“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy makina, një veturë dhe një autobus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Gashi.
Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas janë dërguar në shtëpi, ndërsa njëri prej nxënësve vazhdon të marrë trajtim mjekësor.
p.c. / dita