Auron Tare: Atë që s’na e bënë turqit dhe grekët, ia bëmë vetes

July 4, 2016 21:33

Auron Tare: Atë që s’na e bënë turqit dhe grekët, ia bëmë vetes

Auron Tare thotë se trashëgimia kulturore shqiptare, ka nisur të shkatërrohet pasi Shqipërua u shpall shtet i pavarur.

Sipas tij, vetë pushtuesit e Shqipërisë i kanë ruajtur këto trashëgimi, ndryshe nga sa kanë vepruar më pas shqiptarët.

Ja çfarë shkruan ai:

“Saranda 1851, peisazh nga Edward Lear.

Kam dashur shume te shkruaj nje artikull per kete pikture te rralle te Lear i cili me nje mprehtesi te madhe ka kapur detajet e mrekullueshme te Sarandes se shek 19-te.

Nuk e kam shkruar ende por thelbi i asaj qe doja te shprehja eshte fakti se rrenojat antike te cilat i rrezistuan te gjitha furive barbare deri me ate kohe sot nuk jane me.

Si shqiptare te mire qe jemi gjithmone kemi drejtuar gishtin nga te tjeret per te gjitha te keqijat qe na kane rene mbi krye. Edhe per zhdukjen e rrenojave antike te Sarandes kemi fajesuar turkun apo grekun.

Ne fakt ky peisazh i mrekullueshem i Lear na tregon se ende ne 1850 turku nuk e kishte prishur Kalane e Sarandes e rrethuar nga 24 kulla te larta.

Nderkohe nje foto austriake e luftes se pare tregon Kalane ende ne kembe. Me sa duket kur shqiptaret e moren ne dore shtetin e tyre ne 1912 si shume gjera te tjera i vune kazmen edhe trashegimise kulturore te cilen si barbaret si shqiptaret e vjeter nuk e trazuan.

Me sa duket mevetesia nder shqiptaret eshte nje prej shkaqeve te shkaterrimit te pa mase te trashegimise. Gjurmet e kalase se vjeter ende dukeshin deri 1997 e me pas me kazma dhe eskavatore si kryetaret e Bashkise si ata qe ndertuan pyllnajen e shemtuar te pallateve ja dolen me ne fund ta zhduknin perfundimisht ate qe per 2000 vjet nuk e bene dot barbaret”.

sarande-1

July 4, 2016 21:33
Komento

2 Komente

  1. demo July 5, 08:35

    Kete “Zbulim” te Tares e ke ne dokumentarin :Shqiperia natyrale nen penelin e Eduard Lear. te studiuesit Taulant Ceka.Kliko ne you tube.

    Reply to this comment
  2. brothers July 5, 15:42

    Eshte me se e vertete qe renojat e kalase se Sarandes ishin aty deŕi ne vitin 1997 diku nga 2000 u dha leja e atij shkembit te madh ne mes te Sarandes qe e ka bllokuar te gjithe fragmentuin e murit rrethues ,kam pas fatin te rritem ne ate ambjent ,ku eshte ndertuar ai pallat ka pasur nje mozaik shume te bukur dhe renojat e nje kidhe sepse ka pasur edhe disa verre te vjeter sic i rime perballe murrit rrethuesne krahun e djathte ,ka qene nje godine 1 kat dhe ka qene muze lufe dhe arkeologjik njekohesisht ,jam ngjitur me dhjetrahere ne ate murr me lartesi 5-6 metra dhe gjresi 1.5-2 m .Pote qe shpronesuar ai qe kishte pronen atje ,padiskutim me nje shperblim te drejte dhe te kishin vazhduar germimet jàm i sigurt qe do te isht nje aset me vlera te jaashtezakonshme per qytetin ,por kjo nuk ndodhi dhe babezia beri qe te ndrtohet nje pallat qe per mua perben krim dhe per te cilin nuk eshte denuar askush edhe pse u perfol qe kur ishte ne katin e 6 duke u ndertuar se do te prishej dicka nuk shkoi mire dhe .nuk ndodhi .Por mrndoj qe te shpallen monument kulture gjysma e qemerit dhe guri i madh qe jane fragmrntet e vetme qe kane ngelur sa pa u prishur edhe ato se pastaj nuk do te ngelet me asnje gjurme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*