Australi, punonjësit shtiren si të sëmurë për të parë “Game of Thrones”

April 16, 2019 15:44

Australi, punonjësit shtiren si të sëmurë për të parë “Game of Thrones”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në  Australi dhe e gjitha kjo për shkak të serialit “Game of Thrones”. Drejtues të kompanive të ndryshme janë hasur me një problem me punonjësit, shumica e të cilëve janë “sëmurur” përnjëherë.

Në fakt, ky ka qenë një justifikim nga ana e punonjësve për të parë serinë e parë të sezonit final të serialit “Game of Thrones”.

Duke qenë se Australia ka diferencë në orar me Amerikën, orari që transmetohej në kanalin HBO ishte 21:00 të dielën, që i binte në Australi në 11 të drekës, ditë e hënë.

Editori i “TV Tonight”, David Knox, është shprehur duke thënë se priste më shumë se 500 mijë australianë të shihnin serinë e parë të sezonit të tetë të serialit.

“Nëse shoku juaj ju thërret dhe thotë që është i sëmurë të hënën paradite, gjasat janë se ai/ajo është duke parë Game of Thrones dhe lajmi i keq është se kjo do të ndodhë dhe në javët në vazhdim”.

Shumë punonjës kanë marrë leje të hënën duke pretenduar që janë të sëmurë, kur në fakt ata kanë qenë duke parë GOT. Shumë kompani në Australi kanë pasur të njëjtin problem dhe drejtues të tyre janë shprehur se do e kishin mirëpritur nëse do kishin marrë leje vetëm orën që është transmetuar seria e “GOT” dhe të riktheheshin në punë.

“Game of Thrones”, drama e fantazisë, është një fenomen global , përshtatur nga romanet e George R.R.Martin dhe transmetuar për herë të parë në prill të vitit 2011.

Sezoni i 8 dhe final pritej prej 2 vitesh dhe premiera ka qënë një sukses i vërtetë.

j.l./ dita

April 16, 2019 15:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*