën e kamionit pakot e drogës.

Menjëherë janë arrestuar në Athinë, edhe pronari grek i kamionit 45 vjeç dhe dy shtetas shqiptarë 28 dhe 39 vjeç si bashkëpunëtorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Policia greke thotë së në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar përveç kokainës, edhe 2 pistoleta,95 fishekë,30.000 euro kash, një kamion frigoriferik, 3 autovetura,11 celularë dhe 1 tablet.

Droga e sekuestruar kalon vlerën e 400.000 euro.

Katër të arrestuarit do t’i dërgohen gjykatës së Athinës për masë sigurie mëngjesin e së hënës.

December 26, 2015 13:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*