Athinë, kapen 4 shqiptarë me 4 kg kokainë e 144 mijë euro

March 5, 2018 17:43

Athinë, kapen 4 shqiptarë me 4 kg kokainë e 144 mijë euro

 

Në një operacion policor të zhvilluar nga policia greke në Athinë është goditur një grup që merrej me trafikun e kokainës. Grupi përbëhej nga shtetas shqiptarë e helenë.

Në prangat e policisë kanë përfunduar katër persona, tre prej të cilëve shqiptarë të moshës 24, 33 e 36 vjeç dhe një shtetas grek, 61 vjeçar.

Uniformat blu kanë zbuluar një automjet, të përshtatur me dhomëza në të cilat fshihej lënda narkotike gjatë transportimit.

Grupi i kokainës vepronte në rajone të ndryshme të Atikës, pjesën tjetër kontinentale dhe në ishuj.

Policia helene ka ushtruar kontrolle në disa shtëpi dhe automjete, duke sekuestruar 3 kg e 902 gram kokainë dhe 64 kg kanabis.

Gjithashtu këtij grupi i është sekuestruar një shumë e madhe parash prej 144 530 euro, 4 automjete, 2 motoçikleta, 2 peshore precize dhe dhjetë telefona celularë.

a.s/dita

March 5, 2018 17:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*