Automjeti del nga rruga në Tiranë dhe përfundon në lumin e Lanës, shoferi 20-vjeçar dërgohet në spital

December 8, 2020 23:23

Automjeti del nga rruga në Tiranë dhe përfundon në lumin e Lanës, shoferi 20-vjeçar dërgohet në spital

Një automjet me një shofer 20-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë.

A.P, humbi kontrollin e automjetit dhe pas rrëzimit në Lanë u dërgua në spital me dëme të lehta. Policia informon se ai ka marrë ndihmën mjekësore dhë është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.12.2020, rreth orës 22:15, mjeti me drejtues shtetasin A.P, 20 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge, ku ka përfunduar në lumin e Lanës. Drejtuesi i mjetit ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

h.b/dita

December 8, 2020 23:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim