Atletet e Edi Ramës tërheqin edhe vëmendjen e …BBC

July 11, 2018 11:37

Atletet e Edi Ramës tërheqin edhe vëmendjen e …BBC

 

Atletet e kryeministrit Edi Rama në ngjarje të rëndësishme kanë tërhequr vëmendjen shpesh, por BBC reagoi në mënyrë ironike.

Gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Londër, Rama u bë lajm i prestigjiozes britanike për paraqitjen e tij.

Ai kishte zgjedhur të vishte një palë atlete të bardha, të cilat morën të gjithë vëmendjen, pasi dallonin nga veshjet zyrtare të personazheve të njohur publikë.

Në një video të publikuar në Twitter, BBC shfaq foton zyrtare të liderëve pjesëmarrës në Samit teksa shkruan: “Duket se dikush nuk e ka kuptuar kodin e veshjes…”.

Më tej në artikull BBC shkruan: “Fotoja e familjes” është një moment tradicional, por atletet sportive në rreshtin e parë nuk janë aq tradicionale.

Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që mesa duket e paska shijuar foton”.

a.s/dita

July 11, 2018 11:37
Komento

3 Komente

  1. Kasandra July 11, 13:47

    Një pyetje për BBC-në:
    A do të bënte BBC të njejtin koment për Kryeministrin shqiptar nëse atletet do të ishin të zeza, ashtu siç mund t’i ketë dikush tjetër në atë fotografi?! Prepotenca nuk ka brirë! Kasandra.

    Reply to this comment
  2. Arben July 11, 15:36

    Lum si me per lidrin botror.

    Reply to this comment
  3. demo July 12, 12:06

    Po lideri per kete i ka veshur,per tu bere personazh i BBC..Hasell,hasell,ju fut politikes,u be kryeminister,,vetem e vetem qe ta shkrepte BBC me atlete te bardha.
    Shqiperise nuk i duhet as NATO,as BE.Shqiperise i duhet nje fallxhor,qe te prishi mallkimin.
    Nga qindra studente,qe ne vitet 30 sakrifikuan kursimet e familjeve te tyre per te shkelqyer ne Universitetet me te njohura te botes, na bie per pjese Enver Hoxha,nje aventurier,mashtryues,parazit qe nuk shleu dot nje provim te vetem.
    Nga dhjetra mijra,qytetare,intelektuale te njohur ne fushe te shkences,legjislatures,ekonomise,na bie per pjese nje malok,nje bishe shpellash,qe kishte te fshehur morbin e shkaterrimit dhe katrahures dhe e shnderroi Shqiperine me keq se shpella nga doli.
    Nga qindra intelektuale serioze qe kishte Partia Socialiste vete e zgjedh nje karabush me shkolle arti,qe vuan nga deliri i karabinase,,,qe shtetin e drejton duke bojatisur muret,duke ndertuar kulla ne mes te Tiranes dhe duke grabitur buxhetin e shtetit me PPP.
    Ne sot na duhet nje fallxhor,qe te prishi syrin e keq,se sot e njeqind vjet SHARLATANET NUK PO I NDAHEN KREuT TE SHTETIT..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*