Auron Tare: Berisha kërkon vota me kokën e Aliut

December 25, 2012 18:34

Auron Tare: Berisha kërkon vota me kokën e Aliut

Deputeti i partisë Socialiste e ka cilësuar si një manovër të Berishës për të hequr mendjen nga problemet reale të vendit, idenë për rikthimin e kokës së Ali Pashës në Shqipëri. “Si zakonisht kur Qeveria ndodhet përpara problemeve të shumta Berisha hedh gurin e radhës në Lumin e Politikës. Për të larguar vëmendjen nga çmimet e larta, nga kriza ekonomike, nga mos marrja e statusit etj. Etj. Z. Berisha i është futur lëmit të historisë. Pasi i ndriti çështjet e pavarësisë tani papritmas po merret edhe me Aliun e Janinës. Do t’i kthejë kokën nga Stambolli deklaroi në mbledhje të Qeverisë. Mirë po doktori pse mundohet deri në Stamboll? Në se do me të vërtetë të bëjë diçka për Aliun e Janinës të vërë dorë në Kalanë e Tepelenës e cila po rrënohet dita-ditës nga indiferenca e Qeverisë, shprehet Tare. Më tej ish drejtori i parkut arkeologjik të Butrintit thotë se Aliun më shumë e kujtojnë dhe nderojnë grekët dhe turqit se institucionet shqiptare. “Të heqë plehrat, të rregullojë muret se edhe pak dhe Kalaja e Aliut do na lërë shëndenë. JO për gjë, por kujtimin e Aliut e ruajnë dhe e respektojnë më shumë turqit dhe grekët se sa institucionet tona të kulturës. Pas Tepelenës Doktori të vërë dorë në trashëgiminë e madhe kulturore dhe arkitekturore që la pas Aliu e cila po rrënohet dita-ditës. Koka e Aliut nuk mund t’i shërbejë politikës së mbrapshtë të Berishës, i cili kërkon të përfitojë vota edhe nga kujtimi i figurave shumë të ndritura si Veziri i Janinës, i cili me siguri është rrotulluar në varr kur ka mësuar se Berisha kërkon të mbledhë vota me kokën e Tij”, shkruan Tare në profilin e tij në “Facebook”.

December 25, 2012 18:34
Komento

1 Koment

  1. Horri i Bulevardit December 26, 12:11

    Nje gje duan sot shqiptaret, Koken e Sali Berishes.

    Sali Berisha po hap defteret e vjeter per te mbuluar bizneset e pista familjare, kujton se me koken e Ali Pashait, do te beje qe shqiptaret te harrojne famijen e tij hajdute.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*