Bankers Petroleum fiton betejën me qeverinë

August 29, 2016 12:33

Bankers Petroleum fiton betejën me qeverinë

Bankers Petroleum Ltd. Ka njoftuar se raporti auditues i palës së tretë mbi mosmarrëveshjen e taksave për vitin 2011 është lëshuar, duke vendosur se Bankers i ka deklaruar të sakta shpenzimet e tij si kosto të rimbursueshme në vitin 2011 bazuar në licencë-marrëveshjen hidrokarbure.

Siç është rënë dakord më parë me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyre (AKBN), Ministri-n e Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers, vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si e tillë autoritetet e taksave në Shqipëri do të ri-llogarisin detyrimet e taksave për vitin 2011 dhe do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të zgjidhur ose rimbursuar Bankers-in për pagesat e bëra deri më tani. Kompania i ka paguar në total 37 Milionë dollarë deri në 30 Qershor 2016 zyrës së taksave si derdhje për tatimin fitimin e vlerësuar për vitin 2011.

Pala e tretë audituese është përbërë nga një panel i përbashkët me ekspertë të Pricewaterhouse Coopers dhe kompanisë konsultuese Navigant, bazuar në termat e referencës të firmosura dhe deklaruara në 24 Shkurt, 2016. Të gjitha palët janë angazhuar për të përdorur këto rezultate të palës së tretë audituese si bazat për përcaktimin e kostove të rimbursueshme hidrokarbure për vitet në vijim.

Konflikti

Konflikti mes bankers Petroleum dhe tatimeve  ka lindur në mesin e vitit të kaluar, pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime të vitit 2011. Në bazë të raportit të Albpetrol, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që bankers u detyrohej tatimeve, shumë që ka arritur në 75 milionë dollar së bashku me gjobat dhe kamatat.

Ky është një detytrim që shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimsiht duke shmangur pagesën e taksasve, sikundër parashikohet në marrëveshjen konçensionare. Sipas marrëveshjes në fjalë, kompania , në momentin që rekuperon shpenzimet kapitale, duhet të paguajë 50% tatim fitimi.

Konflikti kulmoi në 25 nëntor kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kësaj kompanie, pasi kishin marrë autorizimin nga gjykatat shqiptare për të mbledhur me forcë 57 milionë dollarë. Llogaritë u zhbllokuan pas ndërhyrjes nga Gjyaka e Arbitrazhi, ndërsa po në dhjetor, bankers njoftoi se kishte arritur marrëveshje me tatimet.

Sipas marrëveshjes, “Bankers” ra dakord të paguajë të plotë detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania. Skema e rënë dakord parashikon që grupi kanadez të paguajë menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Por nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie.

Tashmë që auditori ka vendosur në favor të Bankers, tatimet duhet të kthejnë shumën prej 37 milionë dollar që ka marrë deri tani, ose të bjerë dakord që kjo shumë të kompensohet nga pegesat që Bankers duhet të bëjë në të ardhmen.

August 29, 2016 12:33
Komento

5 Komente

  1. D. Pyka August 29, 15:03

    Tall bythen nje kompany hajdute si bankersme pasurit e shqipetareve. Te lumet ke gjetur vendin qe te takon, nuk ka shtet. Bankersi vjedh pasuri sa te doj, shkaterron cfare te doje dhe nuk paguan gje, sepse nuk ka shtet dhe populli nuk ndihet.

    Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... August 29, 17:23

    Nuk po ngopen, Bankers pasi shkaterroji te gjithe zonen e shtepite e fshatareve te gjore me termete artificiale, po merr edhe ato dollare qe i ka paguar.
    Perfundimisht kjo kompani eshte me “HUMBJE”, keto gjera ndodhin vetem ne A;lbanistan, prandaj vijne kulufet nga cdo ane e botes tek ne se vjedhjin dhe s’ka kush tu kerkoje esap.
    Paskemi qene vend i begate qe nuk po na mbarojne pasurite dhe parate, jo per shqipetaret por per hajdutet nderkombetare te lidhur me mafian e politikes qe ne kohen e Salehit e ne vazhdim.

    Reply to this comment
  3. Guri August 29, 18:37

    Bankers fiton gjyqin, sepse marrëveshja konçesionare e nënshkruar është antishqiptare. Të prishet marrëveshja. Nafta †e jetë pasuri shtetërore.

    Reply to this comment
  4. D. Pyka August 30, 05:03

    Pellgu naftembajtes Patos-Marinzes-Kucove eshte nje mrekulli natyrale pasurore e rralle, e pa perseriteshme dhe me vlera monetare marramendse qe mund te ushqente disa breza. Industria e naftes dhe ajo e mineraleve kane mbajtur gjalle nje ekonomi te tere dhe ne koherat me te veshtira qe ka kaluar shqiperia si rezultat i konjukturave te ndryshme politike te krijuara ne vite. Periudha e para 90′ megjithese e kritikuar ne aspektin politik mund te konsiderohet si nje sistem qe e vlersoi drejte dhe investoi shume ne pasurite natyrore sepse ishin me fitim te larte, me kosto te ulet dhe prej aty siguroheshin te mirat materiale per popullin. Aty punonin mijra punetor e specialist te kualifikuar per te nxjerr nafte e gas ne sherbim te kombit.
    Ky pellg naftembajtes, per nga sasia e resurseve natyrore, eshte nje nga te rrallet ne Ballkan, gjigand dhe i paperseritshem. Dukurite negative qe filluan te cfaqen ne Patos-Marines menjeher pas dhenies me koncension kompanive te huaja priteshin (ne mos gaboj ne ate kohe Premier Oil), dhe tregon qarte se ky Vb kishte dal jashte kontrollit te shfrytezimit optimal dhe ishte futur ne rrugen e shfytezimi barbar. Ne kete Vb jane kryer shume studime mbi gjeologjine ne teresi dhe gjeologjine e reservuarit ne vecanti, nga institutet shkencore te naftes. Ai mbahej teresisht nen kontroll me nje regjim shfrytezimi optimal (pa ardhje rere e uje ne siperfaqe) dhe aty kishte filluar aplikimi i metodave te dyta per te rritur naftenxjerrjen. Ne ato kohe nuk ishin vene re termete apo rrjedhje te pakontrolluara te fontanave, etj., qe sot jane bere shqetesuese per banoret e kesaj zone.
    Shkaterrimi i instituteve te naftes dhe hedhja e specialisteve ne rruge te madhe ishte nje objektive kryesore i politikes dhe politikaneve te pas viteve 90′. Qellimi ishte i qarte shkaterrimi qendrave shkencore qe kishin kontroll teknik te plote mbi pasurite natyrore, nxjerrja e Vb jashte kontrollit, privatizimi dhe perfitimi personal nga keto pasuri natyrore. Qe ne hapat e para per dhenien se tyre me koncension, eshte kundershtuar me force nga ne specialistet e institutive qe Vb e njohura dhe te zhvilluara teresisht me parat e popullit te mos jepeshin me koncension, ato ishin teresisht ne shfrytezim. Ato nuk kishin nevoje te jepeshin me koncension kompanive te huaja dhe per investime kapitale sic eshte pretenduar ne kontrata por per nje pune te kujdeseshme menaxhuese shkencore dhe specialist te talentuar qe nuk i mungonin shqiperise ne ate kohe. Ato duhet te ishin ne pronesi te Albpetrolit shteteror dhe kishin nevoj per mirembajtje te puseve dhe jo per t’u populluar me militant dhe hajdut partiak, per te shpuar puse horizontal dhe per te aplikuar ne to shperthime te fuqishme hidraulike (nqs jane aplikuar), apo popma me burm qe nuk jane te rekomandushme ne rezervuaret ranor te paqendrushem, dhe sidomos kur nafta eshte viskoze, sepse shkaterrojn strukturen e tij. Prishja e regjimit dhe shfrytezimi barbar ne kete Vb si dhe prishja e ekuilibrit te presioneve gjeostatike ne nentoke ka shkaterruar teresisht strukturen e reservuareve naftembajtes, ardhjen e ujrave nga shtresat ujembajtese ne prerje, shembje te medha nentokesore dhe krijimin kavernave e prishjeve tektonike ose riaktivizimin e prishjeve te vjetra, etj. Keto fenomene jane te njohura ne gjeologjine e Vb te naftes dhe sidomos ne rezervuaret ranorik te tipit Patos-Marines-Kucove ku ujrat e shtresave naftembajtese nuk jane aktive qe te kompensojne nxjerrjen e naftes dhe ruajtjen e presioneve ne reservuar. Mos te duket si cudi, kur ndonje dite te kemi dhe fundosje te siperfaqes se tokes ne zona te vecanta nqs do te vazhdohet keshtu me shfrytezimin barbar te vendburimit.
    Ne kohen e dhenies me koncension te Vb asnjeri nuk degjonte ose te pyeste, duke filluar me radhe qe nga kryeministrat, drejtoret e Albpetrolit, punonjesit e AKH e soj e sorollop qeveritar, deputet e drejtues partiak ne te dyja krahet e politikes. Ketyre hajduteve u kishte marre truri ere dhe gufonin si ata gjelat e detit para vitit te ri dhe e konsideronin vehten si njerzit me te ditur te kombit, absolut ne vendimet e veprimet e tyre, qe mund te benin c’te donin me kete pasuri dhe j’a si i katandisen Vb e naftes. Ne specialistet e thjeshte dhe pa parti j’u dukeshim atyre si ato mizat e vogla dhe vazhdimisht na kercenonin me vendin e punes pamvaresisht kontributit qe kishim dhene ne kete industri e punes qe benim. Qe ne ate kohe dukej qarte qellimi grabitqar i ketyre kompanive dhe drejtuseve shteteror, nga menyra se si kalonin puset nga prone e Albetrolit ne kompanin prívate Premier Oil. Ndermarrjet e Albpetrolit nxirrnin ne fondin e ndalur puset me te mire qe kishin ne prodhim dhe pas ca ditesh ja kalonin kompanis prívate e cila i vinte direkt ne pune pa shpenzuar asnje leke dhe keshtu vazhdoj loja derisa ajo i mori te gjithe puset e Patos-Marinzes dhe Albpetrolit i ngelen vetem puset rreth qytetit te Patosit qe prodhojne me litra. Asnjeri nuk dinte cfare benin, kush ishin termat e kontratave dhe investimet qe do benin, cdo gje ishte teper sekret. Ne nuk shikonim asnje investim vetem cdo gje hiqej nga inventari i Albpetrolit dhe e merrte Premier Oil. C’fare ishte kjo kompani fantazem, c’fare bente me mire kjo se ne ne kete Vb. Pasi vodhen mire disa vite, pa bere asnje investim, degjuam qe ja shiten nje kompanie tjeter “Bankers Petroleum”. Lind pyetja nga gjinden keto kompani, ku e kane experiencen per te marre ne dore gjithe kete pasuri dhe cfare fitimi ka ekonomia kombetare? Asgje transparente dhe e qarte, vetem mafjozllek dhe hajdutllek ka ikur kjo pune ne Vb e naftes ne Shqiperi gjate ketyre viteve. Asnje specialist nafte nuk degjohet, te gjithe jane te kenaqur me lemoshat qe i jep kompania dhe mbyllin gojen dhe syte per ate cfare shikojne dhe zbatohen ne keto vendburime.
    Flitet shume se keto kompani per vite te tera nuk paskan derdhur fitime ne shtetin shqiptar, se gjoja kane dal me humbje, ne nje kohe kur asetet e tyre kane pesuar nje rritje marramendese sepse 1 meter kub nafte ne tregun nderkombetar deri tani eshte shitur te pakten 600 dollar. Si ka mundesi qe keto punojne pa fitime per te nxjerr nafte nga Vb tona, pse shpenzojne parat tyre pa fitim? Mos vall ju vjene keq per ne dhe kush i kontrollon? Asnjeri! Sa gjate do vazhdojne keto kompani keshtu?, kontratat jane lidhur me afat te gjate, ne menyre qe cdo gje te shkaterrohet dhe vidhet plotesisht dhe keto kompani te ikin vete prej andej kur fitimi i tyre te shkoj ne zero dhe kur t’ju mbushet mendja. Sa per dijeni zotrinj, kompanit private nuk punojn asnje dite me humbje.
    I kame ndjekur me vemendje te gjithe aktivitetin e punimeve ne industrin e naftes pas viteve 90′ dhe shikoj se ajo qe po ndodh sidomos ne Vb e naftes ne vendin tone nuk ndodh ne asnje vend me te varfer te globit dhe eshte nje shembull i rralle se si shkaterrohen keto pasuri kombetare per qellime perfitimi te pinjolleve me pushtet. Ne ate kohe, ne vitet 90’, njohurite tona ne drejtim te privatizimit apo dhenies me koncension te Vb te naftes, ishin shume te kufizuara, por megjithate me kujtohet qe kemi qene kembngules per te mbrojtur Alpetrolin, kompanite e naftes dhe institucionet shkencore dhe ti zhvillonim ato. Me eshte dhene rasti te punoj ne disa vende te botes, kompania nacionale dhe institucionet shkencore menaxhojne Vb ekzistuese e gjithe pasurite natyrore dhe shteti i perdor si oponent shteterore ndaj kompanive te huaja bile duke u futur partner ne investimet qe bejne kompanite e huaja ne kerkim-zbulimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendet e tyre. Bile nje pjese e mire e tyre gjithashtu marrin koncensione dhe bejne investime ne vende te ndryshme.
    Qeveria socialiste ne pushtet premtoi se pika e pare do te ishte shqyrtimi i kontratave te pasurive natyrore, pse nuk behet?, ka dy vjete qe vetem flitet per abuzime dhe shperdorim te kesaj pasurie dhe nuk veprohet?.. mbase dhe keta jane adaptuar duke u futur ne skemat e perfitimeve nga kjo pasuri. Jame i bindur qe po te kontrollohen keto kontrata, te nesmen ato do te zgjidhen sepse asgje nuk eshte realizar ne termat e tyre dhe brenda afatet e parashikuara. Me keto abuzime te kompanive te huja ka pika te errta dhe te forta per t’i prishur kontratat dhe te clironin kete pasuri kombetare nga hajdutet. Kjo pasuri duhet ti kaloj ne administrim Albpetrolit dhe Albpetroli duhet te jet shteteror. Degjojme qe qeveria po pregatitet te privatizoj dhe Albpetrolin, c’fare ndodh keshtu? Do t’ju sugjeroja te shikoni aktivitetin dhe rendesin qe kane kompanit shteterore ne vende te ndryshme te botes dhe pse ju duhet kompania nacionale dhe institucionet shkencore. Kur do t’a beje qeveria kete?…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*