Athinë, asgjësohet banda kriminale prej 24 vetash, mes tyre edhe shqiptarë

June 27, 2018 14:43

Athinë, asgjësohet banda kriminale prej 24 vetash, mes tyre edhe shqiptarë

Një bande kriminale prej 24 vetash, e cila trafikonte sasi të mëdha droge, është asgjësuar sot në Selanik dhe pjesën veriore të Serres-it.

Mes tyre gjendeshin 4 shqiptarë, 6 gra dhe tre të mitur.

Gjatë operacionit të zhvilluar janë sekuestruar 58 kilogramë kanabis, 27 fidanë kanabisi me lartësi deri në 2.4 metra, si dhe më shumë se 12.000 euro cash.

Operacioni është shtrirë edhe në banesat e të arrestuarve, nga ku janë sekuestruar edhe dy pistoleta, 3 peshore precizioni, 25 celularë dhe 8 automjete.

Policia greke deklaron se banda kriminale e strukturuar e kishte filluar aktivitetin që nga nëntori i vitit të kaluar.

s.a/dita

June 27, 2018 14:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*