Letër për mbrojtjen e hapësirës publike

July 5, 2013 10:05

Letër për mbrojtjen e hapësirës publike

Letër – Z.Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë / Z.Ilir Meta Kryetar i Parlamentit / Z.Lulzim Basha Kryetar i Bashkisë Tiranë

Për dijeni: Z.Alexander Arvizu, Ambasador i SHBA në Tiranë / Z .Ettore Sequi, Ambasador i BE në Tiranë  / Z. Haxhi Selim Muça Kryetar i Komunitetit Mysliman / Familjeve Kruja, Pronarëve të ligjshëm të truallit pranë Namazgjasë

 

Për ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirës publike dhe të gjelbër në truallin e quajtur Namazgjaja dhe përreth parkut të Parlamentit të Shqipërisë, Tiranë.

 

Të nderuar zotërinj,

Ne, një grup organizatash të Shoqërisë Civile, pedagogë, studentë, qytetarë, mjedisorë me pasionin, sikundër dhe Ju, për ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave publike dhe të gjelbra në Shqipëri, të bindur në vetëdijen tonë shkencore dhe ligjore, kërkojmë mbështetjen Tuaj, për të ndaluar vendimmarrjen e gabuar, siç është:

1. Ndërtimi i një institucioni fetar te zona e Namazgjasë;

2. Ndërtimi i dy kullave të larta si qendra tregtare pranë zonës Namazgja;

3. Ri-dimensionimi i institucionit të Parlamentit në kuptimin urban për shkaqet e mësipërme.

Gjithë analiza dhe ekspertiza shkencore, mbështetur në kushtet urbane, arkitekturore dhe mjedisore, si edhe në vlerësimin e mbështetjen e opinionit publik për këtë çështje na detyron t’ju bëjmë me dije se:

1. Këto tre institucione, në asnjë rast dhe në asnjë shembull të vendeve të tjera në botë, nuk mund të qëndrojnë së bashku;

2. Të tre këto institucione kanë:

– funksione të lejuara krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, madje

– funksione të lejuara që përplasen me njëra- tjetrën.

3. Të tre këto institucione janë në dis-harmoni të plotë nga pikëpamja urbane, për shkak të:

– afërsisë së patolerueshme me njëra-tjetrën,

– intensitetit të lartë të ndërtimit (mbi 3.2),

– të koefiçientit të lartë të zënies së territorit (mbi 0.9);

4. Të tre këto institucione janë në kundërshtim të plotë nga pikëpamja mjedisore, sepse:

– fillojnë me shkatërrim, pa një raport të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis – VNM,

– fillojnë me gërmim dhèu, pa një Plan të Detajuar Vendor – PDV,

– fillojnë me prerje të pemëve 70 vjeçare në nje zonë të mbrojtur monument kulture, pa një kompesim të dëmit, “Ndotësi Paguan”.

5. Ky rivlerësim i territorit apo ndërtimet e mësipërme si (Xhamia, Qendrat e Biznesit), përpos:

– rëndësisë së zonës si hapësirë publike,

– si zonë e vetme e gjelbër e mbetur pranë Qendrës së kryeqytetit tonë Tiranë,

– si ndërtime pranë një institucioni të rëndësisë së veçantë siç është Parlamenti;

do të kërkonte të paktën:

– përfshirjen e publikut në informim dhe formim, debat publik, si dhe

– përfshirjen e publikut në vendimmarrje dhe referendum;

Sa më sipër, konform kërkesave të ligjit, kërkojmë nga ana e Juaj të ndërmerren hapat e nevojshëm institucionalë për rishikimin e kësaj vendimmarrje të gabuar, duke propozuar organizimin e një Takimi Ndërmjetësimi, për një mirëkuptim të plotë të Palëve me Shoqërinë Civile, Inxhinierë, Arkitektë, Urbanistë dhe Mjedisorë. Ndryshe, historia do të na bëjë përgjegjës përpara qytetarëve, fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm, të cilët nuk kanë për të na e falur këtë dëm urban me pasoja të pariparueshme për jetën, mjedisin, paqen sociale dhe qytetërimin tonë perëndimor.

 

Letrën e mësipërme e kane hartuar nje grup i drejtuar nga Av. Kastriot FRASHËRI dhe Prof.Sazan GURI. Ata e kane shoqeruar me shenimin: Kushdo si shoqatë apo individ, është i mirëpritur të vijë ta firmosë sot deri në orën 22.00 pranë zyrave tona; si dhe të bëhet pjesë e Tryezës (Takim Ndërmjetësimi), lidhur me këtë çështje, e cila do të organizohet ditën e enjte, datë 11.07.2013, ora 12.00, në Hotel Tirana

 

 

Aty ku do ndërtohet xhamia e madhe e Tiranës do të ngrihen edhe dy qendra të mëdha biznesi, edhe pse nuk janë të parashikuara në planin e ri urbanistik të Tiranës.

Ndërkohë ka nisur prerja e pemëve në parkun që do pushtohet nga xhamia dhe dy qendrat e biznesit.

Ndryshe nga sa ndodh në Turqi, këtu nuk ka reaguar kush përveç një grushti ambientalistësh.

“Ata mendojnë se kjo hapësirë është e përshtatshme jo vetëm për një xhami, por edhe për dy vepra të tjera urbane. Nuk mund të mendosh të kesh një Parlament kaq afër me xhaminë dhe qendrat tregtare”, ka deklaruar ambientalisti Sazan Guri.

“Kryetari i bashkisë po shkel kushtetutën e Tiranës që nuk lejon cenimin e hapësirave të gjelbra të kryeqytetit, të frustruara me ndërtime”, ka denoncuar ambientalisti tjetër Lavdosh Ferruni.

Edhe vetë besimtarët myslimanë shprehen kundër kësaj nisme. “Flas së pari si qytetare dhe së dyti si myslimane e devotshme. Duhet të gjendet një formë tjetër. Të prishësh hapësirën e gjelbër nuk ka kuptim”, ka thënë një qytetare.

Ajo është ndër lulishtet e pakta të mbetura në kryeqytet, e cila pritet të kthehet shumë shpejt në një shesh ndërtimi. Ambientalisti Sazan Guri i ka drejtuar një thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra.

“Do t’i bëja një thirrje qytetarëve që të mos mbushin sheshet për fushatat, por t’i mbushin ato për atë që po i bëhet vendit. Nëse ata nuk pyesin për jetën e tyre, të pyesin për atë të fëmijëve të tyre”, ka thënë Guri./Tema

July 5, 2013 10:05
Komento

21 Komente

  1. Shqiptari June 10, 20:50

    Ku ka protesta per gjelberimin ne shqiperi more? Shqiptaret nuk protestojne as per varferine,as per uje,as per pune,as kur sahit shpellari i vjedh pale per gjelberimin?! As qe ju shkon ndermend. Edhe opoziten e kini pare? Proteston vetem kur i grisin posterat e zgjedhjeve e per ndonje gje tjeter qe s’u hyn ne pune shqiptareve. Kjo opozite nuk e ka te “rilindja” nxitjen e shpirtit te protestes qytetare. Ajo kerkon rilindje pa qytetare. Po a behet rilindja me popull te fjetur. Nxit shpirtin e protestes moj opozite anemike ndryshe shko ne djall!

    Reply to this comment
    • xheku June 11, 09:06

      si bashkia aktuale e tiranes si shteti
      a nuk eshte turp?
      dhe akuzojne opoziten!
      saliu dhe luli duhen larguar
      ne fillim njeri e pastaj tjetri!
      eshte thjesht ceshtje kohe!

      Reply to this comment
  2. geg hyseni June 10, 21:07

    Duhet te shpallet gjendje alarmante nga vete qytetaret, se sa per qeveri dhe opozite lumi po e merr kete vend.Rama si ish bashkiak u akuzua dhe vazhdon te etiketohet si betonizues i Tiranes.Shikoni se cfar po ndodhe ne menyre te organizuar dhe te planifikuar nga Luli i 90 votave si kryebashkiak i Tiranes pa mbushe akoma dy vjet ne detyre! Shikoni si u katandis Parku Kombetare, shikoni lulishtet ne mes te Tiranes dhe kudo ne lagje.Po shkulen pemet qindra vjecare e ne vendin e tyre hapen gropat e betonit per ndertimet e mafias. Vjen inspektoriati i ndertimit dhe policia e Lulit, dhe kerkojne zbatim ligji per nje cati qe hedh fakir fukaraja ose nje pale shkalle, e lene te ndertohet pa asnje leje pallate 10 e 12 kateshe ngjitur me “shkelesin” e ligjit, qe ka dhjetra vjet per te bere nje shtese dhome apo per te mbuluar me cati banesen e tij…..Ky eshte plani i zhvillimit te Tiranes “europiane”.Prisni, prisni se eshte vetem fillimi….

    Reply to this comment
  3. albana June 11, 09:42

    shikoni se cfrae mashtrimesh u ka bere slai berisha komunitetit mysliman ne shqiperi dhe kjo eshte ne pjesen e zanatit te tij te shpifur per te genjyer e mashturar ne cdo moment e per tu tallur me popullin tere kohes

    Reply to this comment
  4. elona June 11, 09:44

    pazaret e biznesit nuk do e lene as berishen e as shqiperine te beje perpjete dhe t ebeje mire ndaj kjo politike e saliu esht etotalisht e shemtuar e teotalisht meskine si forme e tij per t emashtruar ne prag t efushateselektorale komunitetin mulsiman

    Reply to this comment
  5. ergi June 11, 09:45

    esht eturp kur degjon lajme t etilla se aty ke xhamia lul basha dhe sali berisha nuk kane lene pa futur hundet duke bere dy qendra biznesi rreth saj dhe keshtu e shkaktojne imazhin e saj dhe turperojne dhe treegon se kane genjyer komuniustetin mysliman

    Reply to this comment
  6. arsi June 11, 09:47

    Nuk jane te pershkruara ne planin e ri urbanistik sepse ato me siguri do te jene qendrat e biznesit te miqve te pushteti ne ikje, ndaj nuk i kane deklaruar….ilindje per te ndalur planin e ri shkaterrues te Tiranes qe lulushi ka miratuar.

    Reply to this comment
  7. arber June 11, 09:47

    sali si gjithmone genjeshtar ka qene dhe ashtu do mebtet kshuqe nuk nderton dot nje gje po nuk futi apzaret e saj per pallate biznesi e per per rtakeri te ndryshme ne menyre qe t efitoje ai dhe familja e tij nga te gjitha anet se bashku me klinete e tij e ministrave t etij

    Reply to this comment
  8. dea June 11, 09:48

    Po po vazhdoni me baterdin tuaj te prerjeve te pemeve per te ngritur pallate e ndertesa shumekateshe, e flisini pastaj per ajrin e Tiranes….Voto Rilidnjen per te ndalur vrullin shkaterrues te kryetarit te shakis me vota te vjedhura.

    Reply to this comment
  9. bertin June 11, 09:48

    sali eshte shakterruesi i gjithckaje pavarsisht se u duk sikur i dha kominitetit mysliman t edrejten per te ndertuar nje xhami te madhe por nderkohe kjo sihte thjesht per fushate elektorale se rreth saj ai dha leje per dy qendra t emedha biznesi qe e mbulojne ate

    Reply to this comment
  10. arbenita June 11, 09:50

    Shqiptaret dhe per me teper qytetaret e Tiranes duhet te ndalin prerjen e pemeve, shkaterrimin e mjedisit nga bshkia qe i ben favore miqve te saj duke cenuar dhe shkaterruar pasurit publike te qytetareve te Tiranes……Qytetaret duhet te dalin ne shesh jo per te sherbyer si dekor per mitingjet e Saliut, por per te protestuar kunder prerjeve te permeve dhe shkaterriit te parkut.

    Reply to this comment
  11. denari June 11, 09:50

    saliu nuk duhet t elejohet te mashtroje keshtu komunitetin mysliman ndaj turp trup turp qe sillet ne kete menyre me nje besim fetar goxha t emadh ne shqiperi qe ne fkat meriton respkt dhe me te vertete nje xhami te madhe per numrin e besimtareve e jo genjeshtra pa fund nga slaiu dhe luli

    Reply to this comment
  12. enio June 11, 09:52

    shteti jone me n ekrye slai berishen e lul bashen qe esht ekreu i bashkise vegel dhe kukulla e saliu ka ngritur nje grup klientel biznesi qe shkaterrojen tiranen me pallate e qendra biznesi e gradacela qe po cenojne dhe xhamine e re te itranes

    Reply to this comment
  13. enisa June 11, 09:54

    ndja ky komunitet se bashku me te gjithe shqipatret slai ebrishes duhet ti japin nje shpuplake te madhe sepse nuk meriton te tallet keshtu em shqipatret sepse ata e kane sjellur ne pushtet per ti mirqeveirsur e jo per ti genjyer e pasuruar familejn e vet

    Reply to this comment
  14. endi June 11, 09:56

    prandaj per mendimin tim 23 qerhsori duhe tt ejete dita kunder slai berishes dhe qeverise se tij e te mebshtetit edi rama e parita socialsit eme programin per nje rildineje shqipatre si alternativa me e mrie per zhvillimin e shqiperise

    Reply to this comment
  15. klara June 11, 10:21

    Duhet protestuar sigurisht jo per xhaminn ,por per ata qendrat tregtare qe nuk ishin ne plan…sepse nuk mund te shkaterojme mjedisin e te presim pemet per tu hapur hapsira miqve te pushteti per te ngritur aty bizneset e tyre..

    Reply to this comment
  16. Aleko July 5, 10:35

    Nuk jemi kunder ndertimit te xhamive dhe kishave, por jo ne qender te qytetit.Edhe ajo pak hapsire e gjelber do eliminohet. Xhamise mund ti jepeshe nje vend ne periferi.Edhe per kishen orthodokse u gabua qe u ndertua atje.Si kundepeshe te saj, nuk duhet te ndertoheshe xhamia. Ky vend ka nevoje per punesim, mireqenje dhe per te permiresuar jeten e qytetareve me hapsira te gjelberta.

    Reply to this comment
  17. eri July 5, 12:37

    Sazan Gurin e kam pare ne nje video te Partise turkfoile e islamike PLSHR,Levizja Shqiperia e Re,ne nje vizite tek emigrantet ne Zvicer

    ka ndonje shpejgim zoti Sazan Guri per kete eprqafim te turkofileve te Edmond Vlashajt???

    Sepse ketu na dalin djajte engjej…dhe ne e marrim vesh pas vdekjes!!!!

    Reply to this comment
  18. Lul Mazreku July 5, 17:19

    Kjo leter publike drejtuar mazhorances se re nga z. Kastriot Frasheri dhe Sazan Guri eshte nje akt qe duhet pershendetur. Te dy keta persona jane indivite me veprimtari te spikatur ne mbrojtje te interesit publik. Shpresoj qe thirrja e tyre te degjohet nga ata qe kane per detyre ligjore te mbrojne interesat e ketij vendi dhe jo ti shesin per ca para tek pusqollat e ardhura nga shpellat e erreta te Azise.

    Reply to this comment
  19. arnaut July 6, 03:06

    Nje pergjigje e mire nga e-zani ndaj Cukalit dhe Gurit: http://www.e-zani.com/2013/07/05/cfare-fshihet-pas-pemes/

    Reply to this comment
  20. hcwqsafgzxtyuoocljfdkn se December 10, 15:51

    aha salaaaa rrofte ishalla hiqert edi rama

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim