Australianit i ndryshon jeta, fiton dy jackpot-e brenda javës

May 14, 2018 18:10

Australianit i ndryshon jeta, fiton dy jackpot-e brenda javës

 

Një australian ka fituar jackpot dy herë brenda një jave.

Pasi kishte fituar të hënën më 7 maj 1 020 487 dollarë australian (644 000 euro), 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk u zbulua, por që jetonte në Bondi, një zonë turistike në Sidnej, fitoi sërish të shtunën më 13 maj 1 457 834 dollarë australianë.

“I thoja vetes që është shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, theksoi ai për NSW Lotteries, organizmi zyrtar që menaxhon llotaritë në shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

“Mundësia për të fituar dy herë në një kohë kaq të shkurtër është pothuajse e pamundur. Do të doja shumë t’u jepja këshilla të tjerëve për mënyrën si fitohet në llotari, por nuk kam”, shprehet ai.

NSW Lotteries u shpreh se nuk ishte në gjendje të vlerësonte mundësinë për të fituar dy herë në javë duke e ditur se të fitosh një herë është një mundësi në 1,845 milionë.

“Ne nuk njohim ndonjë të ketë fituar dy herë në një javë”, deklaroi zëdhënësi i “NSW Lotteries”, Matt Hart.

“Ka njerëz që fitojnë dy herë në jetën e tyre, por jo dy herë në një javë”.

l.h/ dita

May 14, 2018 18:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*