Australia do të financojë 500 milionë dollarë për Barrierën e Madhe Koralore

May 7, 2018 09:57

Australia do të financojë 500 milionë dollarë për Barrierën e Madhe Koralore

 

Australia premtoi gjysmë miliardi dollarë australianë për të restauruar dhe mbrojtur Barrierën e Madhe Koralore, një xhevahir i trashëgimisë së njerëzimit që kërcënohet nga ndryshimet klimatike.

Ky shkëmb që shtrihet për rreth 348 000 kilometra katror përgjatë brigjeve australiane dhe përbën bashkësinë më të madhe të koraleve në botë, ka kaluar episode të rënda zbardhjeje për shkak të rritjes së temperaturave të ujit.

Këta shkëmbinj kërcënohen gjithashtu nga aktiviteti industrial dhe bujqësor, si dhe nga një lloji ylli deti, pushtues, që ushqehet me korale.

Kryeministri Malcolm Turnbull deklaroi se më shumë se 500 milionë dollarë australianë (312 milionë euro) do të zhbllokohen për të përmirësuar cilësinë e ujit, luftuar kundër grabitqarëve dhe përforcuar masat restauruese.

Barriera e Madhe tërheq miliona turistë dhe i sjell ekonomisë australiane rreth 6,4 miliardë dollarë të ardhura në vit.

Për shkak të varësisë së saj ndaj energjisë fosile dhe të popullsisë së ulët, Australia konsiderohet si një prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit me efekt serrë për banor në planet.

Kanberra është angazhuar se do të reduktojë prodhimin e tij të gazit me efekt serë me 26-28% deri në vitin 2030 në raport me nivelin e vitit 2005.

Zbardhja është një fenomen shkatërrues që përkthehet me një heqje të ngjyrave të koraleve.

Nën presionin e faktorëve si ngrohja globale, koralet e stresuar largojnë algat me të cilat kanë një marrëdhënie simbiotike dhe që u japin ngjyra dhe energji.

l.h/ dita

May 7, 2018 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*