Aty ku nuk ka drejtësi, nuk ka as demokraci!

October 30, 2018 11:36

Aty ku nuk ka drejtësi, nuk ka as demokraci!

 

Tani që jam regjur,

bëj vërtet çudi,

që ka ende njerëz,

që hyjnë në parti?!

 

Se ka ende njerëz,

që kanë besim,

dhe nuk e shikojnë,

gjithë këtë mjerim!

 

Në vërtetë po futen,

kanë për t’u zhgënjyer,

se biznes privat,

partitë janë kthyer!

 

Ç’parti janë këto,

që lumi t’i marri,

kur çdo gjë në dorë,

e ka kryetari?!

 

Kolegjialiteti,

gjithandej mungon,

si një fjalë e huaj,

tani tingëllon!

 

Vetëm kryetari,

mund të bëjë marrëveshje,

gjithë të tjerët duhen,

vetëm kur ka ndeshje!

 

Të gjitha partitë,

dhe organe kanë,

po gjithë organet,

krejt formale janë!

 

Para kryetarit,

s’kanë asnjë fuqi,

se partitë tona,

s’kanë demokraci!

 

Kur demokracia,

tek partitë mungon,

më tutje kuptohet,

s’ke çfarë diskuton!

 

Janë pa kufi,

kërkesat e saj,

ndaj demokracia,

s’është dhe aq kollaj!

 

Po demokracia,

s’është veç halli ynë,

kudo ka probleme,

me demokracinë!

 

Po në ato vende,

ku po promovohet,

zëri i çdo njeriu,

qartësisht dëgjohet!

 

Dhe demokracia,

quhet gjë e mirë,

kur nga drejtësia,

është paraprirë!

 

Dhe pa diskutim,

ku s’ka drejtësi,

as mund të mendohet,

s’ka demokraci!

 

Ndaj unë këto vargje,

nuk i shkrova kot,

se në këto kushte,

jemi neve sot!

 

Krejt teorikisht,

këtë vlerë e kemi,

ama faktikisht,

ende larg saj jemi!

A.DUKA

October 30, 2018 11:36
Komento

5 Komente

  1. katarakti October 30, 13:19

    Vazhdon tradita e vjeter shqiptare misheruar aq bukur nga Zogu dhe Enveri. Nuk po e shtoj emrin e Berishes ketu se turperoj 2 te paret. Meqe shqiptaret nuk mund te ndikojne ne politiken e partive, te udhehequr nga Njeshat e “pagabueshem”, te pakten te kerkojne me force, duke perfshire ketu edhe mitingjet dhe demonstratat, ndryshimin e ligjit zgjedhor. Pra qe zgjedhesit te kene te drejte te votojne per kandidat deputetin qe duan dhe jo per partine. Siç eshte bere deri me sot. Fatkeqesisht kete ligj e kerkoi dhe e vendosi Shalegjati me 2008-ten, ne bashkepunim me Salehun. Ne kete menyre kryetaret e partive kthehen ne sulltane, ndersa deputetet ne eunuke te tyre. Se vetem prej kryetarit jane aty ku jane! Kjo eshte goditje vdekjeprurese ndaj demokracise. Ne partine e tyre “Njeshat” le te bejne ç’te duan, por ata nuk kane te drejte te konfiskojne dhe monopolizojne vullnetin e zgjedhesve. Ndryshe parlamenti mbushet, siç eshte sot, me yesmena dhe bythelepires pa dinjitet, pa nivel, pa kurajo. Demokracia konfiskohet dhe kthehet ne mjet sundimi i kryetareve te partive. Duhet me çdo kusht, me hir apo me pahir, te ndryshohet ky ligj. Shalegjati neqoftese eshte kunder le te kepusi qafen, ose asnje vote partise se tij. Demokracia nuk mund te kthehet ne prone private te nje krimineli si Berisha, te nje hajduti si Like Floriri apo nje kokainomani si Edi Rama.

    Reply to this comment
  2. Arben October 30, 13:45

    Shqiperia uropiane

    skllever moderrne.

    Po nuk pranuan kete fakt shqipetaret, nuk kane per te

    pare ndonjehere dite te bardhe me sy.

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik

    Reply to this comment
  3. Populli October 30, 14:13

    Aty ku me pa drejtesi mesohen,
    eshte shum veshtire te ndryshohen,
    pa drejtesia i behet natyr e dyte,
    i pergjum, nuk shohin nga syte,
    kur padrejtesine shkathtesi e quan,
    akoma me shume vuan e vuan,
    kur per drejtesi populli te luftoje,
    nga qeveri e padrejte mund te shpetoje,
    ndryshe, po priti qe ti vij vet drejtesia,
    keshtu e me keq do vuaj Shqiperia,
    per drejtesi popujt gjithmone kane luftuar,
    drejtesine askujt nuk ja kane dhuruar.
    kete ta provoje pra dhe populli shqiptar,
    boll me padrejtesi nga pushtetar zagar.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 October 30, 16:16

    Ju tha grave Rama
    Dhe qeshen shejtanet
    Kerkese e rilindjes
    Mbuloni organet
    Kemi unitet o Lul demokrati
    Parti e pushtet
    Eshte vetem I Gjati

    Reply to this comment
  5. DRAGOI October 30, 17:16

    Arben, mos ma vërej se do ta përmirësoj dhe përcaktoj pak më mirë komentin tën këtu lartë:

    Shqipëria europjane
    tipike -skllavëri moderne

    që u dëshmua dhe po dëshmohet
    edhe ma S K LL A V Ë R I

    -edhe sesa SKLLAVËRIA KLASIKE !!!I

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*