Australi, babai pranon fajin para gjykatës: Vajzën e vrava unë

August 20, 2019 15:58

Australi, babai pranon fajin para gjykatës: Vajzën e vrava unë

Petrit Lekaj, babai i Sabrinës ka pranuar para gjykatës se është ai personi që e ka vrarë të bijën.

Sipas medias australiane, 49-vjeçari u paraqit në Gjykatë me anë të një video-telefonate nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar.

Sabrina Lekaj, 20 vjeç u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park, natën e 24 korrikut.

Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës.

Policia dyshon se shqiptari pasi ka vrarë të bijën ka tentuar të vrasë edhe veten me thikë.

Sipas mediave të huaja, prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për rastin për të lejuar përfundimin e raporteve toksikologjike pas vdekjes.

49- vjeçari u mbajt në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën Supreme në datën 25 nëntor.

j.l./ dita

August 20, 2019 15:58
Komento

1 Koment

  1. Rita August 20, 21:32

    Mjere ajo qe iku kaq e re dhe e zgjuar !! Ne keto raste tragjike heshtja eshte me e llogjikshme por kerkoj falje per dysimin tim qe po e shkruaj si me poshte . Jetojne vite atje ,kane adoptuar kulturen e atjeshme ,studjon e bija dhe i jati i dhuron dhe nje makine qe ta perdore e te kthehet ne shtepi kur te mbaroje mesimet ,,defrimet e takimet shkollore . Veshja familjare e se bijes dhe e te jemes nuk le te kuptosh se kryetari i familjes i pret me thike tek dera ne se vijne vone ne shtepi . Prandaj ajo shtepi pervec mortit fsheh sekrete qe besoj te dalin ne gjygjin ndaj te jatit . E c”rendesi ka tej e tutje ??? A iku e ndjera pa realizuar enderrat rinore ??? Dhe jo nga nje dore e huaj ,,,,por nga ai qe e pruni ne kete jete ,nga vete babai saj . Tragjedi e vertete !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim