Atletico-Chelsea, akord për Filipe Luis

July 17, 2014 09:10

Atletico-Chelsea, akord për Filipe Luis

Filipe Luis tashmë mund të quhet një lojtar i Chelseat. Londinezët kanë arritur përfundimisht marrëveshjen me kampionët spanjollë të Atleticos së Madridit për mbrojtësin brazilian, ndërsa mbetet vetëm formaliteti i firmave dhe vulave për t’i vendosur kapakun këtij transferimi. 28-vjeçari tani ka të drejtë të diskutojë për termat financiarë me skuadrën e Mourinhos, para se t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor në Angli.

Gjatë sezonit të kaluar, Luis është aktivizuar 44 herë për Los Colchoneros, të cilët fituan të parin titull në La Liga që prej vitit 1996, ndërkohë që në Champions League u mundën në finale nga Reali i Madridit. Në projektimin e skuadrës për sezonin e ri, Filipe Luis shikohet nga The Special One si zëvendësuesi direkt i Ashley Cole, i cili u largua nga Londra për të vazhduar karrierën në Itali me Romën. Transferimi i brazilianit nuk mund të quhet një lëvizje e papritur, pasi në fund të sezonit, ish lojtari i Deportivo La Coruna u kishte shprehur dëshirën drejtuesve të Atleticos për t’u bashkuar me Chelsean. Filipe Luis është i dyti pas Diego Costas, që braktis Rojiblancos për Blutë e Londrës, ndërkohë që pritet edhe transferimi i mesfushorit Tiago Mendes po me të njëjtin itinerar.

July 17, 2014 09:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*