Audio-regjistrimi i nënkryetarit të KQZ, PD: Me heshtjen e tij, Rama pohon fajësinë

August 29, 2018 14:20

Audio-regjistrimi i nënkryetarit të KQZ, PD: Me heshtjen e tij, Rama pohon fajësinë

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi të mërkurën se audio-regjistrimi i nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, u provoi shqiptarëve se qeverisen nga një kryeministër i cili është armik i të drejtave themelore të njeriut.

“Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm Engjëll Agaçi, nënkryetari i KQZ-së Denar Biba mund të përdorin të gjithë pushtetin për të mbyllur çështjen, por ata nuk mund të ndryshojnë dot një fakt: se gjyqtari Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët në Gjykatën e Strasburgut. Media që zbuloi skandalin ka kontaktuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku dhe ai ka konfirmuar jo vetëm takimin me Denar Bibën, por edhe përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio.

Gjithashtu, gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm”, u shpreh Bardhi.

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike shtoi se mjafton ky pohim për të kuptuar përpjekjen qesharake të Denar Bibas për t’u thënë shqiptarëve se asgjë nuk është sikurse duket.

“Çfarëdo të bëjë Edi Rama me Engjëll Agaçin, është fakt i pandryshueshëm se të ashtuquajturën “bisedë miqësore” të Denar Bibës, gjyqtari shqiptar në Strasburg e raportoi pranë Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut si ndërhyrje të paligjshme në punën e tij. Një ndërhyrje e tillë synonte ndihmë për qeverinë kundër interesave të pronarëve shqiptarë”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se audio-regjistrimi në fjalë është prova që tregon se Rama, pasi u hoqi shqiptarëve të drejtën për t’u ankuar me nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, tani po u heq të drejtën edhe pronarëve për t’u gjykuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Bardhi theksoi se “heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëve, se ai është urdhëruesi i aktit mafioz për shantazhimin e gjyqtarit në Strasburg dhe se kërcënimi, kapja politike, blerja e korruptimi është modeli i drejtësisë së re që po instalon Edi Rama”.

s.a/dita

August 29, 2018 14:20
Komento

4 Komente

  1. Babalja August 29, 16:35

    Seria e dyte Babale 2.

    Reply to this comment
  2. gardiani August 29, 20:12

    S’ka pune Rama , po do meret me gomarlleqet tuaja !

    Reply to this comment
  3. Genti August 29, 23:06

    Ooo tenente Gurabardhi ik se lat nam me pergjime idiote ,nuk meret pushteti me spiun

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*