Austri, qytetarët protestojnë kundër orarit 12 orësh të punës

June 30, 2018 22:27

Austri, qytetarët protestojnë kundër orarit 12 orësh të punës

Viena është përballur me protesta këtë të shtunë, pasi qindra dhe mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë të kundërshtojnë orarin e ri të punës, që qeveria ka parashikuar ta çojë në 12 orë në ditë.

Pavarësisht fillimit të pushimeve verore, Bashkimi i Sindikatave Austriake ka arritur të mobilizojë një numër të madh njerëzish, që mendohet të ketë qenë rreth 100 mijë.

“Ne do të rezistojmë me të gjitha mjetet që janë në dispozicion për ne”, ka thënë presidenti i Sindikatës Wolfgang Katzian në demonstratën që u zhvillua në Vienë.

Ai i bëri thirrje qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz që t’i kërkojë qytetarëve një referendum në lidhje me ditën 12 orëshe të punës.

Sa i takon Parlamentit, ky organ legjislativ dëshiron ta vendosë rregulloren e re të orëve të punës të enjten e ardhshme.

s.a/dita

June 30, 2018 22:27
Komento

2 Komente

  1. Kris 1 July 1, 08:56

    Jane antare te BE qe duam

    Reply to this comment
  2. Arberi July 1, 11:43

    12 ore pune ne dite??

    Pervec te tjerash Austria njihet si vend i muzikes klasike por edhe si vendi qe prodhoi hitlerin !

    E pare ne kete menyre nuk do ishte aspak cudi po ta arrijne edhe me ligj kete gje.

    E pse te mos punojne 12 ore ne dite?? U del koha edhe per te ngrene ushqim ne mbremje (nje here ne 24 ore), edhe per te fjetur. Kaq ! Cfar u duhet me shume?

    Edhe ditet e pushimit javor duhet te futen ne gjerat e harruara, ne fund te fundit puna e beri njeriun njeri

    Jetohet qe te punohet dhe jo punohet qe te jetohet do mahnitej Molieri sot
    Por gradualisht duhet pare edhe ceshtja e gjumit sepse eshte kohe e humbur, vetem nje ore gjume ne dite do ishte mjaft oret e tjera te tjerat duhen vetem pune per pronaret dhe shtetin.

    Po ta bejne me ligj do funksiononte mire, cfare presin më?

    Pse shoqeria sot te mos ktheje syte nga skllavopronaria? Sa bukur do ket qene……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*