Atje ku takohet modernja me tradicionalen

September 3, 2016 15:41

Atje ku takohet modernja me tradicionalen

Këto imazhe mbresëlënëse tregojnë se sa shumë është zhvilluar globalizimi. Këtu takohet shumë natyrshëm tradicionalja me modernen.

Himba Opuwa është një grua afrikane nga Naomibia, e cila e veshur me rroba tradicionale shkon për të bërë pazar në supermarket.

3

Ajo që është më interesante është se vajza nga Noamibia blen edhe detergjent rrobash.

Himba bën një jetesë shumë tradicionale, por është parë se frekuenton të gjitha shërbimet në fshatrat përreth dhe në qytetet.

Kjo grua është 20 vjeç, por veshja, aksesorët tradicionalë, mënyra e jetesës së saj ka tërhequr vëmendjen e fotografit suedez, Bjorn Persson.

 “Gruaja më suprizoi. Isha pikërisht në kohën dhe vendin e duhur. Isha duke punuar për një dokumentar për tribunë Himba. Sapo e pashë thashë kjo është ajo që më duhet”, u shpreh për Daily Mail Bjorn Persson.

Me tej ai tha se gratë si Himba gjithmonë vishen kështu, pa marrë parasysh nëse ato janë në shtëpi, në fshatin e tyre apo duke vizituar qytete moderne.

 “Është për bukurinë dhe traditën e tyre. Ata nuk vishen për turistët kështu, siç ndodh në disa fise të tjera. I gjithë trupi dhe flokët janë të mbuluara me një lloj të caktuar balte që i mbron ato nga dielli dhe rrobat janë të bëra kryesisht nga lëkurë dhie”, theksoi fotografi. Fisi Himba është në veri të Namibisë dhe ka rreth 50 mijë banorë.

2 3 4

September 3, 2016 15:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*