Audio- Incizimi / ‘Unë jam Vjollca Braho, dua t’i jap shumë lekë partisë time’

April 4, 2016 13:44

Audio- Incizimi / ‘Unë jam Vjollca Braho, dua t’i jap shumë lekë partisë time’

Në fund të Marsit 2016, në Spitalin Rajonal të Fierit u prezantua drejtoresha e re Bruna Cami, ajo vinte si një propozim i PDIU-së dhe prezantimin me stafin ja bëri një tjetër drejtoreshë e rëndësishme e kësaj partie, drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, znj. Vjollca Braho.

Fjalën e mbajtur nga Braho HashtagAL e disponon të regjistruar, znj.Braho shfaqet tepër interesante në këtë regjistrim.

Në një moment ajo shpreh hapur faktin se meqenëse drejtoresha e re e spitalit të Fierit vjen nga PDIU-ja, pra ishte e partisë, kjo ishte një arsye që Fondi që drejton znj.Braho të tregohej zemërgjerë me të dhe t’i lëvronte sa më tepër fonde këtij spitali.

Pak më tej znj. Braho sqaroi se në fakt bëri shaka dhe nuk e kishte seriozisht këtë pretendim, sepse sipas saj buxhetet janë të përcaktuara që në fillim të vitit.

Por pa e sqaruar mirë shakanë e saj, Braho bëhet sërish serioze. Ajo thotë se edhe pse buxhetet janë të përcaktuara ato mund të rishikohen me qëllim shtimin e mbështetjes dhe të lekëve për spitalet që kontrollohen nga e njëjta parti që kontrollon dhe Fondin.

Nuk është ndonjë hata apo çudi e madhe kjo që ka thënë znj.Braho në fakt, të gjithë e dimë që kështu funksionon zakonisht. Por fakti që znj.Braho e artikulon këtë fakt dhe në një mbledhje zyrtare në vizitën e saj të parë në Fier, është tregues se nepotizmi partiak dhe favorizimi është kthyer në një ligj të pashkruar tashmë, askujt nuk i bën më përshtypje, madje mund ta thuash dhe me krenari dhe me zë të lartë se je duke favorizuar drejtorët e partisë me fonde dhe prapë nuk ka ndonjë problem.

 

TRANSKIPTI I FJALIMIT TË VJOLLCA BRAHOS DHE INCIZIMI:

“Përshendetje.

Unë jam Vjollca Braho, drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Kam…në fund të muajit dhjetor kam marrë drejtimin e Fondit, pasi 4 vjet kam qenë drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Dhe sot pata kënaqësinë që të isha në emërimin e Brunës në këtë post kaq të rëndësishëm dhe kur po vinim këtu i thashë Brunës që nga përvoja ime, se kam një përvojë mjaft të gjatë në administratë shtetërore, rreth 28 vjet i thashë që në qoftë se do të punosh në grup, në qoftë se do punosh së bashku me gjithë kolegët e tu, do bëni punë të mira.

Kështuqë kjo është porosia që unë i dhashë Brunës dhe nga ana profesionale, sigurisht, Bruna është shumë afër jush sepse është mjeke dhe mjekët e gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër duhet të ketë dhe këtë pjesën e administrimit dhe menaxhimit të spitaleve.

Sot ishte hera e parë që erdha në Fier përsa i përket, s’më kishte qëlluar ndonjëherë që të shikoja spitalin por e pashë që shtrirja e spitalit dhe me katër ndërtesa të ndryshme është pak e vështirë për t’u menaxhuar, megjithatë jam plot e bindur për zgjedhjen që kam bërë për Brunën në drejtim të këtij institucioni dhe  i uroj dhe Brunës suksese.

Por Bruna ka një shans që ka Drejtoreshën e Përgjithshme e ka brenda partisë së vet dhe do ta mbajë një çikë me hatër përsa i përket fondeve dhe nga kjo përfiton jo Bruna personalisht por i gjithë spitali në Fier.

Kjo ishte në pjesën e shakasë domethënë… sigurisht që ne kemi një buxhet të miratuar që në fillim të vitit.

Megjithatë në ndryshimet që mund t’i bëhen buxhetit edhe mbështetja ime do të jetë totale se edhe një pjesë të komunitetit tim shumë të madh dhe shumë të dashur i kam në Fier dhe qëllimi im është për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve me sa më shumë cilësi dhe për atë që meritojnë se në fund të fundit, janë të gjithë qytetarët të cilët kanë kontribuuar në skemën e sigurimit shëndetësor, pra e paguajnë këtë skemë në mënyrë që ata të marrin shërbimin që marrim edhe nëe pagesat tona dhe njëkohësisht, sigurisht, nga financimi që bën buxheti i shtetit.

Kështu që i uroj Brunës suksese dhe të gjithëve juve një vazhdim sa më të suksesshëm në rrugëtimin tuaj në fushën e mjekësisë.”/HashtagAl

 

April 4, 2016 13:44
Komento

1 Koment

  1. .... April 4, 15:04

    Parti ordineresh
    me deputete trafikane dhe drejtore hajdute me cizme
    c merreni me keta plehra
    keta e kane vendin ne burg po kush ti coje

    Reply to this comment
    • Beni February 1, 15:51

      Ik tutje moj spiune e Izraelit.. Larg duart nga Shqiptaria, Greke Serb, Turq dhe Izraelit. Larg sa me larg.

      Reply to this comment
    • Saliu February 2, 08:08

      Keta plehra vazhdojne te vjedhin tek qkkb tek fsdksh kujt i ka rene rasti te kete pune me inspektoret dhe specialistet te kerkojne pa pike turpi “kafen” per te dhene nje te drejte qe te takon. Me keto standarde rilindja do iki per lesh

      Reply to this comment
  2. Osman Lala February 1, 16:01

    Kryetari i PDUI-s, e ka nisur karrierën politike nga doganat e Partisë Socialiste. Më pas në vitit 2009 si deputet i PS. Pasi siguroi mandatin nga socialistët, Idrizi mbi pazaret, perverse, pa moralin dhe pabesinë e tij dhe jo vetëm, tradhtoi jo vetëm socialistët që e zgjodhën, por edhe kauzën çame, moralin e tyre duke uzurpuar PDIU-n. Më pas, duke qenë patericë e PD- Idrizi i ka dhënë frymë qeverisë Berisha përkundër aspiratës shqiptare të Çamërisë. Qeveria e Berishës shiti territore të Shqipërisë, mijëra km det në mandatin e sajë të vitit 2009. Dhe Idrizi qysh nga ai moment, i pari duhet të ishte larguar nga koalicioni qeveritarë i tradhëtisë. Afër mendjes kur lëshon territore sot të Shqipërisë, pjesën e uzurpuar përpara 60 e ca viteve e ka shitur me të dyja duart. Shpëtim Idrizi me trafikantët e tjerë të së njëjtës familje Politike, Islam, Dogjan Kadelli, etj e mbajtën edhe disa kohë në këmbë qeverinë që ka shitur edhe çështjen shqiptare të Çamërisë. Absurdi më i madh, është dhe në kandidimin e Idrizit. Ai nuk kandidon si kreu i saj, me PDIUN, por me PD. Ai e di edhe vet se nuk i përket çështjes shqiptare Çame.
    Tani do na bejne dhe Rilindjen keta plehra pazarxhinj

    Reply to this comment
  3. qifja February 1, 16:04

    o dita amon shkoni fotografoni pak .ullirin qe ka mbjelle shefi i Vjollces per Camerine
    ka dy “ullinj politikë” të tharë në Shqipëri: Ulliri i Sali Berishës dhe… Ulliri i mbjellë nga Shpëtim Idrizi:
    Në 30 qershor 2012, në Qafë-Botë (Kllogjer), u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2.960 viktimave të Çamërisë.
    Atë ditë, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri i mbollën një rrënjët ulliri. Kryetari i PDUI-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi (atëherë) gurin e parë, si “guri i themelimit të Çështjes Çame”.
    Por ajo rrënjë ulliri, e mbjellë për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë.
    Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe bri ullirit të tharë dhe një gur varri i… pavarrë!

    Reply to this comment
  4. hhmm February 1, 16:06

    E keni pare Ramen si zgerdhihet me Qifen ne Parlament?
    I pelqejn barsaletat e Qifes.
    Kokrra e karagjozit

    Reply to this comment
  5. Mema, Gramsh. February 1, 16:13

    Eshte me te vertete per te ardhur keq qe ceshtje kombetare madhore si Cameria mbeten per tu perfaqesuar nga hajdute ordinere si keta.
    Une ju kam shkruar dhe me heret per punen e imoralitetit qe mban ne vetvete kjo levizje e ish-doganierit Shpetim nga prehri i Saliut ne vlerat e Rilindjes.
    Shpëtim Idrizi çfarë donte në krah të Bashës më 21 Janar?!
    A kërkon Shpëtimi të drejtat e paraardhësve të tij të vrarë nga Zerva?! Pse nuk kërkon edhe vënien në vend të drejtësisë ndaj atyre krimeve të papara në Europën moderne, të kryera nga ata që kishte në krah me ose mosveprimet e tyre?!
    A ka më turp se kaq për këta soj politikanësh?! A do të ketë vërtetë një ditë një Silvia Conti në Shqipëri?!
    Që këta mender politikanë të gjejnë vendin ku e kanë dhe mos t’ju duket më surrati në publik e t’ju mbyllet haleja që mos ta qelbin më këtë vend me aromën e tyre. Kur…? Kjo pyetje do e ketë një fund?! Qoftë e shpejtë! Faleminderit!

    Reply to this comment
  6. Demi February 1, 16:16

    Ouuuu Vjollca

    Kjo e ka care rrugen e historise me Palle ne dore.
    Vjollca beji te fala Hysni L.
    Kjo dhe shefi i saj Shpetim Idrizi jane hajdute te njohur ordinere. Kush e ka fut kete ordinere ne politike e ne Qeveri.
    Per keta hajdute ka faj edhe Piktori Laraman qe nje here i merr e njehere i nxjerr. Kompleksi : NA BASHKOI HAJDUTLLIKU
    Vjollca luje belin….

    Reply to this comment
  7. poeti popull February 1, 16:19

    Eh, këtu vazhdon akoma
    Luft’or luftë për ato zyra,
    Menjëherë po i la Meta,
    I kërkoi Shpëtim yndyra!

    Dikur ia dha xha Saliu,
    Sot me Ramen ti bej dy,
    Se akoma Shpëtim ziu,
    E ka vulën në Parti!

    Se akoma Shpëtim ziu,
    E ka vulën në Parti,
    E gjithmonë kur mbaron dasma,
    Mbetet rreth mish e raki.

    E gjithmonë kur mbaron dasma,
    Mbetet rreth mish e raki,
    Tani “kryetar Shpëtimi”,
    Sillet thjesht si plaçkaxhi!

    Gjysh Saliu ishte mjeshtër,
    Gjer në fund një pazarxhi,
    Por per Ramen sot i them,
    Kot shpreson më tek ai!

    Kot shpreson o Edvin djali
    Tek Idrizi vaj medet,
    a i njeh cka ne parti?
    trafikant, jo deputet

    Nuk i shton asgjë PS-së,
    Në votimin e qershorit,
    Mos u bej Ram qesharak,
    leri rruget e doktorit!

    Shpëtos sot i duhet plaçka,

    Të mbajë pjesën e taborrit,
    Po nuk merr as lakër-gaçka,
    Hiç në zgjedhjet e qershorit!

    Shpëto, s’dihet puna jote,
    Ndryshe ngrysesh ndryshe gdhihesh,
    Kokulur do vish zotrote,
    Tjetër zoti t’i lëpihesh!

    Se do zgjidhësh çështjen çame,
    S’e besojnë më as bretkockat,
    Se ti ke tjetër mision,
    Në një thes të mbledhësh kockat!

    Natyrisht ti do qërohesh,
    Fundi yt është i natyrshëm,
    Por me gisht ti do tregohesh,
    Plaçkaxhi i neveritshëm!

    Je shëndoshur e je trashur,
    Gjer te koka ke vënë tul,
    Vetë u bëre më i pasur,
    Çështjen çame bëre nul!

    Të shpresojnë çamët tek ty?
    Kur në pjatë të hajë lejleku!
    Me detin si sipërfaqe,
    Tri Çamëri mori greku!

    Reply to this comment
  8. Shqiptari thjesht February 1, 16:20

    Mosmirënjohja është ves i të ligut.
    Sa me mosmirënjohes të jetë dikush ,aq më i ligë është.Camet janë etalon i kësaj kategorie ,janë mosmirënjohes të vertetuar.Dmth pabesinë(mosmirenjihjen ) si moto të jetës.
    E vertuar në çdo kohë.
    Kështu që mos u habisni,kur shikoni pabesira tek këta.E

    Reply to this comment
  9. PDIU February 1, 16:35

    Vjollca Braho. Alias K…… Hajdute.
    Kanakarja e Shpeto Idriz Hajdutit.
    Njerez pisa pa identitet. Njohin vetem lekun.
    Parti me vjedh leke, me kete menyre rrejn edhe popullin.
    Mashtrusa ordinere.

    Reply to this comment
  10. Demokrati i vertete February 1, 16:40

    Nuk mund te ecet me nepotizma, apo militantizma partish, cilatdo qofshin ato. Qe te emerohesh ose zgjidhen ne vende drejtuese te pushteteve, jo vetem tek ne por ne çdo shtet kerkohen disa kushte: Profesionalizem te provuar, etike dhe moral te kultivuar binshem nga familja, rrethi shoqeror, te kalosh disa faza apo shkalle postesh zyrtare, tre jesh i ndershem, i drejte, i pakorruptuar, i paanshem por gjithmone i perkushtuar ne detyrat e ngarkuara, etj. Perndryshe ndodh edhe keshtu qe tallen me fondet e taksapaguesave, shikojne interesat personale, te grupit qofte famuiljar apoo partiak. Kur do te arrihet qe te kemi ne drejtim njerez te paster? Nuk e di, por di nje gje sa te jene keta kryera partish neper detyra, siç thote populli:”Me çLthone bathet e opriftit, pashketa jane larg”. Fatkeqesi kur ne krye eshte padija, por miqesia. Demokrati i vertete

    Reply to this comment
  11. Tartufi February 1, 16:52

    Eh ketu vazhdon akoma
    luft’or lufte per ato zyra
    Po i la like floriri
    do ti marre Shpetim latyra.

    Poet pershendetje,, ano nga te te pelqeje mendija,ndac
    menjgert e ndac me te djethte,atij qe zoti i ka dhene fatin te gdhendi gurin e drrurin,te krasiti te mbjelle dhe te kori,mire eshte ti ktheje bythen aty qe ri ne zyren e pushtetit.. Atij qe zoti i ka dhene fatin te gdhendi vargje e te tallet me te parin e fshatit,ai eshte me mire ti ktheje
    bythen te gjitheve,se do te jete i pari i te gjitheve terre jeten.
    Keta lloje camerish Enver dylberi i njifte me mire se kush tjeter. 80 te tille i futi ne koshere te bletes nga Saranda ne Tirane,per ti gjykuar .

    Reply to this comment
  12. Beni February 1, 17:05

    Shoke dhe shoqe ……, nuk me plas shume per Idrizin, por te rrime shtrember dhe te flasim drejte. Cili nga Ju ketu eshte penguar nga Idrizi apo dikush tjeter qe ta avancoj Ceshtjen Came ?
    Beni cfare keni ne dore qe te gjithe, pastaj populli, historia dhe ZOTI jane qe gjykojn. Mos beni qepaze njeri tjetrin ne qofte se e keni me pasterti….

    Reply to this comment
  13. Elvin n February 1, 18:59

    Sa per videon nuk e kuptoj ku eshte problemi?! Dhe mir e beni qe na e kujtoni…sa per parafolesit me gjith respektin po te na vijne jo anash por nga poshte lart deri te brezi…
    PDIU nuk eshte pazare interesi por mission, sapo ta arrijme sdo keni me nevoj as te ankoheni dhe as te tewmbeni per nje force politike qe po rritet dita dites!!

    Reply to this comment
  14. Robert Vevecka February 1, 19:09

    Do i jap me shume partise sime thote motra .Moj Shqiperi te ka shur .u.a.r e kurre ste kem kuptuar. Nuk kemi pse te habitemi me kete pate ,qe padyshim nuk e meriton kete vend , por me qe ra puna ose fjala per dhurim parash partise ,dua tju them juve dhe personalisht Edver Rames qe me njeh personalisht ,edhe une kam shume prona per te mare ,dhe e kam lene me noteri ne perendim e konkretisht ne Austri ,ne qofte se une sa te jem gjalle nuk i marr pronat , mbas vdekjes sime ,ja fale shtetit Austriaj , ku te beje azile pleqsh ne shqiperi ,per te ndihmuar te varferit pleq shqiptare . E nuk ja fale PARTIVE si kjo Drejtoresha. E perseris ,do i kujtohet pernjehere edverit historia e kapjes se veshit ne viene qe ska ndodhur absolutisht fare , por nje njeri tjeter u grind me shume se veshi, ku simbas Saliut vella i rames ishte ilegal kurse me mua ishte legal..,por do ja shkruaj ne gazeta 10 dite para votimeve si sot legale ..I drejtohem cdo shqiptari te ndershem te mos rri indiferent ,e shikoni dhe degjoni cfare behet ,mendoni per fatet e femijeve tuaj.Kjo seshte vetem tek Idrizi por eshte gjithandej ne te gjithe partite .

    Reply to this comment
  15. roni kosta February 1, 19:20

    Pershendetje te dashur miq, e keni shum gabim qe ofendoni kete Zj. te nderuar, e cila coi drejt nje sistemi modern kompjuterik sigurimet shoqerore. Frenoi abuzimin qe sundonte aty. Pse jeni kunder atyre qe punojn ? E nderuar e rrespektuar Zj.Vjollca Braho.

    Reply to this comment
  16. Estela February 1, 19:53

    Po pse jeni kaq njerez te keqinj,a i keni vajt ndonje her me i kerku ndonj nder atij Shpetim Idrizi me i kerku ndonje nder dhe nuk ju a ka mbaru?? O njerez plera o njerez te keqinj qe vetem vrer nxirrni nga goja.. po Vjollca eshte zonje grua!!! Po thuj ata qe jan te dhier deri ne gryk flasin lart e posht se skan ca te bejn!!! Njerez pa vler!!!

    Reply to this comment
  17. Nati February 1, 20:06

    Ti vini anash Vjollca Brahos……Ajo eshte shembull per tu ndjekur kudo.

    Reply to this comment
  18. T Orion nj8 February 1, 22:07

    PDIU forca politike,qe bazohet ne idealet per drejtesi dhe jo ne ate per korrupsion, si ne partit e tjera per zhvatjen e popullit. Sa per videon duhet ta shihni ju se si nje Zj. E madhe si Vjollca flet per shqipetaret dhe e komentojne injorantet si puna juaj. Me falni per shprehjen te dashur miq por disa e meritojne te quhen keshtu. Ju uroj shendet ne jete dhe flisni me kembe ne toke jo me kemb perpjet.

    Reply to this comment
  19. PDIU February 2, 08:51

    U futen keta hajdutet kamikaze te Shtepo Idrizit. U fut edhe Vjollca vete me pseudonim.
    Po ty te njohin moj Vjollca, nuk e retushon dot veten as me kompjuterat qe paske vene.
    Sa per Shtepon dhe tagrambledhesit e tij do tju vije dita.
    Camet tani e njohin mire ate dhe hajdutet e tjere rreth tij.
    Kane marre per perforcim edhe Mesila Palmen tani qe mbasi theu tavolinen e Ilir Metes shkoi theu edhe tavolinat e PD. Tani po thyen tavolinat e PDIU.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*