Auditimi, Meta-zyrtarit bullgar: Të përmirësojmë performancën e KLSH

October 2, 2017 11:51

Auditimi, Meta-zyrtarit bullgar: Të përmirësojmë performancën e KLSH

 

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Zyrës së Auditimit të Republikës së Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov.

Presidenti Meta priti në një takim të veçantë zotin Tzvetan Tzvetkov, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotit Bujar Leskaj.

Në takimin me zyrtarin e lartë të Bullgarisë, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve, duke nënvizuar se edhe bashkëpunimi në fushën e kontrollit dhe auditit është shumë i rëndësishëm sidomos në kuadër të shkëmbimit të përvojave më të mira në këtë fushë dhe trajtimit e përballjes me çështje jo vetëm kombëtare, por edhe atyre që burojnë nga e drejta evropiane.

Duke nënvizuar rëndësinë e përvojës së Zyrës së Auditimit të Republikës Bullgare për Kontrollin e Lartë të Shteti të Shqipërisë, Presidenti Meta vlerësoi marrëveshjen mes këtyre institucioneve dhe shprehu besimin se zbatimi i saj do të përmirësojë performancën e KLSH-së sipas standardeve evropiane, në drejtim të transparencës, kontrollit profesional dhe përgjegjësisë ndaj administrimit të burimeve dhe pronësisë publike.

October 2, 2017 11:51
Komento

1 Koment

  1. ??? October 2, 11:55

    Lajm idiot pa lidhje me realitetin, e botoni vetem sepse j’ua servir presidenca!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*