Audio-përgjimi i Babales u sajua për 100 mijë euro

June 19, 2018 09:37

Audio-përgjimi i Babales u sajua për 100 mijë euro

 

100 mijë euro ka qenë shumë që e ka joshur Albert Veliun (Babalen) për te inskenuar përgjimin mes tij dhe një 45-vjeçari nga Novosela, shok i Veliut.

Kjo shifër ka dalë nga dëshmia e dëshmitarit të vetëofruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i cili ka marrë përsipër autorësinë e videos, duke pohuar se personi që ka bërë rolin e Agron allias Geron Xhafaj, është pikërisht ai vetë.

Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarrjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

Banori nga fshati Novoselë, u ka deklaruar anëtarëve të grupit hetimor se shifrën prej 100 mijë euro ja ka përmendur Babalja, gjatë kohës kur ai i ka bërë ofertën, në mënyrë që ai të bënte rolin e trafikantit në këtë audio-përgjim, atë të Agron Xhafaj.

Mësohet se dëshmia e banorit të Novoselës, gjen përputhje edhe me disa biseda të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku 45-vjeçari dhe Babalja diskutojnë me njëri-tjetrin për ndarjen e fitimit, menjëherë sapo kanë parë që audio-përgjimi është botuar publikisht nga Partia Demokratike, në të gjitha mediat e vendit.

Në këto biseda të përgjuara, 45-vjeçari nga Novosela, i kujton Babales se duhet të jepte pjesën e premtuar të parave, pasi në të kundërt ai hidhej nga krahu tjetër, duke nënkuptuar se do kalonte nga forca politike e PS, dhe do tregonte të gjithë të vërtetën, rreth asaj që kishin kurdisur së bashku me qëllim përfitimin monetar.

Të gjitha këto prova tashmë janë në dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pritet që në ditët në vijim të ketë surpriza rreth kësaj dosje, pasi anëtarët e grupit hetimor janë duke analizuar çështjen dhe pse jo, mund të ketë dhe urdhër-arreste për persona, që pritet të ndiqen penalisht për akuzën e “Krijimit të provave të rreme”.

Albert Veliu, që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, ka gënjyer dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin “Ermal”, të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë.

Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin “Ermal” në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim./Shqiptarja

l.h/ dita

June 19, 2018 09:37
Komento

10 Komente

  1. Amerikani June 19, 10:01

    PD nuk duhet te egzistoje me!

    Nuk i duhet me vendit dhe politikes nje parti rrugaçe dhe antikombetare me afera te provuara ne bashkpunim me ruset. Nje parti anti BE dhe penguese e hapjes se negociatave te Shqiperise ne BE.

    Opozita duhet te riorganozohet ne nje sigel te re dhe te ofroje nje alternative serjoze qeverisese me njerez te rinj, program dhe perspektive te qarte evropianiste dhe shpresedhenese per shqiptaret.

    Reply to this comment
  2. çeço Selimi June 19, 10:03

    Ne se qendron e verteta se autopergjimi eshte nje sajese : Cili eshte skenaristi, regjisori dhe saleke u jane premtuar (paguar ) aktoreve !!!! Per nje deshmi te tille te rreme , cilit do t’i hyje “gjembi ” ne kmbe : Gazetarit Olldashi, Tre aktoreve pasionante (Alibeaj,Salianji, Bardhei ) apo Babales ! E verteta duhet te dale ne driten e diellit !

    Reply to this comment
  3. Bledi June 19, 10:32

    100 mij euro per nje aktrim. Ky qenka paguar me shume se Leonardo Di Caprio. Normale kur i paguan Basha me leket e rruges se kombit nuk i dhimbsen.

    Reply to this comment
  4. Sela June 19, 10:32

    Pse nuk po i degjoj te kakarisin me ata pulat e PD? Vajti 300 mij euro pergjimi dhe ne fund nuk ndriten gje.

    Reply to this comment
  5. Locka June 19, 10:35

    Une jam vlonjat dhe asnjeher nuk e besova kte farsen sepse i njoh aktoret e shemtuar qe ishin brenda. Babalja njihet si krye mashtrues ne vlore, nga ata njerez qe shesin femijet per skedinen e darkes

    Reply to this comment
  6. Jorgji Davidi June 19, 11:37

    Turp per ata qe shpifin! Kerkojne vetem t’i bejne te zezen ketij vendi, te fusin sherre, urrejtje e lufte mes njeri-tjetrit, qe Shqiperia te kete vetem opinion te keq ne bote dhe te mos afrohet per t’u bere anetare e saj… Larg cmires e urrejtjes, o njerez!

    Reply to this comment
  7. Adih June 19, 12:59

    Prokuroria duhet ta hetoje sa me shpejt ,dhe te vihen para ligjit ,qofte keta spordhjake qe kane mare para ,por edhe politikanet e PD . Jam pesimist do kaloje si cdo pisllek tjeter ,qe perjetojme sot e 27 vite ,dhe arsyeja eshte se keta te PD jane pjese e bajges se Katovices .
    Z Xhafa jeni min i brendeshem , i kerkoni llogari Gjykatesve dhe prokuroreve ,simbas ligjeve per te drejten tende ,mundesite i keni z Minister ,kjo do tregoje ne te ardhmen ,jeni pjese e mafjes post komuniste te katovices apo jeni nje njeri i ndershem me karakter e me principe…Te shohim koha do ta tregoje ,perndryshe ….. do te hyni per te keq ne histori si nje min i brend , skllav i mafjes ????

    Reply to this comment
  8. Vlora June 19, 16:02

    Kete deshmitarin e vetofruar nga Novosela kur do ta njohim me emer, me fytyre dhe me ze!

    Reply to this comment
  9. ETHEM June 19, 16:51

    BABALE U LA NE HESHTJE NGA PD.TASHME KA FILLUAR SULMIN NDAJ TEATRIT KOMBETAR.DHE PREKURORIA HESHT NJILLOJ SI ME TIK LLALLEN.
    SIÇ DIKET PR.MARKU KA SHUME DOSJE NE SIRTAR DHE NUK KA BESIN TE ASNJE…! POPULLI PO VEZHGON PUNEN E SAJ.E FILLOI MIRE.TASHME PO NGEC.SI DUKET KA RENE NE RRJETEN E SALIUT MEQE ESHTE MIKESHA E ALBINA DEDES TE PD.DO SHOFIM PRAP RRUMPALLHANE SA TE JET SB GJALLE.

    Reply to this comment
  10. Arben June 19, 22:40

    Sa paska Rene. Pazari

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*