Australia e vendosur, bojkot diplomatik Botërorit

June 8, 2018 13:03

Australia e vendosur, bojkot diplomatik Botërorit

 

Australia i bashkohet Anglisë në vendimin e marrë për një bojkot dilomatik të “Rusi 2018”. Deklarata vjen nga Ministri i Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop. Sipas tij, nuk do të ketë një delegacion zyrtar për të prezantuar Australinë gjatë Botërorit në Rusi. E vetmja figurë institucionale australiane në Moskë e pranishme në ndeshjet e “Përfaqësueses së Kangurëve do të jetë ambasadori i Australisë në Rusi.

“Qeveria australiane nuk do të ndërhyjë në vendimet e Federatës Australiane të Futbollit sa i përket Botërorit”, u shpreh Bishop.

Muajin e kaluar Australia akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë si të përfshirë në katastrofën ajrore të Malaysia MH17 në vitin 2014, ku humbën jetën 38 nënshtetas australianë. Australia ka ndjekur shembullin e Anglisë, që nuk do të dërgojë në Rusi përfaqësuesit e saj, për shkak të raporteve të nxehta që lidhen me helmimin e ish-spiunit rus, Skripal.

l.h/ dita

June 8, 2018 13:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*