Athinë-Shkup në prag të nënshkrimit të marrëveshjes

June 12, 2018 14:57

Athinë-Shkup në prag të nënshkrimit të marrëveshjes

Athina dhe Shkupi do të shpallin gjatë orëve në vijim marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë, që i jep fund konfliktit prej çerek shekulli mes dy vendeve.

Pas telefonatës mes dy kryeministrave Cipras e Zaev të hënën, mediat greke kanë publikuar marrëveshjen që pritet të nënshkruhet prej tyre. “Maqedonia Veriore” do të jetë emri i ri i vendit i përzgjedhur nga kryeministri Zaev, mes tre alternativave. Banorët nuk do të quhen maqedonas, por shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore. Ndërsa gjuha do të specifikohet si maqedonishte sllave.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shprehu optimizmin se brenda të martës do të vendoset përfundimisht për marrëveshjen. Ajo do të miratohet fillimisht në Parlamentin e Maqedonisë.

Si këmbim, Greqia do të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në fund të Qershorit dhe anëtarësimin në NATO në samitin e Korrikut.

Deri në Dhjetor, Shkupi duhet të formalizojë ndryshimet kushtetuese që lidhen me emrin dhe gjuhën, ndërsa më pas marrëveshja do t’i nënshtrohet referendumit. Nëse rezultati del pozitiv, atëherë do të jetë Greqia që do t’i hapë rrugë procedurave për zbatimin e marrëveshjes edhe nga Athina.

o.j/dita

June 12, 2018 14:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*