Atletico Madrid do Icardin, Interi kërkon 45 milionë euro

January 4, 2016 08:26

Atletico Madrid do Icardin, Interi kërkon 45 milionë euro

Atletico Madrid këmbëngul për të pasur në radhët e saj Mauro Icardin. Sipas asaj që publikohet në median italiane, trajneri i skuadrës madrilene, Diego Pablo Simeone e dëshiron me çdo kusht sulmuesin argjentinas nën urdhrat e tij dhe është gati të bëjë çdo gjë për t’ia arritur qëllimit. 

Simeone e sheh Icardin si njeriun perfekt për të plotësuar repartin e sulmit të skuadrës së tij dhe tashmë ka zhvilluar bisedimet e para me përfaqësuesit e futbollistit për të kuptuar nëse Interi është gati të hyjë në këto tratativa.

Megjithatë, Interi vazhdon të rezistojë ndaj kësaj këmbënguljeje të Atletico Madrid. Te skuadra milaneze gjithnjë është përmendur fakti se e ardhmja e Icardit do të diskutohet në muajt e verës, por ky fakt nuk përbën garanci për një shitje të mundshme të sulmuesit, përkundrazi. Interi i ka shfaqur hapur pretendimet e tij ndaj skuadrave që kërkojnë shërbimin e Icardit. Gjithnjë sipas asaj që publikohet në median italiane, Interi kërkon mbi 40-45 milionë euro për kartonin e Icardit, që do të thotë se Atletico duhet të mendohet mirë përpara se të kërkojë shërbimin e sulmuesit.

Por jo vetëm kaq, Interi ka në favorin e tij në këtë pikë edhe vetë Icardin, i cili disa herë ka shfaqur dëshirën e tij për të qëndruar te skuadra italiane me të cilën dëshiron që të luajë edhe në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

January 4, 2016 08:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*