Autobusi i djegur/ Rrëfimi i priftit: Thyem xhamat të tmerruar. Pasagjerja: Na mori në qafë shoferi

May 27, 2016 12:52

Autobusi i djegur/ Rrëfimi i priftit: Thyem xhamat të tmerruar. Pasagjerja: Na mori në qafë shoferi

Një nga dëshmitë më konkrete të asaj që ka ndodhur sot në Krujë, ku një autobus mori flakë duke shkaktuar 12 të plagosur dhe një të vdekur, është ajo e priftit Konstandin nga Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë.

Ai ka treguar se në autobus kishte 31 pasagjerë dhe ishin nisur nga Vlora. “Ishim nisur nga Vlora dhe do të shkonim në Shkodër. Do të bënin një ndalesë në Krujë. Kishin kontraktuar një agjensi ku morëm autobusin. Kur nisi të futej tym, shoferi ndaloi autobusin dhe hapi kroskotin, pastaj pamë flakët. Nisëm të dilnim me shpejtësi, na ndihmuan njerëz që thyen xhamat, disa dolën nga dritarja, disa nga dera dhe të tjerë mbetën brenda”, tha ai.

“Autobusi filloi të fuste tym brenda dhe në atë moment janë evakuuar të gjithë pasagjerët përveç gruas që mbeti e shkrumbuar brenda” vijoi me tej prifti.

Ndërsa një nga gratë e plagosura nga ka folur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku është shtruar për të marrë mjekimin pas djegieve të shumta.

Sipas saj, flaka ka nisur nga motori.

“Na mori në qafë shoferi, flaka nisi tek motori para” është shprehur e lënduara Luçiana Mita e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve në QSUT.

 

May 27, 2016 12:52
Komento

6 Komente

  1. Monika Kryezeza May 27, 13:04

    PO PRIFTI ÇDESH NE KRRUJE APO NE EMER TE ‘HARMONISE FETARE’ KERKOI TE SHKOI PER ‘LESHIN’ E TE ‘KRISHTERES’ TOPALLI!?

    Reply to this comment
  2. dhespoti May 27, 14:54

    Po ti mor prift nga dole,nga dera apo nga dritarja?

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati May 27, 15:00

    E njof jet prift Kostandinin
    Mire qe ka shpetuar , po ky esht nga Lushnja , jo nga Vlora

    Reply to this comment
  4. Korabi May 27, 18:46

    AUTOPUZI NUK MUND TA MBANTE ATE DREQ

    ZJARR FIKESE QE ESHTE E DETYRUAR.

    Reply to this comment
  5. as May 27, 19:21

    Te gjithe autobuzet me mbi 10 pasagjere duhet te jene detyrimisht me dy dyer dhe me dritare 50 % te hapshme

    Reply to this comment
  6. SHPRESEHUMBURI May 27, 20:55

    Ju mori me qafe mendja juaj prej idjoti , qe vetem per te udhetuar qyl si “turiste” , i futeni nje feje tjeter , si besimtare te devoteshme !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*