Autochthonous në murin e Kryeministrisë, edhe Mali i Zi kërkon shpjegime

January 13, 2015 16:21

Autochthonous në murin e Kryeministrisë, edhe Mali i Zi kërkon shpjegime

Pas reagimit të diplomasisë serbe për fotografinë e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” të shfaqur në murin e godinës së Këshillit të Ministrave, ka reaguar edhe diplomacia e Malit të Zi.

Sipas Radios Europa e Lirë, Ministra e Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar një udhëzim ambasadës në Tiranë për të kërkuar nga autoritetet shqiptare informacione përse flamuri i “Shqipërisë së Madhe” është shfaqur në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë.

Fotografia e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” është postuar në murin e kryeministrisë në kuadër të një fushate urimesh nga qytetarët gjatë festave të fundvitit.

Bëhet fjalë për flamurin me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, i njëjti që u shfaq në stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Edhe pse qeveria serbe bëri të ditur se i ka dërguar notë proteste Tiranës zyrtare për këtë veprim, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

January 13, 2015 16:21
Komento

9 Komente

  1. beni January 13, 16:43

    Sikur ne mes te sfondit e kuq te paraqitej shqiponja dy krenare me kryqin ne mes te saj,ashtu sic e kan mbajtur gjalle edhe arbereshet e italise simbolin e tyre nacional me kuroren mbreterore mbi kokat e shqiponjave as serbet e as malazezet nuk do te hezitonin nota proteste,sepse prej tyre dihet qe ne gjith keto territore qe perman sfondi i ketij flamuri flitet gjuha shqipe por izitojn te thon troc,qe ne nuk na pelqen manipulimi i realitetit arberesh e kultura qe na sollen ne ballkan pushtusit turq qe shqiponjen e arte te arbereshve te ikur prej dhunes,ta bejne tashme era heres si koka lejlekesh apo si koka rosash qofte nga kosova e nga maqedonia!

    Reply to this comment
  2. Hm... January 13, 18:31

    asnje xhevap te mos u japin, bile me kete rast te hapin ca qitape te vjetra dhe te tregojne ca harta te vjetra qe ta dine se jane ne toke te tjetrit prandaj te rrine urte dhe te mos bezajne se ndryshe fillon avash avash dhe rizgjimi si duhet i ndjenjes kombetare shqiptare

    Reply to this comment
  3. [email protected] January 13, 18:53

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Dardanis%C3%AB#Ilir.C3.ABt_dhe_fisi_dardan
    le ti hedhin nji sy historise se Dardanise ,dhe pastaj te presin pergjigje nga ne …..

    Reply to this comment
  4. shqiptar sharri. January 13, 19:20

    Drona,dhe ata dy figurat e madha,te hustoris dhe harta teritoriale,e trejeve etnike,nuk eshte flamur.
    Por,ai trimi i mencuri gjal,i nenes shqiptare hallall i kovte,me kete veper te madhe qe beri,dhe ndoshta i zgjoi nga gjumi i dimrit sadopak shqiptaret dhe pseudopolitikane tan.Po,ama zgjoi edhe zaptusin e ktyre trojeve.Pra,cfar duhet te bejn shqiptaret?Ne,vend qe shqiptaret apo politika shqiptare te beje,nota proteste dhe te thirre kshillin e sigurimit ne lidhje me trojet qe nej kan marr e zaptue,kta pseudopolitikan,dhe pseudointelektual e historian,kta rrin si pi…a,nene kmishe te mshefet!
    Ka,ardhe koha qe te zgjohemi te gjith si komb,ne kemb qe nga camria e deri ne ullqin,nga presheva e deri ne manastir,pra tju themi politikanve evropjan,se baballaret tuaj nai moren trojet dhe jua dhan,malazezve,serbve dhe grekut,tani ju duhet ti lani gjynahet e te parve tuajnese doni nji evrop te lir,te drejt dhe te bashkuar,jemi komshi te bashkuar por sejcili ne vendin dhe shpin e vete,kjo duhet te beehet sa ma shpejte.

    Reply to this comment
  5. i ri January 13, 19:21

    Natyrisht Serbet dhe Malazeste e kan e mizen ne kesule ,kjo nuk do qe te hapen qitape te vjeter ,ka akoma deshmitare okulare pale edhe dekumenta pa fund qe vertetojne grabitjen e trojeve me ndihmen e fuqive te medha kurva te Europes qe sot nuk u vjen zeri,.Ndergjegja e vrare e krimit do ti vrase perjetesisht,deri sa te behet drejtesi,

    Reply to this comment
  6. Lek Dukagjini. January 13, 19:53

    Patriote jemi atehere kur te jemi ne rregull me ZOTIN kur te perqafojme vlerat e verteta europiane kur te denojme genocidin zhdukes te treshes historike anti shqiptare Porta e larte – Patrikana e Stambollit-Serbia Kur te mos vrasim ne emer te Zotit kur te mos perhapim urrejtje ne emer te Zotit te perulim figurat kombetare kur te mos erresojme historine tone. Atehere te gjithe kemi te drejte ta kerkojme ate harte.

    Reply to this comment
  7. Goni January 13, 22:18

    More Germenji,po si kujton ti mor zotni,se Janullatosi eshte shprehes i interesave tona,apo shkaterrues i tyre.Ortodoksia ka ardhur pas katolicizmit dhe per fat te keq jane me origjine shqiptare themeluesit e tij.Lexoni historine e vertete te kombit shqiptar dhe jo perrallat e armiqve te ketij kombi ne shekuj.Themistokliu nuk luftoi per ortodoksine por per Shqiperine.TURP!

    Reply to this comment
    • beni January 14, 09:25

      Ai qe nuk perfaqson interesat tona,nuk sjell nje pasqyre te re ne institucione te renuara teresisht gjat perjudhes komuniste e ateiste te diktatures!
      Kur nje patriark esht ne krye te ketij institucioni fetar ne shqipri,ai perfaqson interesat tona pavarsisht nga ai vjen,te jet plotesisht shqiptar nuk do te thot qe cdo gje funksionon ne regull!,!!!!patriarkan e kostandinopojes esht komanda ku ne perfaqsohemi ne krishterimin e kishes lindore bizantine!
      sa per katolicizmin,ne vitin 1040 nuk ka ekzistuar ky lloj dallimi por vecse krishterim e jo katolicizem e ortodoksizem!
      Sa per themistokli germenjin ka shum thenje e parathenje te menyres se mendimit te lire per sa i perket nacionalizmit e patriotizmit ne kohet e shkuara e ne kohet e sotme!
      Sikur sot te dale nje e te shpreh mendimin se ne mes te shtetit te shpallesh nje shtet te ri ne mes te tij,duke e shpallur krahinen e korces republike,cfar reagimi do te kishte?sot ne kerkojm ti bashkengjitemi europes e jo ndarjes keshtu qe gjithmon duhet perkrahur edhe patriarku jon qe kerkon ta bashkoj shqiperin ne vlerat e verteta te krishterimit europian dhe ta bej shqiperin te integruar teresisht ne vlerat e arbereshve te dikurshem,qe qane kur ismail qemali vizitoj arbereshet ne itali pasi shpalli shtetin e tyre te pa varur!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*