Autobusi me nxënës rrëzohet në një lumë, 14 fëmijë humbën jetën

June 6, 2016 09:25

Autobusi me nxënës rrëzohet në një lumë, 14 fëmijë humbën jetën

Të paktën 14 fëmijë  kanë humbur jetën në Turqinë jugore kur autobusi me të cilin udhëtonin ata gjatë një ekskursioni, ra prej një ure në një lumë

Autobusi kthehej nga një udhëtim më 5 qershor nga zona e famshme arkeologjike, Karatepe, në afërsi të qytetit, Osmanije, kur ra në kanal, njoftoi agjencia e lajmeve Dogan.

Gjashtë nga 14 viktimat raportohet të kenë qenë nxënës të shkollave të mesme, ndërsa 24 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky aksident.

Agjencia e lajmeve, Dogan, ka thënë se shoferi e kishte humbur kontrollin mbi autobus, ndërkaq hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur.

67711_93229_05062016215234_167711_93229_05062016215234_267711_93229_05062016215234_3

June 6, 2016 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*