Austria kërkon mbylljen e “rrugës përmes Ballkanit”

March 11, 2016 10:23

Austria kërkon mbylljen e “rrugës përmes Ballkanit”

Austria mbështeti vendimin e katër vendeve ballkanike për të penguar kalimin për thuajse të gjithë refugjatët, duke kërkuar mbylljen e kufijve për një kohë të pacaktuar.

Ministrja e Brendshme e Austrisë Johanna Mikel-Leitner tha se qeveria e saj mbështet masa për të kufizuar lëvizjen e refugjatëve që përpiqen të përshkojnë Ballkanin në drejtim të Evropës së veriut.

Mikel-Leitner tha për të përditshmen gjermane “Die Velt” se e ashtuquajtura “rruga përmes Ballkanit” duhet të mbyllet një herë e mirë sepse “ora nuk mund të kthehet pas” -siç u shreh ajo.

March 11, 2016 10:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*