Australia në play-off, De Biazi mund ta drejtojë në Botërorin 2018!

September 6, 2017 09:45

Australia në play-off, De Biazi mund ta drejtojë në Botërorin 2018!

Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite janë dy skuadrat e radhës që i shtohen ekipeve të kualifikuara në Botërorin 2018 nga zona e Azisë, duke lënë jashtë, në mënyrë të papritur, Australinë. Edhe pse ajo shihej si favorite, do të duhet të kërkojë kualifikimin në play-off ndaj Sirisë.

Australia fitoi sot ndaj Tajlandës 2-1, por fitorja 1-0 e Arabisë Saudite ndaj Japonisë, bëri që “kangurët” të përfundonin në vendin e tretë. Menjëherë pas këtyre rezultateve, në Australi kanë nisur kritikat dhe zërat për shkarkimin e trajnerit Ante Postecoglu, duke kërkuar që ekipin në play-off ta drejtojë dikush tjetër.

Kandidati kryesor është ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i cili ka qenë prej kohësh në kontakte me federatën në këtë vend. Nëse federata do të shkarkojë Postecoglu këto ditë, detyra do t’i besohet De Biazit që të drejtojë ekipin në dy ndeshjet ndaj Sirisë dhe nëse siguron Botërorin, të drejtojë “kangurët” në Rusi 2018.

September 6, 2017 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*