Autobusi teknologjik që kalon mbi makinat në Kinë

August 4, 2016 18:12

Autobusi teknologjik që kalon mbi makinat në Kinë

Përpara gjashtë vitesh kjo ishte një ide mjaft e guximshme e një inxhinieri kinez, Song Youzhou. Gjashtë javë më parë flitej për një projekt interesant të prezantuar në panairin e risive më të fundit teknologjike të “China Beijing International High-Tech Expo”. Kurse më 2 gusht kjo ide u prezantua në madhështinë natyrale, plotësisht funksionale, në një rrugë apostafat të ndërmarrjes së transporteve të “Qinhuangdao”.

Ky është modeli i quajtur “Transit Explore Bus” (shkurt TEB), një autobus elektrik gjigand, i lartësuar mbi mjetet e tjera, i gjerë sa dy korsi të një rruge normale qyteti. Poshtë tij kalojnë makina dhe furgona të lartë deri në dy metra, motorë, biçikleta, sikur mos të ishte fare aty, ndërkohë që autobusi kryen shërbimin e tij normal.

Metro 2Këmbëngulja

Ideja origjinale ishte me të vërtetë e çuditshme. Prototipi është menduar për qytete moderne, me rrugë të gjera, pa kabllo të mbingritura, e makina në radhë dyshe. Autobusi me tunel ndjek rrugë relativisht të drejta, ose me kthesa shumë të gjera. Në idenë e tij origjinale mund të transportonte deri në 1400 persona. Kjo është diçka mjaft e vështirë për t’u imagjinuar, sepse i tillë kapacitet transportues njerëzor është diçka e zakonshme për trenin apo metronë.

Mjeti lëviz me 60 km/o, zëvendëson 40 autobusë dhe në një vit bën që të kursehen 800 tonelata karburant dhe 2500 tonelata shkarkime të dëmshme gazesh.

Metro 1Prototipi – Transit Explore Bus i sapovendosur në përdorim merr një numër më të kufizuar pasagjerësh, të përshtatur maksimumi në 300 persona. Sipas kompanisë që e ka ndërtuar, ka vetëm pak ndryshime, pasi prototipi i përmbahet idesë fillestare dhe deri tani ka funksionuar mirë. Gjatë rrugëtimit të tij, i pashqetësuar nga trafiku ka marrë dhe çuar në destinacion me dhjetëra pasagjerë entuziastë. Testi ka rezultuar i suksesshëm dhe nisur nga mënyra se si kanë shkuar gjërat, ka shumë të ngjarë që nuk ka për të kaluar shumë kohë dhe në rrugë të lëvizë prototipin TEB-2. Krijuesit po punojnë që të koordinohen për të menaxhuar saktë një numër të madh pasagjerësh, duke i dhënë kështu zgjidhje kaosit dhe transportit brenda qytetit.

August 4, 2016 18:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*