Athinë, anarkistët përplasen me njëri-tjetrin, mes tyre edhe shqiptarë

November 16, 2017 17:56

Athinë, anarkistët përplasen me njëri-tjetrin, mes tyre edhe shqiptarë

Një grup anarkistësh, mes tyre edhe disa shqiptarë kanë bllokuar portat e Politeknikumit të Athinës, duke penguar ceremonitë përkujtimore që do të zhvillohen më 17 nëntor në kujtim të viktimave të revoltës studentore të 1973-shit, ku dhjetra studentë u shtypën me tank dhe u ekzekutuan prej juntes ushtarake greke.

Vendimi i grupit anarkistëve për mbylljen e portave të institucionit simbol të rezistencës studentore shkaktoi reagime të ashpra të grupimeve të tjera anarkiste, ku anëtarë të të cilëve këputen zinxhirët dhe hyjnë brenda oborrit të Politeknimumit dhe duke larguar me dhunë uzurpatorët.

Ndonëse situata u tensionua fillimisht, në vazhdim u gjet paqja mes fraksioneve anarkiste pro dhe kundër lejimit të hapjes së portave.

Policia nuk ndërhyri, por burime pranë saj thanë se ka një plan për ruajtjen e rendit gjatë ceremonive përkujtimore që do të zhvillohen.

Sipas policisë më shumë se 3000 efektivë do të kenë përgjegjësinë për ruajtjen e rendit gjatë manifestimit të përvitshëm që zhvillohet.

Mijëra grekë, pasi bëjnë homazhe në nder të viktimave, protestojnë jashtë ambasadës amerikane kundër rolit që pati administrata e atëhershme e SHBA në mbështetje të juntës së kolonelëve grekë në vitet 1970-1975.

November 16, 2017 17:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*