“Audi” shoshë nga plumbat, pronari tregon konfliktin: Para disa vitesh…

August 1, 2017 15:42

“Audi” shoshë nga plumbat, pronari tregon konfliktin: Para disa vitesh…

Zbardhet deshmia e pronarit te automjetit qe u be shoshe nga plumbat teksa ishte i parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 pas mesnate, duke gdhirë dita e djeshme, në lagjen “Kodër Haxhë”, të Kamzës. Ka qenë vetë pronari i automjetit tip “Audi”, ai që ka lajmëruar Policinë, duke telefonuar në numrin e emergjencave, pasi ka dëgjuar breshërinë e automatikut në oborrin e shtëpisë.

Shërbimet e Komisariatit nr. 5 kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë konstatuar disa gëzhoja që i përkasin një arme automatike. Pronari i makinës është babai i 6 fëmijëve, Mehmet Çoku, nga një fshat i Elbasanit, por me banim prej vitesh në Kamzë të Tiranës.

Ai është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë, nëse ka ndonjë dyshim të mundshëm rreth autorëve të ngjarjes, por ka deklaruar se nuk ka probleme me asnjë njeri dhe nuk mund të flasë për persona konkretë. Megjithatë ka përmendur se para disa vitesh ka pasur një problem pronësie në fshatin ku jetonte më parë, por edhe në këtë drejtim nuk ka ndonjë dyshim konkret.

Megjithatë burimet thanë se personat që kanë qëlluar në drejtim të makinës së tij, kanë pasur si qëllim t’i japin një mesazh, të cilin i dëmtuari shprehet se nuk e di se nga ku mund t’i ketë ardhur. Policia tha se nga të shtënat nuk ka pasur persona të plagosur, pasi në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur lëvizje në zonë e po ashtu as në makinë.

Familjarët e pronarit të mjetit, por edhe vetë ai kanë deklaruar se pasi kanë dëgjuar të shtënat e automatikut, kanë dëgjuar edhe zhurmën e një makine. Kanë dalë fillimisht në dritare për të parë se çfarë kishte ndodhur, por nuk kanë arritur të shohin asgjë. Burimet thanë se nisur nga këto deklarime, ka dyshime se autorët mund të kenë shkuar aty me ndonjë automjet dhe pasi kanë qëlluar automjetin e parkuar, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Nga ana tjetër, po verifikohen kamerat e sigurisë së objekteve, ndonëse jo shumë pranë vendit të ngjarjes, për të monitoruar lëvizjet e ndonjë automjeti të dyshimtë, rreth orarit kur ka ndodhur ngjarja.

August 1, 2017 15:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*