Autobusët elektrikë, Ahmetaj: Kursejmë 195 mijë euro, pak nga pak do kthehet në kusht ligjor

November 8, 2018 12:18

Autobusët elektrikë, Ahmetaj: Kursejmë 195 mijë euro, pak nga pak do kthehet në kusht ligjor

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i pranishëm sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë deklaroi se nga autobusët elektrikë do të kursehen 195 mijë euro.

Ai theksoi se ka bërë një studim lidhur me këtë projekt që minimizon ndotjen e ambientit.

Ne kemi bërë edhe një analizë. Kemi bërë edhe përllogaritjen e kursimit, mbi atë që kursehet nga 10 përqindëshi i TVSH dhe nga mospërdorimi petrolit. Në moment kur autobusët elektrikë kanë çmime të larta, në krahasim me të tjerët. Por kursehen rreth 195 mijë euro në përllogaritjen që kemi bërë ne, që barazon sot çmimin e autobusëve. Kjo është analiza e parë. Bashkitë do të vendosin bonuse licencimi për autobuzët elektrikë dhe pak nga pak do të kthehet në kusht ligjor. Ne po shohim si do të na funksionojë politika e miksuar fiskale me atë ambientale.

Kjo do gradualitet. Ne Europë kryesisht që është e avancuar, në përgjithësi punohet me bonuse dhe nuk e presin nivelin e taksës së TVSH. Ecin me një taksë direktive që është 14 %. Kush importon, blen një makinë elektrike merr mbrapsht dhe një bonus 3-4-6 mijë euro. Kjo ndodh për të mos e prishur strukturën e taksës së TVSH. Ka pasur dikur subvencione të drejtpërdrejta për solaret. Europa e bashkuar ka ikur nga subvencionet. Teknologjia është bërë më racionale. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me makinat elektrike. Tani tentojmë që të bëjmë të gjithë sikur po shtyjmë një politikë shumë trendy. Kjo që po bëjmë është normale. Pas disa vitesh s’do ketë as bonuse pasi do jetë e përditshme. Ne po tentojmë të influencojmë kërkesën përmes kësaj politike ambientale”, tha Ahmetaj.

o.j/dita

November 8, 2018 12:18
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 November 8, 12:26

    autobuzët elektrik!?
    -çmimi fillestar
    -distanca që përshkon me një mbushje
    -harxhimi i baterive për ngrohje ose ftohje të autobuzëve
    -koha që duhet për mbushjen e baterive
    -jetëgjatësia e baterive
    -kostoja e zëvëndësimit të baterive
    pasi të jenë bërë të gjitha këto!?
    mund të flasim për leverdi apo jo!!
    sepse si në të gjitha propozimet,gjithnjë jepet gjysma ose çereku i të dhënave!!normalisht jepen “fitimet”,dhe asnjëherë humbjet!!kur hyhet në “lojë” shohim se humbjet janë shumë shumë më të mëdha se fitimet!
    prandaj dalim gjithnjë me këpucë të kuqe!
    ndërtojmë autostarda në kohë rekord,bëjmë inaugurime me vlera rekord,rreklamë sikur kemi zbritur djellin në tokë,dhe nja dy vet më pas themi skemi lek për ti mirëmbajtur dhe ja japim firmave private!!populli indërton,politikanët vjedhin privatët i privatizojnë,dhe në fund populli paguan!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*