Automatizimi i prokurimeve, Shqipëria kurseu 70 milionë USD në 2017-n

April 16, 2018 18:34

Automatizimi i prokurimeve, Shqipëria kurseu 70 milionë USD në 2017-n

Shqipëria është vendi më i suksesshëm në rajon për efektshmërinë dhe konkurrencën për fitimin e kontratave publike. Këtë e provon raporti vjetor për të dhënat e sistemit të prokurimit publik për vitin 2017.

Të dhënat e këtij raporti tregojnë se numri total i ofertave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë në Sistemin e Prokurimit Elektronik ishte rreth 170 mijë, ndërsa pothuajse 20 mijë biznese të reja, vendase dhe të huaja, konkuruan për herë të parë për përfitimin e kontratave publike.

Kjo ndodhi pasi gjatë vitit 2017 u lançua për herë të parë aplikacioni “E-Procurement Albania” për ofertimin në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël nëpërmjet smartphone, duke rritur ndjeshëm konkurrencën pasi operatorët ekonomikë e kanë më të thjeshtë pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria është vendi me raportin më të ulët të prokurimeve publike në përqindje të PBB në rajon. Niveli prej 7% është i barabartë me shpenzimin për prokurime në Bosnje dhe në Malin e Zi, por ndjeshëm më i ulët se vendet e tjera, ku në Kroaci ky raport arrin deri në 13% të PBB-së.

Për shkak të automatizimit, fondi i kursyer në prokurimet elektronike me vlerë të vogël, gjatë 2017-s, rezulton në vlerën 18% të të gjithë fondit limit të prokuruar. Kursimi për taksapaguesit, vetëm në këtë zë të shpenzimeve, arrin në disa milionë dollarë.

o.j/dita

April 16, 2018 18:34
Komento

2 Komente

  1. kujtesa April 17, 07:56

    Shume mire qe u kursyen keto para por qe te behet me e kuptueshme per popullin,mire do te ishte qe te thuhej se ne 2017 u prokuruan kaq milion € dhe u kursyen kaq milion te tjera.
    Nese jane prokuruar 3 miliard € dhe u kursyen 70 milion €,atehere mund te themi me plot gojen qe jane vjedhur mbi 250 milion € te tjera!!!!

    Reply to this comment
  2. Arben April 17, 19:57

    Thua, ta kene lene ate te njomin qeverritaret tane???

    vetem me te thate e kane mbajtur veten????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim