Autobusi përplaset me dy makina, tri gra të plagosura

December 16, 2017 14:04

Autobusi përplaset me dy makina, tri gra të plagosura

 

Tre mjete janë përplasur rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në afërsi të Xibrakës.

Mjeti tip “Honda” me targa AA 186 LL drejtuar nga shtetasi P.K., 44 vjeç nga Durrësi, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 503 EC, drejtuar nga shtetasi Sh.K., 24 vjeç nga Labinot Mal Elbasan dhe me një mjet autobuz me targa AA 301 I K drejtuar nga shtetasi A.H., 51 vjeç nga Tirana.

Si pasojë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan shtetaset H.K., 18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të tria banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të tria shtetaset ishin pasagjere në mjetin me targa AA 503 EC. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

December 16, 2017 14:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim