Atje ku shpërtheu revolucioni që ndryshoi historinë e botës…

November 6, 2018 11:04

Atje ku shpërtheu revolucioni që ndryshoi historinë e botës…

Nga Sevo Tarifa                   

Njeriu në çdo çast te jetës së tij merr me vete kujtime dhe mbresa. Cilitdo i bëjnë përshtypje të veçantë ato jashtë shtetit. Kështu ndodhi edhe me ne, një grup kuadrosh të rinisë kur u dërguam në Shkollën Qendrore të Komsomolit. Ishte e para herë që vizitonim vendin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. Edhe pse kanë kaluar dekada, shpesh na trokasin në mendje kujtime, mbresa, përshtypje të një miqësie të sinqertë midis rinisë të dy vendeve.

***

Të shkoje jashtë shtetit në atë kohë ishte një gëzim dhe kuriozitet i madh. Grupi ynë përbëhej nga 10 veta, 6 shokë e 4 shoqe. Udhëtimi u bë nga Durrësi me vaporin “Krimea”, 300 metra i gjatë, me disa kate. Marinarët na pritën me buzëqeshje dhe na uruan mirëseardhjen. Det i qetë gjithandej. Gjashtë ditë udhëtim. Krijuam “kruzhokun” dhe mësonim rusisht. Në këtë gjuhë nisëm të përdorim fjalët e para. Na dëgjonin dhe marinarët, qeshnin dhe na thoshnin: “Davaj, malladiozhi”! E lamë Adriatikun, kalojmë Detin e Zi, Detin e Kuq, Marmara, Dardanelet, tj.

Mbërritëm në Odesën e bukur, buzëdeti dhe adej me tren drejt Moskës. Na priti e na shoqëroi zv.drejtoresha e shkollës. Me autobus hymë në oborrin e shkollës. Rrugë e asfaltuar. Majtas e djathtas gjelbërim e lule. Mjedise të këndshëm. Që në fillim shkolla na bëri për vete. Do t’ia shpërblejmë duke mësuar. Grupit shqiptar i ishte rezervuar pallati më i afërt. Ata që na shihnin e na taklonin në buzë kishin urimin “Mirësevini”!

***

Kaluam nga dete të thellë në detin e miqësisë. Det me njerëz, me studentë nga Bullgaria, Rumania, Çekosllavakia, Polonia, Hungaria, Gjermania Lindore, Kina. Koreja e Veriut, Vietnami, Mongolia, përfaqësues të EAM-it. Shqipëtarët kanë cilësinë dhe mirësinë që miqësohen shpejt. Në fillim merreshim vesh me vështirësi, pastaj duke mësuar e duke biseduar rusisht. Përkthyesja jonë një çupë elbasanase, Elvira Gegnaci. Bullgarët na qëndronin shumë afër. Njëri prej tyre sikur të ishte shqiptar: dinte me emër e biografi të gjithë anëtarët e Byrosë Politike. S’kishte qenë në Shqipëri, por kishte njohuri të mira për historinë dhe gjeografinë e saj. Na rrinin afër edhe grekët e EAM-it. Na pëlqenin bisedat me kinezët.

Miqësia jonë forcohej nga dita në ditë përmes aktiviteteve të organizuara midis studentëve të shkollës. Këto ishin programe kulturore e ndeshje sportive. Në aktivitete na përfaqësonte dhe na nderonte sidomos Hamit Taga. Shpesh studentë dhe banorë të rajonit rreth shkollës, spektatorë, thërrisnin: “Albania-Albania! Ne krenoheshim. Në shkollë na vizitonin edhe shqiptarë që studionin në universitete të tjerë, një nga të cilët ishte Qamil Buxheli.

Merrnim pjesë bashkë në veprimtari praktike, që organizonte shkolla, ose organizata e Komsomolit. Në koncerte artistike këndonin grupe nga vende të demokracive. Këndohej dhe nga grupi ynë. Pëlqeheshin shumë këngët popullore shqiptare: “Vajta në Elbasan”, “Perëndeshë e bukurisë”. Këngën e parë e këndonim dhe rusisht, na e kishte mësuar profesoresha e gjuhës ruse, Smirnova, e cila kishte qenë tetë vjet në Shqipëri dhe jepte rusisht në Universitetin e Tiranë. E drojtur, por fliste mirë për Enver Hoxhën.

Në fushën e miqësisë grupi ynë shqiptar la gjurmët  më të mira. Secili nga ne u miqësua me studentë sovjetikë, me të cilët rrinim bashkë për të mësuar edhe gjuhën ruse. Më takoi të banoja  në një dhomë me dy prej tyre, ishin Kola dhe Tolja. Kola sekretar i parë rajoni, djalosh i ri, që sapo kishte hequr briskun në faqe. Çdo mëngjes ngrihej nga gjumi dhe shkonte e futej në liqenin artificial afër shkollës. Ishte i çelur, i thjeshtë, i dashur  Por pas Kongresit të XX të PK të BS, te Kola u dukën ndryshime, nuanca të tjera ideopolitike.

Në shkollën e Komsomolit zhvilloheshin lëndë marksiste dhe profesionale. Në të parat  ishin: Historia e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Materializmi Dialektik e Historik dhe Ekonomia Politike.. Rëndësi të veçantë i kushtohej lidhjes së teorisë me praktikën, duke shkuar në uzina e ndërmarrje industriale, sovkoze dhe kolkoze, si dhe në mbledhje dhe veprimtari praktike të Komsomolit. Kuptohet që bëheshin përgatitje paraprake, që aktiviteti të ishte në nivel të lartë e të përfitohej nga përvojat pozitive. Dëgjonim ne dhe pedagogët kërkonin te mësonin edhe nga përvoja jonë në punën me rininë.

Ndër të tjera morëm pjesë në një konferencë të Komsomolit në rajon për dhënie llogari e zgjedhje. Dëgjuam raportin dhe diskutimet rreth tij. Na bëri përshtypje të mirë kritika e fortë, gjallëria dhe diskutimet, por edhe disa dukuri negative, të cilat tek ne nuk ekzistonin ose ishin në embrion. Kështu, gjatë konferencës hynin e delnin delegatë kur të donin e njeri s’u thoshte gjë. Dikush shkonte për një kafe ose votkë dhe kthehej ose s’kthehej fare. etj Ftoheshim në mbrëmje të vallëzimit. Këto i organizonin mirë. Me programe interesante, letraro-artistike. Me drejtues të aftë.

Përveç aktiviteteve të organizuara nga shkolla, grupi merrte vetë nisma: dilte në qytet, vizitonte metrotë, rrjetin e dyqaneve të tregtisë, objekte të tjera. Herë si grup dhe herë bëheshim dy-tre veta bashkë dhe delnim jashtë shkollës: Shëtitje rreth liqenit aty afër, në mauzoleumin Lenin-Stalin, në Kremlin, në “Balshoi Teatër”, në Parkun e madh e të bukur “Gorkova” e të tjera.

Një ditë shkuam në një aerodrom, ku zhvillohej festa e Aviacionit. Festa ishte aq e bukur, me variacione, sidomos zbritje me parashutë, numëra që ne i shikonim për herë të parë. Mësonim gjëra që s’i dinim. U kënaqëm dhe qeshnim, tërhoqëm vëmendjen e disa të tjerëve që ishin afër nesh. Një grua plakë, e veshur mirë, sikur donte të tregohej se është e re, na vjen aty papritur. Sa erdhi ajo pyeti rusisht se nga jemi. Kur mori veh se jemi shqiptartë, na tregoi se ajo ishte greke , nga Pireja. Një nga shokët tanë i foli greqisht dhe asaj i erdhi aq mirë. Pyeti për minoritetin grek në Shqipëri. Donte të dinte për vendin tonë. E kënaqur mori një informacion të freskët.

Në kohën e lirë shkonim takonim dhe shokë shqiptarë: në Shkollën e Lartë të Partisë, në Universitetin “Lomonosov” piqeshim me Hulusi Hakon, Vangjel Melon, Vasil Bilushin; në konvikt me  Ulvi Vehbiun, Ilir Gjylbegun e Servet Tepelenën, të cilët studionin për mjekësi etj. Në ato ditë gazeta “Pravda” botoi  një faqe të veçantë për studentin e shkëlqyer Ulvi Vehbi.

Rreth shkollës banonin të rinj e të reja, të cilët na ftonin në veprimtari kulturore të tyre, në shëtitje të përbashkëta, kishin dëshirë te mësonin për Shqipërinë, të dëgjonin dhe këngë shqiptare. Në shëtitje e kishin shumë qejf këngën “Vajta në Elbasan, për me ble fustan”. Kënga që nuk e pëlqenin ishte “Kur del kjo hëna dhe ndriçon/ dy zemra i bashkon”! Ne mësuam shumë dhe nga jeta e vepra e Komsomolit dhe e rinisë sovjetike, por nuk mësuan pak edhe ata nga karakteri ynë shqiptar dhe nga përvoja jonë e punës me rininë.

Grupi ynë ishte kompakt, aktiv. Na nderonte sidomos Hamit Taga, që merrte pjesë gjallërisht në të gjitha veprimtaritë që organizoheshin nga shkolla dhe nga grupet e tjera të demokracive popullore. Ishte alegro, me humor, dinamik, i gjithanshëm.  Miq me të gjithë. Emri i tij dëgjohej dhe në grupet e tjerë. S’kishte njeri që të mos e njihte Hamitin. I përshëndeste dhe e përshëndetnin të gjithë.  Kur luante, ishin me të edhe studentë sovjetikë e të demokracive, edhe nga banorë të lagjes! Në ndeshje si futbollist e volejbollist, një gol ose një kosh nga Hamiti, ndizte duartrokitje dhe brohoritje nga të gjithë spektatorët. Banorë të lagjes i thoshin njëri-tjetrit, luan Taga, të shkojmë për balet! Dhe nuk mungonin.

Një herë kishim në programin e shkollës  të bënim ski. Një nga shokët kishte kallo në gishtrinjë të këmbës dhe nuk mund ta kryente këtë pikë të programit shkollor. Hamiti e çoi shokun te mjekja e shkollës, e cila e vizitoi dhe e ndaloi të bënte ski. Para saj, Hamiti, me atë “rusishten copa-copa” të tij, I tha mjekes: “Ski, tavarishi, ja”. Dhe mjekja qeshi duke i thënë “Malladjec”!

Grupi i hungarezëve kishte festë kombëtare. Ftuan të shkonte dhe një student përfaqësues nga grupi i ynë. Grupi  caktoi Hamitin. Ky e pranoi, por me kusht: t’ia bënim ne përshëndetjen dhe ai ta lexonte. Mbetëm dakord, ia shkruam përshëndetjen në emër të grupit tonë, me germa shqip e me kuptim hungarisht! Dhe ia dhamë Hamitit, Atë natë ai ndenji deri vonë dhe e lexoi disa herë. U bind se e mësoi. Shkoi në festën e miqve. Sa e panë këta, e priotën me duartrokitje. Pa le kur Hamiti filloi të flasë “hungarisht”, duartrokitjet ishin frenetike. Kur mbaroi, kush ta përqafonte e ta përgëzonte më parë. Shtyheshin të zënin radhë e ta falënderonin, që “u foli” në gjuhën e tyre.

Në klasë me radhë bënim “dezhur”. Na binte secilit një herë në dhjetë ditë. Detyra e dezhurit ishte e thjeshtë: kur vinte Smirnova, do raportohej rusisht. Hamiti e priste me shumë qejf detyrën e dezhurit. Kishte raste që u a merrte fjalëmn dhe të tjerëve. E dinte që Smirnova do ta ngacmonte, do ta pyeste ku ishte dhe me cilët shëtiste. Sa hynte ajo në klasë, ngrihej Hamiti dhe raportonte. Ajo qeshte me të madhe.

***

Provimet vjetore i mbaruam me rezultate të mira. Shkollën e përfunduam. Pyetjes “Ku dëshironi t’i kaloni pushimet”, iu përgjigjëm: në Leningrad. Po kështu edhe kinezët, të cilët kishin diskutuar në grup dhe vedosën: do t’i bëjmë pushimet atje ku do të shkojnë shqiptarët! Dhe u nisëm bashkë, të dy grupet. Miqtë kinezë thoshin: ”Sa të mirë jeni ju, shqiptarët”! Ne u përgjigjeshim gjithashtu “Edhe ju jeni shumë të mirë, o shokë kinezë”.

Erdhi dita dhe ora e nisjes. Udhëtonim me tren drejt Leningradit. Rrugë e gjatë. Tren luksoz. Shërbim i shkëlqyer. Kalojmë hekurudhës atyre pyjeve të pafund, fushave, kodrave e maleve. Prisnim të shikonim Leningradin.Vizituam Pallatin e Dimrit, atje ku mbajti fjalimin historik Lenini mbi shpërthimin dhe triumfin e Revolucionit dhe për Dekretin e Tokës. Pamë sallën ku foli, Dhomën e punës dhe dhomën e gjumit. Pamë lumin “Neva”, urën mbi të, e cila hapej kur kalonin anije dhe mbyllej automatikisht. Urë shumë e rëndë, por lëvizëse. Përkoi që në ato çaste kaloi aty një anije dhe ura u hap, a thua se e hapi njeri me dorë? Na u tregua Anija “Aurora”, nga e cila u qëllua me top Pallati i Dimrit. Kjo anije mirëmbahej e ruhej si objekt muzeal, simbol i Revolucionit të Tetorit. Vizituam Parkun e Madh, ndërtuar në kohën e Carit. Park i bukur. Lule gjithandej. Skulptura me ngjyrë të floririt. Vendqëndrime të këndshme. Ndër të tjera edhe disa çadra të ngritura për pushim.

Në Leningrad na bënë përshtypje netët e bardha. Pritej të errej dhe dukej sikur vazhdonte dita. A thua se dita në këtë zonë është më e gjatë? Jo, netët e bardha janë karakteristike dhe të krijojnë imazhin e ditës, që kjo nuk errësohet! Neve na pëlqente të qëndronim jashtë e të soditnim këto net. Madje natën zhvilluam edhe loje volejbolli! Ishte vështirë të dalloje kufirin e natës me ditën, ku mbaron dita e ku fillon nata! Po të mos ketë njeriu orë, nuk di kur erret e kur gdhihet!

Kur afroi koha për t’u kthyer në Moskë, të gjithë blemë nga një send, si kujtim nga Leningradi. Unë një radio “Urall” me gramafon, Hamiti një çifte. E vari në murin e dhomës. E gëzonte me duar dhe i fliste si gjahtar që ishte: Me ty, e dashur çifte, do vras një derr në Krujë”I Vaska e ngacmonte: “Ti s’ke për të vrarë dot asnjë zog”!  Erdhi koha për të ikur. Nga gëzimi i çiftes Hamiti ia mori këngës së preferuar të tij “Te shkëmbi Kavajës” Kur do kalonim kfirin, nuk ia lejonin çiften, ndalohej të dilte jashtë Rusisë. Por Hamiti s’e lëshonte. Thoshte:Ja ahotnik. Sejças telegram Hrushovit. Gde posta?!” Dhe bëri tutje. Oficeri u frikësua de j ktheu çiften, m,e të cilën erdhi në Krujë..Nga ekskursioni dhe pushimet në Leningrad u larguam të kënaqur shumë. Qytet i paharruar. Historik. Turistik. Trimëror.

November 6, 2018 11:04
Komento

7 Komente

  1. BACA November 6, 16:49

    PO mire detin e zi e dardanelet po nga deti i kuq ç’tu desh me kaluar ??? :D:D:D:D:D

    Reply to this comment
    • ELIOT November 9, 17:46

      C eshta ky fshatar more ;;;; Po ku i gjen gazeta keto druavar keto coban keto gjymtryma ;; Revoluucioni solli vetem mjerim vuatje krime masakra ;;; Ne cfare vendi demokrat keni pare kampe te interrnuar more druvare ;;;; ne angli ne belgjike ne hollande ku ;;vetem ne vendet si Rusia fashiste komuniste ;;;Stalini ishte nje kriminel qe kurre se kishte pare bota ;;; ;;Por ky debili eshte akoma ne shekullin e baba qemos ;;; ;Vetem ne shqiperi gjen budallnej si ky ;;Revolucioni ha ha ha ha ha ku vdiqem mijera njerez nga varferia nga krimet nga burgosjet e bolshevikeve ;;;; Sa poshte qe jane disa ne Shqiperi ;;;; mire qe linden budallnej por MERCI …. HA HA HA HA REVOLUCIONARI ME I MADH NE BOTE . MAKSIMILIAN ROBESPIER ME SHOKET E TIJE PERFUNDUAN NE GIJOTINE ..JA CFAR SISHTE REVOLUCIONI I HAJDUTAVE …MERCI…

      Reply to this comment
  2. Sazani November 6, 16:57

    Sevo, po t’a lexonte shoku Enver këtë shkrim tëndin , minimumi do të quante revizionist dhe pastajë gjejë vrimë ku të futesh !
    Në gjeografi , Sevo , qënke ibret . Ti thua se ke kaluar nëpër Detin e Kuq . Që të kalosh nëpër Detin e Kuq , duhet të kalosh nëpër Kanalin e Suezit , pastajë Detin e Kuq dhe futesh në Oqeanin Hindian .
    Po kështu , nga Dardanelet futesh në detin Marmara dhe jo e kundërta siç shkruan ti .
    Edhe në histori , Sevo , nuk shkëlqen dhe si teoricien marksist nuk të falet.
    Lenini nuk ka mbajtur asnjë fjalim , s’ka shpallur asnjë dekret dhe s’ka fjetur asnjë natë në Pallatin e Dimrit . Të gjitha këto kanë ndodhur në Pallatin Smolnij ku ishte shtabi i Revolucionit !
    Edhe një gjë Sevo , ti flet me dashuri e respekt për miqësinë midis popujve tanë dhe bravo të qoftë , thua të vërtetën , por , do ishe më i plotë po të thoshe se Shoku Enver u tregua i pabesë dhe mosmirënjohës ndaj popullit fisnik rus, që kur akoma trupi i kullonte gjak nga plagët e Luftës , hiqte kafshatën nga goja dhe na e jepte neve , si vëllai- vëllait . Mirënjohja është tipar i fisnikërisë dhe shqipëtari me të vërtetë është fisnik !

    Reply to this comment
    • Tartufi November 6, 17:37

      Histori [ fosilesh nga plebejte ] e ketij mileti .
      Nostalxhi per nje popull me revulicionin e permbysjes te mjeruar qe u be viktime e egersires se tajges Siberiani me shuarjen e 35 milon te popullit te vet .
      Nuk e dija ,qe populli tim ha mishin e vellait te tij te vrare,per te shuar urine. [ Pasternak ] tek Doktor Zhivago .
      Doktori pa ne fushen e betejes ushtarin Bolshevik qe I priste mishrat e trasha nje ushtari te vrare Menshevik,per ti ngrene per te shuar urine. Ketu qendron cmendurija e revolucionit te Rusise ! Ai qe ha mishin e vellait te vrare,, ai gelltit gjith Rusine.
      Rusine e kam vizituar se bashku me gruan ne vitet 2000 dhe mu dha rasti te flisija me zonjushen e shkolles se mesme te San Piters Burgut [ Lidija ] Me lot
      ne sy ne fund na tha keto fjale . Rusise nuk I takonte kjo tragjedi . Pershendetje Lidija e mbrekullushme ruse
      dhe qe nuk me lexon .

      Reply to this comment
      • Sazani November 6, 18:24

        Si mund të futesh në bisedë apo në polemikë me një njeri , që , në dy fjali llomotit tri idiotizma ?!
        Jo , jo , sa më larg këtij mileti …..!

        Reply to this comment
  3. demo November 7, 17:42

    Ju o Sevo,kur shkuat ne BRSS kuptuat se me kafshe kanibale se bolsheviket e enverit nuk kishte ne Bote.Jo hungarezet,por edhe ruset,edhe kinezet ishin me humane se ju.Ju qe shkuat atje kishit goxha experience,qe ti jepnit mend edhe Stalinit.Ju ishit kuadrot qe nxitet luften e klasave,kishit tejkaluar planin e kulakeve.kishit ngritur burgjet politike dhe kampet e Internimit.Ai Kampi i cfarrosjes ne Tepelene ka qene nen juridiksionin tend.Cfare do mesoje ti ne BRSS?.Ti ishe Hafyz.Ata komsomolasit kane qene si nxenes shkollash para teje.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi November 7, 18:31

    Duhet te kete qene kohe e bukur per te gjithe studentet shqiptare, panvarsisht se te dyja vendet kishin me qindra deri mijra te burgosur politike. S.d.q., asaj kohe njiheshin shqiptaret si nje popull i caktuar, sot njihet vetem Shqiperia, sepse populli nuk ekziston me. 3/4 te shperndare neper bote. Sot ekziston vetem nje shoqeri fluide, qe edhe shqipen e flet dhe e shkruan gjithe gabime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim