Automjeti i drejtuar nga polaku kthehet përmbys në Elbasan, plagoset australiania

September 9, 2018 09:32

Automjeti i drejtuar nga polaku kthehet përmbys në Elbasan, plagoset australiania

 

Një automjet tip “Dacia” drejtuar nga një shtetas banues në Poloni, ka dalë nga rrugë në aksin rrugor Elbasan-Tiranë duke u kthyer përmbys dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja.

Policia lokale bën me dije se 29-vjeçari me iniciale M.G, ka humbur kontrollin e mjetit në fshatin Mamël dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja me iniciale J.C., 45 vjeçe, banuese në Australi.

Policia sqaron se ajo është larguar për në banesë, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Elbasanit.

a.s/dita

September 9, 2018 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*