“Aty ta shpifte teatraliteti për t’i thënë pafundësisht faleminderit njëri -tjetrit mes Metës, Manjës e të tjerëve”

September 9, 2019 15:26

“Aty ta shpifte teatraliteti për t’i thënë pafundësisht faleminderit njëri -tjetrit mes Metës, Manjës e të tjerëve”

Duke analizuar ngjarjen politike të ditës, daljen e presidentit Meta para Komisionit Parlamentar për hetimin e tij, analisti Andi Bushati shkruan se “Ilir Meta i ka dhënë pa dashje një ceremonialitet institucional, një pushteti që i kanë rënë brekët”.

Shkruan Bushati:

“Po të shihje sot paraqitjen e presidentit në komisionin që po shqyrton shkarkimin e tij, Shqipëria ngjante si një nga vendet më demokratike të botës.

Ajo seancë pyetje përgjigjesh, ishte krejt e ndryshme nga sa ne jemi mësuar të shohim në atë sallë. Kush e kujton përplasjen epike të komisionit Olldashi- Rama dhe paraqitjen e këtij të fundit me megafon në dorë, kush sjell ndërmend me neveri hetimin e komisionit hetimor për “puçin” e 21 janarit, bie pa dyshim dakord se seanca e sotme ishte një model.

Aty u diskutua në mënyrë kordiale dhe të edukuar për dilema kushtetuese, aty socialistët ishin instruktuar që mos bënin replika me kreun e shtetit, aty dhe opozitarët e rinj që sillen si rrugaçë në parlament ishin bërë pula, aty tonet solemne dhe “interesi për mbrojtjen e shtetit” dukej sikur qenë preokupimet madhore të bashkëbiseduesve, aty ta shpifte teatraliteti për ti thënë pafundësisht faleminderit njëri -tjetrit mes Metës, Manjës e të tjerëve.

Kujtdo që e dëgjonte atë seancë pyetje përgjigjesh, i krijohej përshtypja e rreme se ligjvënësit dhe shtetarët shqiptarë janë ata që raskapiten deri në stërmundim për të drejtën e qytetarit për të zgjedhur, për sovranitetin e popullit, për reflektimin e vendimeve të Strazburgut tek ne dhe për të ardhmen perendimore të vendit”.

Sipas gazetarit “këtu lind pyetja: a shkon ky ceremonialitet institucional me gjendjen aktuale”.

“A ka nevojë për kaq seriozitet me këtë parlament qesharak? A është e domosdoshme pjesmarrja në këtë komision, që bëhet vetëm për të mbytur me propagandë zhvillimin e zgjedhjeve moniste të fshikulluara edhe nga OSBE-ODHIRI? A duhet trajtuar me dinjitet një pushtet që zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me Kolegjin zgjedhor, që vepron si maskë duke mos botuar dekretet në Fletoren Zyrtare, që përdor KQZ-në si leckë dhe tremb gjykatësit e zgjedhjeve me gogolin e vettingut?”.

Për Bushatin pas kordialitetit dhe toneve etike të seancës së kësaj të hëne, pas dilemave për shkeljen apo jo të kushtetutës, fshihej “fytyra e pushtetit personal dhe autarkik, që ka marrë vendimin për këtë komision, që ka shtypur butonin e kuq të luftës me presidentin, që ka shkruar pyetjet e dordolecëve të tij në atë sallë, e madje që ka vendosur që ajo shfaqe i duhej e qetë e edukuar dhe institucionale”.

Gazetari mendon se Meta nuk duhet të kishte shkelur në atë komision sepse me sjelljen e tij “paraqiti si normalë, një pakicë banditësh anormalë”.

 

a.d. / dita

September 9, 2019 15:26
Komento

4 Komente

  1. Gani USA September 9, 15:29

    Aq.mire e ke thene
    Po ti hiqje emrin A.Bushati ketij artikulli do ishte perfekt
    Na i shpifen o zot, kur do marri fund ly TEATEEERRRRR hajdutesh qe e ka cuar vendin ne cmendin!!!!

    Reply to this comment
  2. mirel September 9, 17:48

    Andi, nga te paktet gazetare qe lexohet.

    Reply to this comment
  3. demo September 10, 02:13

    Meta ju perunj Ulsi Manjes,(rrjedhimisht edhe Edi Rames),
    sepse e ndjen veten fajtor per cdekretimin e pabese te 30 qershorit.Kete perunje dhe sidomos perpjekja per t`ja hedhur fajin agresivitetit dhe rrebelimit rrugaceror te PD, Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk do t`ja falin,por do t`ja shlyejne duke bojkotuar 13 tetorin.
    Ne 13 tetor do te jete vetem LSI para kutive te votimit.
    Gazeta RD dhe n55,do te hapen sot me titullin:Idhjere,por krenar

    Reply to this comment
  4. Saras September 10, 05:48

    Mirel….je mashkull apo femer…

    …ama je e/i vetmi qe te pelqekan shkrimrt e morrit ….Bushati.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*