Audioregjistrimi, nënkryetari i KQZ-së: I rrëfej Bashës dhe Bardhit të vërtetën

August 29, 2018 16:28

Audioregjistrimi, nënkryetari i KQZ-së: I rrëfej Bashës dhe Bardhit të vërtetën

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar këtë të mërkurë, fill pas akuzave dhe njëherë të ngritura nga opozita, se ai ka shantazhuar në emër të kryeministrit Edi Rama gjykatësin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, për t’iu kundërvënë interesave të pronarëve shqiptarë.

Ai shprehet i shqetësuar për akuzat dhe përgojimet e opozitës, si dhe i drejtohet Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit për mënyrën sesi ata e kuptojnë ligjin.

Biba vazhdon të theksojë se biseda e tij dhe Ledi Biankut nuk kishte aspak lidhje me marrjen e një vendimi gjyqësor, dhe se ai nuk e ka shantazhuar në asnjë moment gjyqtarin shqiptar të Strasburgut.

Postimi i Denar Bibas

Jam personalisht dhe familjarisht i shqetësuar për këtë përgojim masiv që po i bëhet emrit tim. Edhe pse në këtë vend kemi parë e dëgjuar aq shumë përgojime në tërë këto vite sa jemi mësuar me të keqen, kur të bie në kurriz qenka vërtetë e rëndë.

Dëgjova z.Basha dje dhe z.Bardhi sot, të dy juristë në profesion, dhe jam realisht i habitur për mënyrën sesi e kuptojnë ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykatës së Strasburgut.

Të nderuar z.Basha e z.Bardhi, disa pyetje të thjeshta kam për ju, në kuptim të rrethanave të faktit dhe elementëve të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (neni 245/1 i KP):

Çfarë premtimi apo sigurimi (në kuptim të nenit 245/1 te KP) kishte në dorë të më jepte Ledi Bianku, që une të merrja mundimin ta influencoja?

A e dini që biseda nuk kishte lidhje me marrjen e një vendimi gjyqësor, por me një vendim tashmë të marrë nga Gjykata; thjesht kërkohej shtyrja e afatit të ekzekutimit të tij?

A e dini që shteti shqiptar e kishte marrë edhe më herët një shtyrje prej 18 muajsh në lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronarëve dhe se “moratoriume” të ngjashme shtetet palë të Konventës kanë të drejtë legjitime t’i kërkojnë kur te duan e sa herë të duan?

A e dini që kjo tipologji kërkese s’ka të bëjë fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqësore të GJEDNJ në lidhje me ankimet ndaj shteteve pale, por është një kërkesë e pastër politike dhe produkt i një vendimmarrjeje politike, në varësi të situatës politiko-ekonomike e sociale që kalon shteti përkatës? Sepse “ndikimi i paligjshëm” synon të përfitojë përmes premtimit diçka që përndryshe, në respekt të fakteve, ligji e ndalon. Çfarë paligjshmërie është të diskutosh, t’i marrësh mendim, apo qoftë edhe të përpiqesh të bindësh cilindo, qoftë ky edhe një gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut, për të siguruar një shtyrje afati deri sa situata në vend të rregullohet përmes një ligji të shtetit tënd? A mund të më tregoni nenin dhe ligjin që kam shkelur?

Si ka mundësi që nuk reagoi Gjykata e Strasburgut, pasi u vu në dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar një ndikim i papërshtatshëm?

Çfarë konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur unë e kam bërë atë bisedë në kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri më sot?

Përse del sot ky përgjim i qepur si mos më keq dhe ku është e gjithë pjesa tjetër e bisedës krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas për sakrificën time e jo të atij?

Ku doni të dilni me këtë të nderuar kolegë juristë, ndërkohë që e dini edhe vetë se sa e turpshme është e gjitha kjo?

s.a/dita

August 29, 2018 16:28
Komento

6 Komente

  1. Futja kot August 29, 16:59

    Po ky qenka Bibë komplet!!! Po në ç’cilësi ka shkuar, të falat e kujt ka dërguar, pse nuk i kanë bërë me shkrim apo të mbanin minutës of the meeting, po e paskan bërë bisedë kafeneje? Po LartGjatësia e Tij, VeshGjati, ç’ka për të thënë për mandatin negociator të këtij D(ebil) Bibës? Normal, jurist LESHI, që nuk di detyrat e veta, dhe nuk ia përmbledh njeri që atë ditë që ishte në Strasburg duhej të ishte në punë, në detyrë, që është paguar nga taksat, dhe është shpërdorim detyre, përveç ndonjë diete që me siguri e ka futur në xhep, përveç biletës së avionit, hotelit, me siguri ndonjë “shoqeje” me vete nga partia …

    Reply to this comment
    • Laert August 29, 17:31

      Ndersa ti je nje trularaske qe sdo te degjosh dhe as kuptosh se si qendron e verteta por vetem do te helmosh veten dhe blogun. Te fala baxhanakut te qimekuqit Pollo. Tiransit vendalinj kane nje shprehje lapidare: Kuqi ma i mire ka q. nanen e vet. Dhe ske cte presesh nga kjo kategori kuqesh dhe baxhanakesh te peshtire qe rregjistrojne bisedat shoqerore dhe tani qe i ka mbaruar mandati ne Strasburg ja servir Shqup-it per te kafshuar ndonje post te partiza e Babaleve.

      Reply to this comment
      • Fidel Kastro August 29, 18:15

        Shume je shqetesuar Laert djali, maskaralleku dhe poshtersia e Rame timonin ka prodhuar e do prodhoje skandale te tjera, por gjemb ne kembe nuk i ka hyre askujt. Populli ka nje fjale te urte: FSHATI QE DUKET SDO KALLAUZ. Mos e mundo vehte duke mbrojtur apo justifikuar te paudhet, sharlatanet e maskarenjte qe e ropen kete vend.

        Reply to this comment
  2. Arben August 29, 18:47

    Ik ore by….ir.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic August 29, 20:09

    Duhet te shperblehen dhe te kompensohet edhe at qe pallate i ben ne Dete ku historikishte nuk ka pasur ne det uje ne kadaster, E pra strasburgu ka zbatuar vendimin e gjykatave te plepave ket te cilet edhe detin e dhan me kadaste gje qe eshte e pa mundur.!

    Reply to this comment
  4. info analitike August 29, 22:57

    O shoku Biban e lexove prononcimin e Strasburgut mo?
    Nuk ta ka fajin as salushi e as lulushi por koka o i shkrete, koka. Tani qe treni yt po largohet me shpejtesi nga stacioni e ndjen qe kriepsikoja mund te te jape nje shqelm edhe me te forte nga ai i Tahorrit i cili i kishte marre masat, ndersa ti ke mbetur zbuluar e aq me teper i ke dekonspiruar dicka qe ata nuk do te kishin dashur kurre qe te behej publike. Mos e zgjat me kete palacollek po jep doreheqjen nga KQZ-ja e zhduku fare nga sistemi drejtesise se nuk je per ate pune!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*